Marksi dhe Poperi – “Kapitali” i njërit dhe “Mjerimi” i tjetrit


 

Karl Hajnrih Marks lindi në Trier, një provincë e mbretërisë Prusiane. Duhet thënë se për fëmijërinë e tij nuki dihen shumë gjëra. Karli i ri mori mësime private deri në vitin 1830, vit në të cilin u regjistrua në shkollën e mesme të Trierit. Në vitin 1830, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare ai u regjistrua në Universitetin e Berlinit, ku dëshironte të studionte Filozofi dhe Letërsi, por i jati këmbënguli që ai të studionte një degë më praktike. Pas rezultateve të ulëta që mori në këtë universitet, po i jati insistoi që ai të transferohej në Universitetin e Berlinit, ku Marksi u dha pas Filozofisë dhe Historisë.

Në Universitetin e Berlinit, Marksi u Bashkua me Hegelianët e Rinj, të cilët sundonin përreth këtij universiteti. Në vitin 1841, ai përfundoi tezën e tij të doktoraturës me temë “Diferenca ndërmjet filozofive materialiste të Epikurit dhe Demokritit”, tezë që e mbrojti në Universitetin e Jenës, duke qenë se në Berlin nuk do të vlerësohej shumë për arsye se aty ai njihej si një hegelian radikal.

Për shkak të çensurës që aplikohej në Prusi, Marksi shkoi në Paris ku planifikonte të botonte revistën “Analet Franko-Gjermane”, në bashkëpunim me Arnold Ruge. Po në Paris, në vitin 1844, Marksi u takua me atë që do të bëhej një nga miqtë e tij më të shtrenjtë, Frederik Engels, i cili i tregoi Marksit veprën e tij të fundit, “Kushtet e klasës punëtore në Angli gjatë vitit 1844”.

Pas dështimit të “Analeve…”, Marksi nisi të shkruante për gazetat më radikale gjermane që botoheshin në Paris, dhe u zhyt në leximet rreth Revolucionit Francez.

Gjatë kësaj periudhe, Marksi rivlerësoi marrëdhënien e tij me Hegelianët e Rinj, dhi si përgjigjje ndaj ateizmit të Bauerit, shkroi veprën “Mbi çështjen çifute”. Në këtë periudhë ndrysimesh, nën influencat e Engelsit, Marksi përqafoi ideologjinë komuniste, dhe pikëpamjet e tija i botoi në veprën “Dorëshkrimet ekonomike dhe filozofike të vitit 1844”, vepër e cila u botua vetëm në vitet ’30 të shekullit të njëzetë.

Pas kësaj, Marksi iu përkushtua studimit të historisë, dhe në bashkëpunim me Engelsin, i zhvilloi idetë e tija rreth materializmit historik në një dorëshkrim që u botua pas vdekjes së tij me titullin “Ideologjia Gjermane”. Teza qëndrore e kësaj vepre ishte se natyra e individëve varet nga kushtet materiale që përcaktojnë prodhimin e tyre. Më pas, në vitin 1847, Marksi botoi “Mjerimi i filozofisë”, si kundërpërgjigjje ndaj veprës së Pier-Xhozef Prudon. Këto vepra përgatitën terrenin për veprën e famshme të Marksit dhe Engelsit që do tëbotohej më 21 Shkurt 1848 me titullin “Manifesti i partisë komuniste”.

Në vitin 1849, Marksi shkoi në Londër ku qëndroi deri në fund të jetës së tij. Gjatë kësaj periudhe ai iu dedikua studimit të ekonsmisë politike, ku u influencua nga Adams Smith dhe David Rikardo, dhe shkroi disa nga veprat e tija më të famshme, ku mund të përmëndim “Teoritë e mbivlerës”, vëllimet e së cilës shihen si vazhdim të “Kapitalit”, veprës së tij më të famshme.

*         *

     Karl Rajmund Poper lindi në vitin 1902 në Vjenë. Në rininë e tij ai u ndikua fuqishëm nga Marksi, dhe në vitin 1919 u bashkua me Partinë e Punëtorëve të Vjenës. Por shumë shpejt ai u zhgënjye nga teoria e materializmit historik dhe u bë një nga mbështetësit më të fortë të social-liberalizmit për gjithë jetën e tij.

Në vitin 1928, Poperi mori doktoraturën në Filozofi, dhe në vitin 1934 botohet vepra e tij e parë, “Logjika e zbulimit shkencor”, ku kritikonte psikologjizmin, natyralzimin dhe pozitivizmin logjik, dhe parashtronte teorinë e tij të përgënjeshtrueshmërise.

Më 1937, me ardhjen në pushtet të Nazizmit, ai emigroi në Zelandën e Re, ku u bë një profeso i matematikës. Pas kësaj periudhe, në vitin 1946, ai shkoi në Angli, ku edhe mori hov karriera e tij akademike. Gjatë qëndrimit në Angli, Poperi u dha shumë pas studimeve politike, dhe si rezultat i kësaj pune mund të përmëndim veprat e tija “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”, si edhe “mjerimi i historicizmit”.

Vdiq në vitin 1994, në moshën 92 vjeçare.

About njihvetveten

Simple me!

2 responses to “Marksi dhe Poperi – “Kapitali” i njërit dhe “Mjerimi” i tjetrit”

  1. DIDI says :

    Komplimenta per zgjedhjen e fotografise me shkrimin “pikant” ne te!!! Marksi mund te kete dhene kontribut te jashtezakonshem ne krijimin e te gjitha niveleve te komunizmit, duke e bere boten lemsh dhe sot e kesaj dite, por nuk me bind shume fakti se ai vete i ka besuar ato qe ka shkruar!!! Nese do ti besonte, mbase “Kapitali” do te ishte pak me i thjeshte per tu kuptuar dhe aplikuar!!!

  2. zyhdi says :

    Miredita! Duhet te arsyetojme shume para se te flasim per Marksizmin.N.Q.S.kerkoni ne faqen KARL MARKS do te gjeni 36 milion mendime.C’ishte ky njeri qe 160 vite me pare ka percactuar sakte “Kontraditat te papajtueshme mes punedhenesit e punetorit,si dhe vete kapitalit mbi vleren dhe mbivlren do te cojne ne veteshkaterimin e kapitalizmit Kriza e sotme (nga e cila sdo te dalim lehte) eshte vetem fillimi i fundit.
    Duke mos qene materialist,.tjetersimi i njeriut nga ky sistem eshte pamja me e shemtuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: