A do te futet Facebook ne Kine?


Bledar KOMINI

Tashme, prej vitesh perdoruesit e rrjetit social facebook jane shtuar nga disa milione ne nje miliard, duke lene pas tyre perdoruesit e twitter me 100 milion perdoruesa. Ky zhvillim i menjehershem dhe perhapja e rrjetit social facebook ne 1/6 e popullsise boterore tregon se pervec perfitimeve ekonomike kompania e Zukerberg tashme synon shtrirjen e saj edhe ne rrafshin politik.

Ne vitin 2008 themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg, mendonte per nje tubim politik ne Kolumbi. Djaloshi i ri krijoi grupin per te shprehur revolten kunder levizjes guerile FARC. Dhe, vetem nje muaj me vone, miliona njerez ne mbare Kolumbine dhe boten u tubuan ne mbshtetje te kesaj levizjeje. Protestat anti-FARC ishin gurgullimat e para te asaj qe do te behej vala globale e ketij viti.

Cdo gje nisi ne Lindjen e Mesme, me miqte e zemeruar te regjimeve ne Magrebin afrikan dhe qe si menyre bashkebisedimi, organizimi e diskutimesh kishin Facebook-n, ndersa reagimi zinxhiror çoi ne demonstrata dhe ndryshime jo vetem ne Tunizi, Egjipt dhe Libi – ku despotet tashme jane rrezuar – por edhe ne Siri, Jemen e Bahrejn, ndersa me vone edhe ne Spanjë, Izrael, Indi, Britani, SHBA e gjetke.

Ky model i krijuar prej rrjetit social, tregoi se Facebook, mund te ishte nje arme e fuqishme ne te ardhmen dhe nje mjet i domosdoshem ne rrezimin e qeverive diktatoriale apo atyre puciste e te papranueshme  prej Fuqive te Medha boterore. Sigurisht, ai mund te ishte edhe nje mjet efektiv ndaj kujtdo qeverie “armike” ne te ardhmen.

Prej kohesh metoda intervencioniste, te tipit sulme virusore elektronike, jane perdorur ndaj shteteve si Estonia, Gjeorgjia, Ukraina e Irani. Ku shtetet si SHBA, Izraeli e Rusia, ne pamundesi dhe mosdeshire te hapjes se nje fronti te ri lufte reale, mundohen dhe stimlojne teknika te tilla per te ndeshkuar qeverite “rebele”. Te gjitha keto sulme kibernetike, edhe pse te mirenjohura nuk jane pranuar asnjehere hapur prej ketyre shteteve, keshtu as Rusia nuk pranoi sulmet e saj kibernetike ndaj Ukraines e shteteve baltike e as Irani nuk pranoi sulmet e muajve te fundit ndaj Iranit, duke i frenuar ketij te fundit procesin e pasurimit te uraniumit.

Te trembur prej ketyre teknikave moderne, elektronike, vende si Irani, Kuba e Kina, jane munduar qe t’i mbajne larg popullsite e tyre ndaj perdorimit te rrjeteve si Facebook apo Twitter. Sa do te zgjase kjo lufte nervash dhe vetepermbajtjesh nuk dihet. Por, dicka eshte e sigurte, qe kjo lufte do te vazhdoje per aq kohe sa ne keto shtete do te jene ne fuqi oligarki familjare dhe junta ushtarake apo “diktatura komunisto-kapitaliste” (si Kina). Nderkohe qe ne anen tjeter shtete si Irani, perdorin argumentime teologjike per t’i mbajtur larg shtetasit e tyre nga rrjetet e “djallit”. Ne te kundert te kesaj vende si Arabia Sudite, Kuvajti etj., qe kane qene edhe me esktremiste ne tendencant e tyre antielektronike, social mediatike etj., jane treguar edhe me liberale ndaj rrjeteve sociale edhe pse duke perdorur teknika kontrolluese e filtruese te informacioneve.

Frika ndaj nje ‘Facebook-u imperialist’ ne te ardhmen, ne shtete si Kina, Irani e Kuba, eshte shume e madhe. Por, edhe deshira e vullneti strategjik i Facebook-ut eshte qe te shtrihet gjeresisht ne shtetin e mbi 1 miliard banoreve.

Futja e Facebook-ut ne Kine, Iran e Kube, do te sillte jo vetem konflikte e revolta masive te organizuara nepermjet ketyre rrjetve sociale, por e ardhmja duket e qarte; rrezimin e qeverive diktatoriale.

Advertisements