“UNHATE” – qe u kthye ne HATE


PapaIM

B.Komini

Kjo foto beri xhiron e botes, bashke me shume foto te tjera qesharake, te cilat u perzgjodhen nga Benetton per nje fushate kunder urrejtjes me sloganin “Unhate”, e nderkohe qe kompania e madhe synonte te jepte nje mesazh, duket se mesazhi u kthye ne nje bumerang. Ne te gjithe boten foto e mesiperme ngjalli nje urrejtje te madhe, se pari ndaj kompanise dhe se dyti ndaj “lirise” se tepruar dhe blasfemuese qe shfaqnin pamjet.

Ja si u percoll kjo ngjarje ne social media ne Shqiperi:

_______________________

Pak ditë më parë, mbi urën e “Castel Sant’Angelo”, dy hapa larg Vatikanit, tre të rinj u munduan të hapin një poster gjigant, ku Papa Benedikti XVI puthet në buzë me imamin e Kajros, Ahmed Mohamed el-Tayeb. Të dy, me sytë të mbyllur. Në të njëjtin moment, në Milano, Paris, Tel Aviv dhe më pas, në Nju Jork, u shfaqën puthje të tjera surreale: mes Presidentit amerikan, Barack Obama dhe liderit kinez, Hu Jintao, mes Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy (me përqafim), Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez, Mahmoud Abas. Keto ishin postera të “Benetton”, që përuronte fushatën e re shokuese “Unhate” (“Mos urre”). Por në Vatikan, provokimi nuk i pëlqen askujt, madje as Komunitetit Mysliman, të cilët e gjykojnë si një blasfemi. Pa kaluar as 24 orë, “Benetton” vendosi t’i tërheqë fotot, duke i kërkuar falje të gjithë besimtarëve. Me pak fjalë, e gjitha kjo nuk zgjati as 12 orë. Ajo ditë nisi me shfaqjen surprizë të manifesteve dhe me prezantimin në Paris të fushatës së re botërore. “Donim të përhapnim mesazhin kundër urrejtjes, sepse nëse dashuria globale mbetet utopi, të paktën të jetë e vlefshme ftesa për të mos urryer dhe për të luftuar kulturën e mostolerancës”, shpjegoi për median botërore, Alesandro Benetton, zëvendëspresident i grupit “Benneton”. Përveç posterave, “Unhate” do të shfaqet si reklamë edhe nëpër periodikë e po ashtu një regjistrim prej 30 sekondash, do të jepet edhe nëpër kinema dhe në sajtin “unhatefondation.org”. Ndërkohë që i riu Eric Ravello, babai i fushatës dhe drejtori kreativ i saj, përpiqej t’i shpjegonte gazetarëve se e kishte gjetur frymëzimin “në frazën e shkruar në murin e Berlinit – ‘O Zot, më ndihmo të shpëtoj nga kjo dashuri’, pas puthjes së Brezhnievit me Honecker”, duke hequr dyshimet për plagjiaturë nga fushata e famshme e “Benetton”-it në vitin 1991 të Oliviero Toscani-t (ku një prift puthej me një murgeshë), në Romë shpërtheu indinjata e katolikëve dhe myslimanëve. Besnikët e Papës deklaruan menjëherë se “kjo është një fushatë publicitare e shëmtuar dhe ftojmë të rinjtë të bojkotojnë produktet e kësaj kompanie, që vazhdon të bëjë publicitet, duke ofenduar Papatin”, shkruhet në një komunikatë. Nga ana tjetër, Alessandro Benetton iu kundërpërgjigj në këtë mënyrë akuzave: “Mendoj se e keqja gjendet në syrin e atyre që arrijnë ta shikojnë. Imazhet dhe mesazhi që ato transmetojnë në mënyrë vullnetare janë bërë kaq të forta, sepse për t’u dëgjuar duhet diçka e fortë dhe jo e zakonshme”. Por këto fjalë nuk e zvogëluan zemërimin për fotot e gjykuara si blasfemi. “Qëllimi i kësaj fushate, me siguri që është i drejtë, por mënyra se si ajo është përpjekur të përcillet është e gabuar. Veprimi i një mashkulli që puth një mashkull tjetër në buzë është i huaj për besimin tonë. Nuk jemi homofobikë, nuk na ofendon puthja mes dy meshkujve. Por personazhet e këtij fotomontazhi nuk janë njerëz të zakonshëm. Bëhet fjalë për autoritetin më të lartë të Kishës Katolike, si dhe për një tjetër autoritet të fesë islame”, komentoi Izedin Elzir, imami i Firences dhe president i Komunitet Mysliman Italian. Ndërkaq, një tjetër imam në xhaminë e Romës ka vendosur të bëjë një denoncim në autoritetet e drejtësisë. Mbrëmjen që posterat e punuara me fotoshop u ekspozuan, Selia e Shenjtë në Vatikan mbajti një qëndrim zyrtar për këtë çështje, i cili ishte edhe shumë i ashpër. “Është mungesë e madhe respekti për Papën dhe një ofendim për ndjenjat e shumë besimtarëve. Një evidencë e hapur se si publiciteti mund të dhunojë rregullat e respektit mes njerëzve, për të tërhequr vëmendjen përmes provokimit. Shteti duhet të marrë të gjitha masat për të garantuar respektin e figurës së Papës”. Përmes kësaj “loje” që mori përmasa të mëdha, “Benetton” u detyrua të tërheqë pas reklamën me imazhet që ndoshta, si në asnjë situatë tjetër liderët botërorë puthen mes tyre: “Do t’i tërheqim fotot. Na vjen keq që paskemi ndikuar negativisht te besimtarët katolikë”, tha një zëdhënës i “Benetton”.

Advertisements