DHJETORI I TRISHTE


Bledar Komini

Nentori me festat e tij kombetare sapo kaloi, tashme jemi ne dhjetor, por ky muaj i ardhur pas festimit te 99 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, sjell me vete dy humbje te medha. Duket sikur fundi i ketij viti do t’i linte hapesire nje triumfi te vertete, atij te nje shekulli shtet shqiptar, i cili do t’i bashkonte shpirterisht dhe realisht te gjithe shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre etnike, te ndara tashme ne dy shtete te pavarura dhe ne dy te tjera ku ata ende luftojne per te drejtat e tyre.

Dhjetori erdhi i ashper, i trishte. Erdhi i pameshirshem. Ashtu sic muajt e vitit mbarojne, ashtu dhe koha e njeriut ne kete bote shkon drejt fundit. Disa dite me pare u nda nga jeta Leka Zogu I, djali i Ahmet Zogut, “Mbretit te Shqiptareve”. Leka Zogu I, ishte pretendenti konkret i fronit shqiptar prej vitit 1996. Ai ishte perfaqesuesi i linjes mbreterore, i asaj linje qe ne vitet ’20-’30 udhehoqi shtetin shqiptar duke ndertuar te parin shtet te mirefillte te shqiptareve, Shqiperine e mbretur ne kufijte e 1913. Po ashtu sot, u nda nga jeta edhe Sabri Godo, shkrimtari, politikani dhe republikani i njohur, konstitucionalisti dhe themeluesi i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Dhjetori erdhi ne te vertet me dy humbje te medha, ne njerin krah monarkia shqiptare humbi perfaqesuesin e saj, ne krahun tjeter politika shqiptare humbi konstitucionalistin dhe “babain” e republikes. Dy humbje te medha te shtetit shqiptar. Sidoqofte, cfaredo peshoreje apo matesi qe ne mund te krijojme per te matur kontributin e tyre, do te gjejme gjithnje divergjenca e mospranime ne ate se cfare ata dhane, por dicka ngelet e pamohueshme, ata ishin pjese e kombit shqiptar, e ketij shteti te mbetur ne keto kufij te padrejte prej vitit 1913. Dy figura qe jo rastesisht ne linja te ndryshme, pak a shume krijuan nje shtrat te tyrin ne politiken shqiptare.

Te flasesh gjate per keto personalitete eshte e tepert, pasi ata jane te mirenjohur, por te flasesh shkurt, do te thote te pranosh ate kontribut qe ata kane dhene, per aq mundesi dhe perfshirje qe kane pasur ne jeten politike e sociale te vendit tone.

Te flasesh shkurt do te thote, t’i lesh hapesire kohes dhe te ardhmes per t’i perfshire ose jo ata, pikerisht ne memorialin e mirenjohjes kombetare.

 

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: