Kur kafshet jetonin mes nesh…


Organizata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri “Animal Rights in Albania” ka denoncuar aksionin e ndërmarrë në fshehtësi nga Bashkia e Tiranës për të zhdukur qentë e rrugëve. Ky aksion që shkon kundër të gjitha rregullave të një shoqëria europiane ka ditë që po bëhet në rrugët e kryeqytetit, ku tufa të punësuarish janë lëshuar në mbledhjen dhe vrasjen masive të qenve. Ky aksion dënohet nga organizata, e cila ka paralajmëruar organizimin e një proteste përpara bashkisë së kryeqytetit.

Eshte fakt qe ne Shqiperi e sidomos ne Tirane, do ishte me mire, qe me pare te ishte bere nje konference shkencore per problemet qe keto kafshe kane sjellur prej vitesh ne mjedisin njerezor, si pirat rrugesh, por kjo nuk quhet e drejte.

Te vjen keq qe ajo kafshe ndiqet e vritet ashtu, si gjueti mellenjash, por me keq te vjen kur shikon nje tufe njerezish, qe ne vend te disktojne per semundjet qe keto kafshe i kane sjellur Tiranes e qytetareve prej vitesh, rrine e diskutojne se pse ato vriten ne nje menyre apo nje tjeter.

Ne fund te fundit, ketu po vriten njerezit si kafeshe ne mes te dites, dhe jo keto kafshe te shkreta, qe pervec kater kembeve per tja mbathur, skane asgje tjeter per t’u mborojtur.

A jemi shoqeri gjakatare dhe e dhunshme?! Perkunder shoqerise bujare e mikepritese qe thoshim dikur? Them se ska vend per diskutim. Jemi shoqeri ne tranzicion prej viteve 170 para eres sone (kur u pushtuam prej Romes), e gjer ne ditet e sotme, dhe do mbesim ne tranzicion edhe ne te ardhmen.

Advertisements