Dicka per Blogun


Ketu e 13 vjete me pare, u hapen blogjet e para te lira per te gjithe ata qe deshironin te kishin nje faqe personale, ne te cilen te shprehnin mendimin personal per ceshtje te ndryshme. Blogu ishte nje risi jo vetem per kohen por edhe per kedo qe mendonte se hapesira publike, mund te mos ishte e tille. Pra blogistet e pare kuptuan se kjo risi informatike, transformonte hapesiren reale ne nje kuti katrore qe quhej PC (personal computer).

Kalimi nga hapesira publike reale, ne ate informatike blogjistike, ndihmoi ne shperndarjen e informacionit dhe ne rritjen e ndikimit te “mendimit ndryshe”. Sot te gjithe kemi mundesi te shprehim mendimin, ta publikojme dhe t’i krijojme mundesine te tjereve per te na gjykuar drejt ose jo ne ato cfare themi.

Pra Blogu, na ndryshoi konceptin per sferen publike dhe ate private. Edhe pse me kohe keto sfera ishin bere te ndjeshme ndaj njera-tjetres, dhe kufizimet ne nderthurje kishin qene te brishta, mund te them se Blogu, keto kufizime i ktheu ne nje “nul”.

Tashme ligjerisht keto hapesira, te vendosura me shume mund e luftera te njepasnjeshme, per te drejten e privacise apo asaj publike, pothuajse humbasin ne revolucionin informatik. Askush nuk mund te thote se pikerisht ne nje hapesire private sic eshte shtepia, nuk mund te ndikoje ne publik. Kjo pasi pikerisht kushdo nepermjet blogut personal mund te shfrytezoje hapesiren private per te ndikuar menjehere ne sferen publike.

A duhen ripare konceptet ligjore mbi keto hapesira?! Kjo i perket jursteve ne te ardhmen!

About njihvetveten

Simple me!

2 responses to “Dicka per Blogun”

  1. DIDI says :

    Eshte e drejte ajo qe shkruhet. Pikerisht pse hapesirat virtuale “Bloget” kane nje rendesi te konsiderueshme ne impaktin tek publiku, dhe juristet perpiqen ti krijojne rregullimet e nevojshme ligjore per tu zhvilluar edhe me tej por pa u bere abuziv dhe pa shkelur te drejten per privatesi. Ne fakt, shqetesimi i vetem per juristet eshte dhe mbetet ne nivel teknik pasi ne thelb, hapesirat virtuale kane dhene provat e veta se jane ne gjendje te trondisin boten, dhe kjo eshte nje fuqi relativisht e madhe per te buruar nga nje PC. Mendoj se duhet te jemi shume te ndjeshem ndaj ketij fenomeni, duke mos lejuar abuzimin me te!

  2. njihvetveten says :

    Pikerisht ky eshte edhe vet problemi…shkrirja e hapesirave eshte bere shume e madhe, ndrshe nga shume vite me pare kur hapesirat kishin krijuar kufij te ngurte mes tyre ne nje fare menyre. Tashme kufijte prej nje dekade jane shkrire, sfide mbetet rishikimi i koncepteve ligjore.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: