ERDOAN PUBLIKON FAZËN E PARË TË MASAVE KUNDËR FRANCËS


Kryeministri Erdoan pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviç organizoi një konferencë për shtyp ku i publikoi masat e marra kundër Francës.

Erdoan publikoi fazën e parë të masave kundër Francës

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan deklaroi që pas miratimit të projektligjit nga ana e Parlamentit francez në të cilin thuhet se “mohimi i gjenocidit armen” në vitet e fundit të Perandorisë Osmane do të konsiderohet si krim, ambasadori turk në Paris, Tahsin Burxhuollu është thirrur në Ankara për konsultime.

Kryeministri Erdoan pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviç organizoi një konferencë për shtyp ku tha: “Miratimi i një vendimi të tillë nga ana e jonë është një fatkeqësi, ndërsa nga ana e Francës është një fatkeqësi me e madhe. Është plotësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Ky projektligj fatkeqësisht u miratua krahas vërejtjeve dhe sugjerimeve tona. Do të shkaktojë plagë të rënda shërimi i të cilëve do të jetë shumë i vështirë”.

Duke thënë se do të rishqyrtohen marrëdhëniet me Francës, Kryeministri Erdoan vijoi me këto fjalë: “Ne i anuluam vizitat politike, ushtarake dhe ekonomike. Nuk do të bashkëpunojmë me Francën në projektet e BE-së të binjakëzimit. Ndalojmë çdo lloj të konsultimeve politike me Francën. Kemi anuluar edhe stërvitjet e përbashkëta. Duke filluar prej sot i refuzojmë të gjitha aplikimet e anijeve ushtarake për vizita të porteve tona. Nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Komitetit të Partneritetit të Tregtisë Turqi-Francë të planifikuar të mbahet në janar të vitit të ardhshëm nën bashkëkryesimin e Ministrave të Ekonomisë të dyja vendeve dhe nuk do të organizojmë një mbledhje të tillë”.

Erdoan gjithashtu tha se këto hapa janë faza e parë e masave të marra dhe vijoi duke thënë se “Masat e reja do të merren në bazë të ecurisë së ligjit në Francë”.

Një reagim në lidhje me vendimin e Francës ka ardhur nga kreu i shtetit, Presidenti Abdullah Gyl.

Një reagim në lidhje me vendimin e Francës ka ardhur nga kreu i shtetit, Presidenti Abdullah Gyl.

Presidenti Abdullah Gyl duke vënë në dukje se fjalët e përdorura në Parlamentin Francez janë një mungesë e madhe respekti për Turqinë dhe popullin turk, tha se e dënon fuqimisht vendimin e marrë.

Presidenti Gyl, ka kritikuar edhe Sarkozy-in që nuk i është përgjigjur kërkesës për bisedë telefonike.

Pas Namazit të Xhumasë të cilin Presidenti Abdullah Gyl e fali në Xhaminë Qendrore të Jenikëjit në Stamboll, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pika e vetme e rendit të bisedës me gazetarët ishte miratimi i projektvendimit në Parlamentin Francez.

Presidenti Abdullah Gyl i cili i ndoqi nga afër fjalimet në Kuvendin Francez tha se i dënon deklaratat e bëra në lidhje me Turqinë.

“Negociatat ishin për të nxjerrë mësim. Mbi të gjitha, fjalët e përdorura në parlamentin francez i shikoj si një mungesë e madhe respekti për Turqinë dhe popullin turk. Fjalimet janë turpëruese për të gjithë ne. Për këtë arsye unë i dënoj ato”, tha Gyl

Presidenti Gyl i cili tha se reagimet e Turqisë janë legjitime, vuri në dukje se paragjykimet e Sarkozy-t i kanë dhënë një goditje të rëndë marrëdhënieve Turqi-Francë.

“Në këtë pikë Franca duhet të tërhiqet edhe prej grupit Minsk”, tha Presidenti Gyl.

“Franca është një prej tre anëtareve të grupit Minsk formuar për të eliminuar destabilitetin në Kaukaz dhe në veçanti për t’i gjetur një zgjidhje konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Pas hyrjes në fuqi të këtij projektvendimi, që shpresoj të mos ndodhë një gjë e tillë, Franca duhet të tërhiqet menjëherë nga të gjitha punimet e ndërmjetësit, sepse ajo po mban një qëndrim që tregon haptazi se ka shkelur qëndrimin asnjanës dhe se është duke mbajtur vetëm anën e njërës palë”, tha ai.

Presidenti Abdullah Gyl kishte edhe një mesazh për Sarkozin që nuk i përgjigjet telefonatave.

Gyl tha: “Edhe në kohë lufte, kryetarët e shteteve dhe presidentët, megjithëse janë duke luftuar ata bisedojnë me njëri-tjetrin, fakt ky që përveç se tregon paragjykimet e këtij presidenti për Turqinë, nxjerr në pah edhe problemet e tij personale”.

Ambasadori i Turqisë në Paris Tahsin Burxhuollu do të ndahet nga Franca dhe do të kthehet në Ankara për konsultim. Ky është hapi i parë i hedhur si reagim kundrejt Francës.

Ambasadori i Turqisë në Paris Tahsin Burxhuollu do të ndahet nga Franca dhe do të kthehet në Ankara për konsultim. Ky është hapi i parë i hedhur si reagim kundrejt Francës.

Ambasadori Burxhuollu i cili doli përpara shtypit pas bërjes së votimit në Parlamentin Francez situatën e përmblodhi me fjalët: “Francezët bënë llogari të gabuar”.

Ai këtë zhvillim e cilësoi si një “terrorizëm të legjislacionit” dhe tha se “Francezët gabuan në një pikë”.

Ambasadori turk i cili u shpreh se data “22 dhjetor 2011” do të kalojë në histori si një ditë e zezë për Francën tha: “Franca, nga kjo pikë e arritur sot, nuk ka më shans ta zbusë zemrën e Turqisë” dhe shtoi se tashmë marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në një rrugë pa kthim.

Politikanët turq të pozitës dhe opozitës reaguan me një gjuhë të ashpër ndaj projektligjit të qeverisë franceze lidhur me pretendime e pabaza armene që u miratua në parlamentin e Francës.

Reagimet ndaj vendimit të pakuptimtë të qeverisë franceze erdhën njëra pas tjetrës.

Zv.Kryeministri Bylent Arënç reagimin e tij e shprehu me këto fjalë:

“E dënoj parlamentin francez që ka nxjerrë një ligj të tillë, i cili nënkupton tradhti ndaj fakteve historike. Shpresoj që një ditë arrijnë ta kuptojnë se çfarë çudie kanë nënshkruar”.

Kurse Ministri turk i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh tha: “Zoti Sarkozi po provon çdo lloj rruge për të tërhequr drejt partisë së tij zgjedhësit e partive të djathta rivale”.

Shumë i qartë është qëndrimi i liderëve të opozitës turke.

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kiliçdaroğlu) tha: -“Franca po tradhton historinë e saj. Një vend mbrojtës i lirisë, nje vend që është simbol në botë për lirinë, sot po i vë prangat lirisë së mendimit me vendimet që marrin politikanët e saj. Është e pamundur ta kuptosh një gjë të tillë”.

Ndërsa lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionalishte (MHP), Devlet Bahçeli në reagimin e tij tha:

“Vendimi ka zënë vend në histori si një skandal i madh dhe njollë e zezë. Duhen ngrirë të gjitha marrëdhëniet politike dhe ekonomike që kemi sot me Francën. Duhet bërë lobim dhe siguruar që bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Francë të votojnë kundër Sarkozit në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.”

Por kemi një emër që është revoltuar me administratën franceze, i cili është lënduar dy herë me miratimin e këtij projektligji.

Jëllmaz Çolpan, në 22 dhjetor të vitit 1979 ishte vrarë nga militantët e organizatës terroriste armene ASALA, ndërsa ishte duke punuar si konsull në Ambasadën turke në Paris

Miratimi në të njëjtën ditë pas 32 vjetëve i një projektligji të tillë në Paris e shumëfishoi dhimbjen e familjes Çolpan.

“Ne si familje u rrënuam edhe një herë shpirtërisht me votimin e këtij ligji në të njëjten ditë dhe ore në parlamentin francez. Filluam të ndjejmë e përjetojmë po të njëjta dhimbje. Më duket sikur fëmijët e humbën edhe një herë babanë e tyre. Të dy fëmijët kanë tre ditë që vetëm qajnë”, thotë e veja Ylkü Çolpan.

Advertisements

Një koment

  1. Franca mbrojtese e lirise??????????????????
    nuk di mbrojtje te lirise tjeter te frances pervec gijotines

Komentet janë të mbyllura.