Irani me bombe berthamore brenda disa muajsh?


B. Komini

Tendencat pro-berthamore te Iranit kane kohe qe diskutohen ne diplomacine boterore, sanksionet kane qene te shumta dhe te herepashershme. Por, kjo gje, nuk e ka penguar Iranin qe te ndal programin e tij te pasurimit te uraniumit.

Lajmi se Irani mund te kete bombe berthamore, keto dite, vjen nga gazeta hebraike “Haaretz”, gje e cila ne fakt e kompromenton disi informacionin dhe na jep nje panorame jo normale te situates ne Lindjen e Mesme. Prej shume vitesh mediat hebraike kane denoncuar fuqishem ndihmen qe i jep Irani shiiteve te Libani dhe Hesbollahut ne te njejten kohe. Financimet e ketij te fundit gjithnje kane qene ne interes te mbeshtetjes se politikes proiraniane te ketyre fraksioneve qe pretendojne se luftojne per nje kauz te drejte.

Qe Irani eshte nje shtet me potencial te madh rreziku ne rajon per Izraelin, kjo eshte e ditur, pasi pas Irakut, i vetmi shtet qe shfaq nje tendence te theksuar ani-izraelite eshte pikerisht Irani. Kjo tendence eshte shfaqur hapur prej vitesh prej udheheqesve politike dhe shpirterore ne Teheran. Ne te gjitha fjalimet e tij Ahmadinexhat e cileson Izraelin si armikun kryesor te Iranit dhe jo vetem. Ne diskutimet e tij, ai ka arritur gjithashtu te pretendoje dhe te hedh poshte ekzistencen e gjenocidit qe ju be hebrenjve prej Gjermanise naziste gjate Luftes se Dyte Boterore.

Fakti qe Irani do te kete nje bombe berthamore, nderkohe qe Izraeli e ka, eshte nje fakt desheprues, pasi te dy vendet mund te kthehen ne nje rrezik potencial per nje lufte boterore. Tendecat ekstremiste politike te te dy vendeve jane nje antipod i politikes se paqes qe po perpiqet se fundi te ndjek Shtepia e Bardhe. Edhe pse nuk ka nje “Plan Obama” per Lindjen e Mesme, serisht, nje lufte ne rajon me permasa te pakontrollueshme do ta conte boten ne nje situate ku lufta e qytyeterimeve do te ishte shume e prekshme.

Advertisements