Turqia i ve sanksione Frances


Opinioni publik ndërkombëtar reagon ndaj nismës proarmene në Parlamentin e Francës

Gjatë largimit nga Parlamenti pas përfundimit të diskutimeve për projektbuxhetin e ri, Kryeministri Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Erdoan tha se sanksionet që do të zbatohen kundër Francës do të deklarohen fazë pas faze.

“Sanksionet e fazës së parë do ti bëj publike ditën e enjte. Hapat që po hedh Sarkozi për llogari të votave të tij do të dëmtojnë marrëdhëniet Turqi-Francë. Unë uroj që gabimi të rregullohet në senat”, u shpreh Kryeministri Erdoan.

*        *        *

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu opinionit publik francez iu drejtua me fjalët “liria e shprehjes në vendin tuaj ndodhen në rrezik” duke kërkuar nga shoqëria civile franceze të reagojë kundër këtij projektligji.

Franca po përgatitet të votojë në parlament projektligjin, që parashikon 1 vit burgim dhe 45 mijë euro gjobë për të gjithë ata, që mohojnë pretendimet e pabaza armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915. Përpara votimit, e gjithë bota po reagon fuqishëm ndaj projektligjit në fjalë, i cili bie ndesh me artikullin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR) lidhur me lirinë e mendimit dhe shprehjes. Ky projektligj, që shkaktoi tensionim të madh ndërmjet Francës dhe Turqisë, zuri një vend me peshë edhe në rendin e ditës së shtypit botëror.

“Los Angeles Times”, një nga gazetat më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkroi që “në rast se ky projektligj miratohet, do jetë në kundërshtim me lirinë e të shprehurit dhe një censurë parandaluese”.

Sipas “Los Angeles Times”, projektligji, që parashikon heqje lirie dhe gjobë për qytetarët, të cilët nuk pranojnë pretendimet e pabaza armene, do të jetë një shkelje e rëndë e lirisë së shprehjes dhe mendimit.

Ndërsa “The Washington Post”, një tjetër e përditshme amerikane me tirazh të lartë, i kushtoi vend reagimit të Kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, i cili tha se “Franca më parë duhet të ballafaqohet me historinë e saj të përlyer dhe të përgjakur”. Në vijim të artikullit u përmendën shkeljet e të drejtave të njeriut, që ushtarët francezë kanë bërë në Algjeri dhe Ruandë.

Kundër këtij p/ligji reagoi ashpër edhe Azerbajxhani, një pjesë e territoreve të së cilit aktualisht janë nën pushtimin e Armenisë.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një politikë shtetërore antiturke, të cilën e kanë shpifur armenët dhe e mbështesin disa shtete”, tha këshilltari politik i Presidencës së Azerbajxhanit, Ali Hasanov, ndërsa veçoi se kjo është një çështje, që u takon dhe duhet ta shqyrtojnë historianët.

Reagimin e Turqisë e bëri lajm edhe shtypi i Anglisë, e cila në samitin e fundit të Bashkimit Evropian për marrëveshjen e re përjetoi një tensionim me Francën.

Në artikullin e titulluar “Franca irritoi Turqinë”, BBC-ja vuri theksin mbi vlerësimin “akuza të padrejta dhe të pabaza”, që zinte vend midis rreshtave të deklaratës së Presidentit turk, Abdullah Gyl, dhe përcolli për lexuesit kontaktet e delegacionit turk në Paris.

Kurse ditorja britanike “The Financial Times” shkroi për aludimet se, në rast të miratimit të projektligjit pro armen, Turqia mund të penalizojë kompanitë franceze. Bazuar tek deklarata e një zyrtari francez, kjo gazetë komenton se paralajmërimet e Turqisë mund të kenë efekt të kundërt.

Presidenti Abdullah Gyl paralajmëroi me një gjuhë të ashpër Francën për marrjen në rend të ditës të projektligjit që pranon si kundërvajtje dhe vepër penale mohimin e pretendimeve armene që kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 1915.

Presidenti u shpreh se “Falsifikimi i historisë me qëllime politike, është një mungesë e madhe konsiderate, e thënë me fjalët më pak të rënda”.

Gyl në deklaratën e tij tha: “As që bëhet fjalë që ne të pranojmë projektligjin për heqjen e lirisë së mohimit të pretendimeve aspak të drejta dhe të pavërteta të drejtuara për vendin dhe për popullin tonë, të vendosur në rendin e ditës të Asamblesë Kombëtare Franceze”.

Presidenti Gyl përdori fjalët: “Kërkoj nga Franca që të heqi dorë menjëherë nga kjo iniciativë, që do ta ulë atë në një pozitë, ku nuk respektohet liria e shprehjes dhe nuk i lejohet madje as zhvillimi i studimeve objektive shkencore.” Nëse propozimi miratohet në një ligj, atëherë edhe plani i Turqisë është gati. Turqia fillimisht do të thërrasë Ambasadorin e saj në Paris.

Këtë do ta ndjekin edhe masat ekonomike…

Ka shumë sektorë, ku do të anulohen marrëveshjet, si në fushat e mbrojtjes dhe energjisë. Turqia mundet të mbyllë projektet e ndërtimit të centralit të energjisë bërthamore, planet e industrisë së mbrojtjes, punimet e trenit të shpejtë dhe marrjen e avionëve të udhëtarëve gjithashtu, për kompanitë franceze.

Është bërë e ditur se do të mund të anulohet edhe mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ekonomik, që pritet të organizohet në muajin janar në Francë. Edhe artizanët do të veprojnë në bazë të qëndrimit të Francës. Konfederata turke e Esnafëve dhe Artizanëve mori vendimin se nëse projektligji miratohet atëherë do të heqin të gjitha mallrat franceze nga raftet e tyre. Dhe Dhoma e Tregtisë së Ankarasë i dëgoi një letër homologëve francezë për të penguar këtë iniciativë.

Advertisements