Erosi dhe femijet-sapiens


Bledar KOMINI

Qe ne femijeri ne pajisemi dhe pasurohemi ne fjalorin tone me fjale, shprehi e botekuptime qe i marrim prej perrallave apo animacioneve televizive, ne programe per femije. Gjithashtu qe ne kete moshe brumosemi me idene se bota e gjalle, rrjedh prej perrallave. Me pas mesojme se kafshet dhe njerezit jo gjithnje jetojne bashke, por edhe kur jetojne jane njerezit qe dominojne jeten e ketyre krijesave. ne fund, gjate femijerise se vone, ne prag te adoleshences, kuptojme se njerezit i ngjajne kafsheve dhe per kete arsye, qe ne perdoruesit e logjikes (ne ndryshim prej kafsheve) te jetojme te qete e ne nje bote relativisht miqesore e me rregulla, duhet te bejme ligje e te mbeshtetemi mbi kodifikime te ndryshme sociale.

Me kujtohet se gjate viteve ’80 per ne brezin e femijeve qe rriteshim ne kopshtet shteterore, menyra e vetme per te perftuar njohuri dhe per te mesuar dicka ishte qe te recitonim permendesh e te degjonim sesi “luftetaret e mocem shqiptare”, “zanat”, “ujku dhe kecat”, “borebardha”, “kesulkuqja”, “gishteza”, “e bukura e malit”, “kucedra”, “bajlozi”, “xixellonja” etj., pra nje grup shume i madh figurash sa mitike aq edhe letrare, na mesonin me urtesine e tyre, ate qe do te na duhej per jeten tone si njerez te rritur me pas.

E perbashketa e ketyre figurave eshte jo vetem se ato vijne dhe burojne nga gurra popullore, mitet dhe legjendat, apo dhe krijimet e letersise boterore, sic eshte borebardha apo kesulkuqja, por se ato ne brendine e tyre kane urtesine per te na mesuar ne menyre alegorike ate qe bota e se nesermes mund te na e mesoje me pesime. Edhe dicka tjeter, ajo qe i bashkon te gjitha keto figura simbolike, pervec arsyeve te mesiperme eshte edhe fakti se ato mereshin te mireqena, ishin edukative dhe duke u marre te mireqena na conin ne ne boten e imaginates.

Ndersa sot ne shtypin e perditshem apo dhe prej statistikave qe dalin prej institucioneve vendase apo dhe te huaja, shihet nje ngutje e madhe per ta lidhur boten feminore me konceptet e erosit. Studimet jane te shumta dhe dalin pothuajse periodikisht. Ato tregojne se femijeve tane duhet t’i mesojme me shume finese e delikatese ate se cfare do t’i duhet atyre ne te ardhmen. Kjo perligjet me faktin se njohurite e tyre jane me te medha se brezat e meparshem dhe se aktiviteti i tyre seksual fillon shume heret.

Ja se cfare na thone statistikat qe dalin prej institucioneve qe merren me sjelljen dhe zhvillimin e femijeve:

“Erosi mbetet një tabu në shtëpi. Të bërit dashuri mësohet nga interneti, edhe pse 44% e fëmijëve pohojnë se duan të flasin me prindërit për këtë problem. Fëmijëve u duhen shpjeguar që në vegjëli këto gjëra…”

Ja psh si shikohet sot pre mediave te shkruara dhe se cfare keshillash japin ato mbi edukaten seksuale tek femijet:

“Faktikisht tema në fjalë është kaq “urgjente”, saqë Akademia e pediatërve amerikanë ka bërë një përmbledhje këshillash për prindërit, pavarësisht maleve me libra të shkruar në çdo pjesë të botës për këtë problem… Një nga këshillat më të vlefshme që japin studiuesit është se prindërit duhet të flasin patjetër me fëmijët për seksin, madje që kur ata janë të vegjël, sepse kjo do t’i ndihmojë kur të rriten që të kenë ide të qarta për dashurinë dhe veçanërisht “të mos e parashikojnë moshën e herës së parë”. Prindërit nuk kanë pse shqetësohen për një pyetje të tillë, për shembull “Mami, si kam lindur unë?”, kur e bën një fëmijë 4-vjeçar. Duhet të përpiqen ta shpjegojnë sa më qartë përgjigjen. Kur fëmija të jetë 8 vjeç është e nevojshme që prindërit ta paralajmërojnë për ndryshimet që do të ndodhin në trupin e tij gjatë moshës së pubertetit, ndërkohë që kur të mbushë 12 vjeç duhet t’i shpjegojnë se si të bëjë pyetje, madje edhe ato intime. Kur fëmija të mbushë 13 vjeç, prindërit duhet t’i shpjegojnë shumë gjëra për seksin dhe dashurinë.”

Gjer ne kete stad jemi pothuajse ne rregull, te gjitha sqarimet te cojne drejt njohurive qe do t’i duhen femijes per sfidat qe e presin ne jeten e tij, e nje nder ato eshte edhe ajo e gjetjes se partneres se jetes se tij. Qasja ndaj ketij kendveshtrimi eshte shume i drejte, dhe sigurisht eshte me e udhes qe prinderit ti qendrojne afer femijeve te tyre me keshilla, se sa ata ta pesojne te nesermen ne mungese te nje edukate te tille.

Por a ka gjithnje prinder qe kane aftesine tja sqarojne femijeve te tyre ne kete menyre? A jane vetem prinderit burimi i vetem i ketij informacioni qe ndikon pozitivisht ne jeten e femijeve te tyre, apo ka dhe burime te tjera eq ndikojne negativisht. Ja cfare thone statistikat:

“Megjithatë sipas një psikoterapeute për fëmijë, të rriturit që arrijnë ta kapin vërtet situatën janë të paktë. “Do të thosha janë 30% e prindërve kundrejt 70% e atyre që shtiren sikur e injorojnë problemin, pasi mendojnë se fëmijët arrijnë t’ia dalin vetë mbanë, siç u ka ndodhur atyre kur kanë qenë të vegjël”. Por kur 44% e adoleshentëve pohon se “do t’u pëlqente të flisnin për këto probleme me prindërit” dhe 34% e adoleshentëve thotë pa ndrojtje se e kanë mësuar seksin përmes internetit, atëherë është e qartë se diçka nuk shkon…”

Ne fund do doja te shtroja disa pyetje, pse femijeve nuk i mesohet se cfare eshte dashuria, por i mesohet se si behet seksi? Pse atyer u jepet nje manual i tere me udhezime se si behet apo cfare nuk behet gjate periudhes se tyre te zbulimeve te medha, dhe perse nuk u jepet nje manual per ate se cfare eshte dashuria, si duhet t’i qasemi asaj dhe si duhet te sillemi ndaj personave qe duam? A thua valle vetem seksi eshte problem ne shoqerine tone? Po dashuria nuk eshte? Ja cfare thote serisht materiali qe une i jam referuar:

“…fëmijë kanë nevojë më shumë se kurrë për edukim sentimental, sepse janë viktima të një informacioni të parakohshëm, ku seksi i vetëm është ai që gjendet nëpër videot pornografike dhe ‘Youtube’, ndërkohë që nuk dinë asgjë për dashurinë, për ndjenjat e vërteta që burojnë nga trupi. Në pyetësorët që bëjmë për adoleshentët nëpër shkolla, shumë prej tyre pohojnë se në grupet e bashkëmoshatarëve ekziston një mik ose mikeshë, me të cilin kanë shkuar, pra kanë bërë seks sa për të marrë eksperiencë, por këto përvoja nuk kanë të bëjnë fare me dashurinë”…”

Ne perfundim te pakten kuptohet, se e nevojshme eshte te dime se cfare duhet te mesojme, se sa te dime se si dhe kur behet dicka.

About njihvetveten

Simple me!

One response to “Erosi dhe femijet-sapiens”

  1. elda says :

    Femijet jane nje tabula rasa, femijet nuk kane tendenca te lindura, nuk jane as te mire e as te keqinj; dhe fakti se cfare ata behen, varet nga eksperiencat qe ata perjetojne ndersa rriten. Femija eshte nje qenie pranuese, dhe prinderit ose mesuesit mund ti formojne ata.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: