Cmendet Bursa nga Berluskoni


B.Komini

As me pak e as me shume, vetem nje informacion i rreme nga nje adrese e rreme ne Twiter, beri qe per 3 dite Bursa (spread – ajo mes bonove te thesarit italiane dhe atyre gjermane) te kaloje nga luhatjet negative ne ato pozitive dhe anasjelltas.

Lajmi i doreheqjes se Berluskonit, nxjerre ne tweeter prej zvendesdrejtorit te gazetes filo-berlusconiane Libero, (@FrancoBechis), i cili shkruan ne Twiter se sipas burimeve te tij “Berlusconi shume shpejt, çeshtje oresh, do te jape doreheqjen”, beri qe ndikimi ne burse te ishte i menjehershem.

Lajmi ben menjehere xhiron e Botes, ndersa personazhi kryesor i gjithe historise pergenjeshtron ne Facebook: “Zerat mbi nje doreheqjen nga ana ime jane te pabaza”. Jashte Italise kjo perralla ne social media e doreheqjes se Berlusconi-t duket “amazing”. Por nderkohe pergenjeshtrimi i Berlusconi-t eleminon entuziazmin ne Burse qe fillon te humbe pike.

Stefano Menichini, drejtor i Europa, organ i Partinse Demokratike (e majte), permbledh gjithçka duke nenvizuar se nga kjo histori u be e qarte edhe per ata qe ende nuk e kishin kuptuar se informacioni politik zhvillohet keshtu çdo dite ne Itali, pra nuk eshte nje rast i veçante.

Per here te pare nje adrese e rreme ne Twiter tregon se sa e ndjeshme eshte Bursa ndaj ketyre lojrave te vogla fjalesh. Thashethemet jane te keqija, por paskan edhe te mira ekonomike pas…keshtu do ishte me mire te thoshim nga sot e tutje.

Ne fakt eshte teresisht e kunderta, per Bursen nuk ka rendesi Berluskoni, nese ai jep ose jo doreheqjen, per Bursen rendesi ka shitja dhe blerja, dhe sigurisht per te shitur dhe rritur cmimet duhet nje qellim nje arsyetim, qe sigurisht ne rastin konkret eshte Berluskoni.

Aq e vaket ka qene politika italiane gjate ketyre viteve, sa Berluskonit me shume i eshte dashur te merret me gjyqet e tij personale, qe per hire te vertetes kane qene te shumta, se te merret me ceshtjet ekonomike ne vend. Por tashme i duhet te merret edhe me rrjetet sociale te informacionit, te cilat e kane thubuar gjate diteve te fundit.

Te gjithe kane filluar te ngrene dolli ne internet per largimin e tij, por a do ta ngrene ne te vertete?

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

6 responses to “Cmendet Bursa nga Berluskoni”

  1. DIDI says :

    Spekullimi është mëma e gjithë ligësive!

  2. njihvetveten says :

    Normale qe eshte, po ky baca ketu, mendjen nuk e ka tek spekulimi…

  3. DIDI says :

    Berluskoni e ka mendjen tek “Bunga-Bunga” ama tregjet financiare eshte ne gjendje ti trondise!!!

  4. njihvetveten says :

    Po bunga-buga trondit cdo gje, eshte e vetmja gje qe ka tronditur shtetet e personalitetet me te medha e jo me ekonomine

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: