Enciklopedia online e Wikipedias dhe politika e “informacionit universal”


Bledar KOMINI

 

Pjesa me e madhe e njerezve dhe atyre qe perdorin internetin, nuk mendojne asnjehere mbi ate se cfare perdorin apo cfare programesh qarkullojne. Njeherazi shume gjera anashkalohen dhe merren te mireqena, pa u lodhur te mendohet se pse na jepen ne perdorim apo pse prodhohen. Fakti se cdo dite ka risi dhe novacione ne fusha nga me te ndryshmet, na ka bere dembele ndaj menditimit mbi qellimin thelbesor te ekzistences apo perdorimit te tyre.

Prej vitesh e dekadash, te pasurit e nje enciklopedie ne shtepine tuaj ka qene dicka luksoze ose e pamundur. Pergjithesisht enciklopedite e medha boterore, ne shtepite tona gjendeshin shume rralle. Ato ishin aq te rralla sa qe mund te gjendeshin vetem ne Biblioteken Kombetare apo ne ndonje biblioteke tjeter private te mbetura apo dhuruara prej ndonje personaliteti te kohes se ateheshme. Pas viteve ’90, pasja e nje enciklopedie u be dicka me normale per te gjithe ata qe deshironin te kishin nje te tille si burim informacioni per veten e tyre apo profesionin e tyre.

Enciklopedite e medha boterore si Laruso apo ajo Britanike, me informacione te sakta dhe te pranuara pergjithesisht ishin te pakta ne qarkullim, pasi kushtonin shtrenjte dhe koleksioni vellimor i tyre duhej porositur jashte, pasi nuk mund te gjehej brenda vendit tone. Pas vitit 2000 gjerat u bene edhe me te thjeshta, dhe kjo per shkak se teknologjia perjetoi nje zhvillim te shpejt dhe informacioni filloi te behej edhe me publik prej internetit dhe perhapjes se tij ne te gjithe boten. Sot enciklopedia eshte bere dicka normale, madje pasja e saj ne kuptimin material eshte kthyer e pavlere, per shkak se vendin e saj e ka zene Wikipedia, projekti i nje ekciklopedie te lire e te ndryshueshme.

Por cdo te thote enciklopedi e lire dhe e ndryshueshme?!

Prej shume kohe informacioni ka qene prone e atyre qe e zoteronin dhe qe e perpunonin dhe kjo ka shkaktuar jo vetem probleme serioze por edhe cungime te informacioneve kryesore ne te gjitha dimensionet e tyre. Perdorimi i informacionit ka qene gjithnje nje mjet presioni ose imponimi i perdorur prej shteteve me te fuqishme ndaj atyre me te dobta.

Rasti i Uikiliksit dhe nxjerrjes se informacioneve sekrete ose informacioneve te rendesishme dhe qe preknin diplomacine dhe qeverite ne shume vende te botes, tregoi se tashme bota e informacionit ishte e hapur edhe per kritika dhe diversione te ndryshme. Po ashtu hapja e nje ambasade amerikane ne internet per qytetaret iranian, na tregon se tashme informacioni “masiv” elektronik ka arritur kulmin e audiences se tij.

Nje informacion quhet i ndryshueshem ne vartesi te personave qe e lexojne dhe atyre qe interesohen realisht per ate kategori informacioni. Kjo gje sjell ruatjen e interesit publik ndaj kategorizimit te informacionit te perfshire ne enciklopedine universale te Wikipedias. Edhe nese dikush ka akses dhe ka deshire per ta ndryshuar ate informacion per keq apo negativisht, serisht do te jete nje grup i madh qe do e ndryshoje ate pozitivisht dhe nuk do lejoje qe persona te tille te shfytezojne keqinformimin publik. Ne kete menyre ekciklopedia universale do te mbijetoje dhe gjthnje e verteta do te jete prone e te gjitheve.

Sa rrezikojme ne duke thene gjithnje te verteten?

Per shtete si SHBA, Britania, Japonia, Rusia, Gjermania etj., interesat politike te te cileve shtrihen nga Paqesori ne Atlantik, ekzistenca e nje enciklopedie te tille sjell dhe ane pozitive dhe ane negative; per keto shtete pasja akses e kujtdo ne internet si dhe publikimi informacioneve sekrete ne te, perben nje rrezik te madh, ashtu sic ndodhi me Uikiliks. Ndersa ne anen tjeter, perdorimi i informacionit prej ketyre shteteve ne dobi te qytetareve te tyre, apo politikave te caktuara, sjell dobi dhe aspekte pozitive.

Eciklopedia e lire, eshte enciklopedi e te gjitheve, universale, pa limite, pagesa apo pengese per ta ndryshuar apo per te shtuar informacione te reja.

Nje ane pozitive e kesaj enciklopedie eshte edhe fakti se nepermjet saj rraca njerezore permireson njohurite nga nje cep i globit ne nje tjeter dhe po nepermjet saj shkencetare dhe studiues te ndryshem shkembejne informacione dhe kontakte mbi arrjitjet me te fundit te tyre ne fushat perkatese.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: