Pasaporta e Mbretnis Shqiptare ne vitet 1920-1930 dhe Urdherat e Nderit


B.K.

Royal flag

Duke shfletuar dokumente dhe te dhena te ndryshme u gjenda perballe nje materiali shume te rendesishem. Jo se nuk e kisha pare dhe me perpara, por thjesht impakti qe me dha, u lidh drejtperdrejt me figuren e shuar te Leka Zogut I, i cili nderroi jete dje.

Mbreteria per ne shqiptaret ne vitet ’20 dhe ’30 nuk ishte dicka e huaj, madje ishte shume normale, por sot ajo ngjan si nje antikuar dhe kjo per shume arsye politike dhe historike qe rrjedhin dhe lidhen kryesisht me regjimin komunist.

Diskutimet jane te shumta ne te gjitha nivelet e debateve shkencore e akademike, qofte edhe atyre politike, por faktet mbeten fakte. Me poshte po jap disa fakte te rendesishme qe kane te bejne me Monarkine shqiptare.

Ja cfare shkruhej ne fund te pasaportes se kohes se Zogut, pra te kohes se “Mbretnise”.

  • Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.
  • Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
  • Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
  • Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.
  • Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

URDHËRI I SKËNDERBEUT Krijuar : 3.12.1925

urdheri i Skenderbeut8

Urdhëri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt Shtetit ose Kombit në çdo degë. Tre klasa : kalorës, oficer, komandar ; dy rangje : oficer i madh, kordon i madh me yll. Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet personaliteteve te shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.

urdheri i Skenderbeut2

Numri i personave me origjine shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 40. Midis të dekoruarve me kordonin e madh me yll mund të përmenden Faik Konica, Imz. Visarion Xhuvani, Rauf Fico, Mehdi Frasheri, Abaz Kupi, Paul Adamidi Frasheri, Iliaz Vrioni, gjenerali von Mirdach. Si i dekoruar në rangun e oficerit të madh mund të përmendet Skender Zogu, përfaqësues i Familjes mbretërore në Francë.

URDHËRI I TRIMËRISË Krijuar 10.1.1928

Dekorata më e lartë ushtarake që i akordohej oficerave dhe ushtarëve të të gjithë Fuqive armate, që tregojnë vepra trimërie të jashtëzakonshme në kohë lufte. Përbëhet nga tre rangje : Trim, Theror, Hero. Pëmban edhe një medalje për nën-oficerët e ndarë në dy klasa (argjend, ar).

Numri i ushtarakëve shqiptarë që mund të dekoroheshin me Trimërinë ishte i kufizuar : për rangun më të lartë, Hero, në 5 ; për rangun Theror, në 12, për rangun Trim në 40 ; për medaljen e artë në 100 ; për medaljen e argjendtë në 200. Gjatë kohë së Mbretërisë, Mbreti Zog I qe mbajtësi i vetëm i këtij urdhëri në rangun më të lartë (Hero).

Vetëm një shqiptar është dekoruar, perveç Mbretit, me Trimërinë, Abaz Kupi, shefi i rezistencës legaliste gjatë luftës së dytë botërore.

Advertisements