NËNTORI TURK


B.K.

Turqia është një vend shumë i rëndësishëm, jo vetëm në rajonin e Ballkanit dhe Kaukazit, apo Lindjes së Mesme, por edhe në Evropë dhe më gjerë. Ndikimi i saj mbetet i rëndësishëm për faktin se ajo përfaqëson një model zhvillimi të vendeve që pas Luftës së Parë Botërore përqafuan modernizmin dhe westernizmin. Nëpërmjet kësaj përshtatjeje dhe përafrimi të kulturës dhe traditës turke me zhvillimin industrial të vendeve më të përparuara si dhe më botkuptimin e tyre mbi jetën sociale e kulturore, Turqia tregoi se modeli i përshtatjes ndërmjet dy botëve mund të ishte një mundësi dhe alternativë konkrete emancipimi.

Nëntori është një ndër muajt që në vendin tim, Shqipëri, mbahet si një muaj i lidhur me shumë ngjarje politike dhe nacionale. Kështu në nëntor kemi së pari Clirimin e Tiranës, dhe po ashtu në nëtor kemi edhe dy festa të mëdha, atë të Pavarësisë së vendit tonë nga Perandoria Osmane dhe clirimi i Shqipërisë nga Gjermania naziste. Përgjithësisht vjeshta në të gjitha vendet, lidhet me shumë aktivitete politike apo kombëtare. Vjeshta, për të gjithë ata që kanë vizituar Turqinë dhe që janë ndalur sadopak në këtë vend fqinj, është një muaj i mbushur me shumë aktivitete. Kështu del në pah data historike 9 shtator 1922 , kur përfundoi lufta çlirimtare, 11 tetor 1922 me marrëveshjen e armëpushimit të Mudanjës, 29 tetor 1923 me shpalljen e Republikës së Turqisë dhe 10 nëntor 1938 me ndarjen nga jeta të Ataturkut.

Ato më të rëndësishmet dhe më parësoret janë përfundimi i Luftës Çlirimtare dhe largimi i trupave greke nga Izmiri, krijimi i Republikës dhe ndarja nga jeta e Mustafa Qemal Ataturkut. Të gjitha këto festa i japin një ngjyrim tjetër jetës në Turqi. Më parë këto festa merrnin një rëndësi mbikombëtare, për arsye se ato lartësonin shpirtin e madh e luftarak të popullit turk, mirëpo, prej disa vitesh e më saktë, dekakdat e fundit, këto festa kanë filluar të marrin trajtat e një argëtimi të madh popullor, duke humbur mbikuptimet e shumta të cila merrnin ngjyrime edhe të tepruara nacionale për kohën në të cilën jetojmë.

Përkujtimi, respektimi i vendeve të betejave dhe vendosja e kurorave me lule nëpër përmendoret e Izmirit (Konakut) dhe shesheve të tjera në qytete të ndryshme si dhe mbajtja e fjalimeve përkujtimore për ato ditë, plotësojnë deri në fund ceremonitë e zhvilluara. Ceremonitë e ditëve të sotme janë më të thjesha dhe më sociale. Një ndryshim më të dukshëm e shohim nëpër festimet e Republikës, të zhvilluara në datën 29 tetor. Nëpër festat e shkuara të Republikës nga njëra anë ndodhte një pjesëmarrje shumë e dendur ushtarake dhe ekspozim fuqie, kurse nga ana tjetër nëpër ceremoni merrnin pjesë më shumë paria e institucioneve zyrtare, shkollave dhe shtetit, kurse pjesëmarrja e popullit ishte në nivel të ulët. Po ashtu në vitet e kaluara dita e 29 tetorit shpallej pushim jo vetëm nëpër institucionet shtetërore, por edhe nëpër vendet e punës civile dhe private. Në vitet e fundit nëse u hedhim në sy festimeve të 29 tetorit shohim se në këto tre pika përjetohen ndryshime shumë të rëndësishme.

Nëpër festimet e sotme të republikës, më shumë marrin pjesë nxënësit e shkollës dhe rrethet e shoqërisë civile, vendet e punës publike/private e vazhdojnë punën, si dhe më e rëndësishmja, nëpër ceremoni shihet një pjesëmarrje e gjerë popullore. Populli nga çdo rreth, filozofi dhe standard jetese merr pjesë nëpër ceremonitë e zhvilluara nëpër stadiume apo sheshe të gjera. Po ashtu si nëpër vendet perëndimore, më shumë bëhet skenë atmosfera e emocionit, argëtimit dhe festës.

Ky shembull, i ndryshimit të koncepteve mbi mënyrën e të parit të disa elementeve sociale, që shfaqen hapur në publik dhe që ndikojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për vlerat që mbart euforia kolektive, ardhur nga një vend si Turqia, është i vlefshëm edhe për vendin tonë apo disa nga vendet ballkanike. Për këtë arsye e shikoj “Nëntorin Turk” si një ndryshim pozitiv në përcjelljen e mesazheve rajonale, mbi zhvillimin e kulturës së paqes, mbi atë të mos nxtjes së urrejtjes kolektive nëpërmjet simbolikave sociale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin e brezave më të rinj.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: