Sarkozy: Papandreu eshte “i cmendur” dhe “depresiv”


B. Komini

Keshtu e pershkroi presidenti francez Sarkozi, homologun grek, gjate takimit me liderin amerikan Barck Obama, shkruan Le Parisien.

Sarkozy nuk ishte aspak i kenaqur nga vendimi i Papandreut per te organizuar nje referendum per miratimin e planit te shpetimit, te nenshkruar ne Bruksel. Kjo gje e terboi edhe me shume presidentin frances i cili bashke me kancelaren gjermane, ishin munduar qe t’i huazonin Greqise nje shume te madhe per ta ndihmuar ne daljen e saj nga kriza.

Dalja e Greqise nga kriza, apo dalja e saj nga euro?! Eshte nje diskutim i cili tashme ka marre trajta serioze ne Bruksel dhe kryeqytetet evropiane keto dite. Dalja e Greqise nga kriza do te ishte dicka pozitive, pasi do te jepte nje shembull pozitiv per Bashkimin Evropian dhe vendeve qe synojne akoma te aderojne ne te. Nderkohe qe dalja e Greqise nga euro, do te ishte nje shembull qe jo vetem do e conte BE drejt nje krize ekonomiko-politike, por do ndikonte edhe ne vendet qe po kalojne te njejtat probleme si Greqia (Italia, Spanja e Portugalia).

Papandreu eshte i “cmendur” dhe “depresiv”, te gjitha keto zbulime do duhet te ishin pjese e nje bisede konfidenciale ndermjet Sarkozy dhe Obama-s, por mikrofonat e te dy lidereve ishin harruar hapur aksidentalisht. Kjo beri qe biseda per disa minuta te degjohej nga afro 5 gazetare te cilet kishin ende te vendosuar kufjet e perkthimit simultan.

Tashme edhe nje semundje e re ne forme gripi u shfaq ne Evrope, “Viroza Papandreu i Cmendur”, e cila ne fakt nuk eshte grip (flu), sic mund ta mendoje ndokush, por eshte nje viroze ekonomike prej te ciles Evropa do vuaj gjate.

Advertisements