Te dashurosh dhe te urresh!


 

B. Komini

Pergjithesisht njerezit jane te prirur qe te kene ndjenja, te cilat na e bejne me te dallueshme boten tone nga ajo e kafsheve dhe e materies, duke iu referuar kesaj te fundit ne kuptimin e pemes, murit, gurit, shtepise, hekurit, televizorit etj.

Ne jetojme ne nje bote shume diverse, kreative dhe evolucioniste. Ajo zhvillohet, diku ngadalesohet, perparon ose kalon ne krize. Keto zigzage te botes tone na bejne te ndjeshem dhe te prekshem ndaj shume fenomeneve mbi te cilat ne ngreme preceptimet tona. Ne krijojme perceptime dhe mendime jo vetem mbi fenomenet por edhe mbi njerezit, te ngjashmit me ne, apo ata qe jane ndryshe nga ne.

Ndjenjat me te vjetra dhe qe kane ekzistuar bashke me njeriun qe nga lindja e tij, ne njerezimin e hershem, kane qene dhe mbeten vetem dy, dashuria dhe urrejtja, te shfaqura keto ne te gjitha traktatet, shkrimet, memuaret dhe epikat qe na kane mbetur si doreshkrime prej koherave me te lashta.

Te dashurosh dhe te uresh! Ne jetojme ne nje bote dualiste, e perceptuar e tille qe nga Platoni, Demokriti, Shen Anselmi, Toma Akuini e gjer te Hegeli, Kanit apo Marksi. Edhe Sistemi politik qe kemi ne sot, ai i demokracise, ndertohet mbi bazen e dualizmit; ose jeton ne shoqeri demokratike ose ne shoqeri jo demokratike e te prapambetura.

Te urresh apo te duash! Njerezit jane me te prirur qe t’i ndertojne keto ndjenja mbi baza empirike dhe idealiste, fetare dhe materialiste. Sido qe te jete nje gje eshte e dallueshme, ashtu sic thote edhe Unberto Ecco, njerezit me shume urrejne se duan. Keshtu, veme re se ne, kur flasim per dashurine, mundohemi qe ta kufizojme ate dhe kalojme nga e pergjithshmja tek e pervecmja, pra e kufizojme, e konturojme dhe e personalizojme. Nderkohe qe kur flasim per urrejtjen, nuk e konturojme, nuk e kufizojme, mund ta personalizojme, por ajo asnjehere nuk mbetet individualiste. Ne jemi te prirur qe te duam vetem nje njeri, te duam dike, por jo si te tjeret, te duam nenen por jo si te gjitha nenat, te duam nje vajze, por jo si te tjerat, te duam nje mik, por themi se ai eshte me i afert me ne, me shume se te tjere qe ne njohim ne jeten e perditshme. E keshtu ne selektojme, nderkohe qe e kunderta ndodh me urrejtjen, ne me shume priremi te jemi pergjithesues.

Edhe pse i përdorim dy termat në menyre metaforike, fakti qe dashurojme nuk do te thote qe te tjeret ti urrejme. Une e dua nenen time, por kjo nuk me ben qe te urrej nenat e te tjereve, une e pelqej embelsiren, por kjo nuk do te thote qe te urrej picen.

Ja pra, pse historia e qenies sone shpesh eshte e mbushur me urrejtje, me luftra, me masakra, e jo me akte dashurie (akte jo shume te rehatshem dhe shpesh rraskapites nese duam ta çojme me pertej rrethit tone te egoizmit). Prirja jone per t’u kenaqur me urrejtjen eshte kaq e natyrshme sa duket lehtësisht e kultivueshme nga sunduesit e kombeve, ndersa dashurine na e ofrojne vetem qenie “antipatike” qe kane zakonin e peshtire qe te puthin njerezit e semure me lebroze (Umbreto Ecco).

Ja pse ne i urrejme te gjithe zezaket (po i referohem racizmit qe kane njerezit sot ose ne te shkuaren), ose ciganet; ja pse ne priremi te urrejme kombet qe na kane sjellur fatkeqesi, urrejme ata qe kane lenduar ose perzene prinderit tane nga tokat e tyre, edhe pse nuk e kemi perjetuar ate gje. Keshtu ne ndertojme me shume ura si shoqeri, per te shkuar drejt urrejtjes dhe jo drejt dashurise. Drejt dashurise shkojme individualisht, vetem, te pa ekspozueshem ndaj shoqerise.

Me kujtohet nje shprehje e nje psikologeje gjermane e cila pas luftes ne Kosove, shkoi te vizitonte rajonin e Mitrovices dhe u habit kur pa nje ndarje aq te madhe ndermjet dy popullsive, asaj shqiptare dhe asaj serbe. E tronditur nga kjo ndarje shoqerore ajo i beri nje pyetje njerit prej shoqeruesve te saj shqiptare. A martohen mes njeri-tjetrit shqiptaret dhe serbet? Jo, i tha ai. Atehere i tha, ate qe nuk e bashkon dashuria, ska si ta bashkoje politika.

Ky reflektim te ben te mendosh gjate, se ne priremi te urrejme kolektivisht dhe te duam individualisht. Gje e cila e ben urrejtjen me te fuqishme se dashurine.

Advertisements

2 komente

  1. Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes . Vetëm dashuria është e aftë
    ta shuajë atë . Ky është Ligji i Përjetshëm .

  2. kur e dashuroni dike e mbani ne vete se frikesoheni se po e humbni por kur humbni urrejtja tregon se sa e keni dashur ,,,, vertet ate qe e ke dashur asnjhere smund ta urresh
    ,,,

Komentet janë të mbyllura.