MEDIA BOTËRORE PASQYRON GJERËSISHT TENSIONIN NDËRMJET FRANCËS DHE TURQISË


Gyl: Franca duhet të tërhiqet nga grupi Minsk

Era e ftohtë që fryn ndërmjet Francës dhe Turqisë është pasqyruar gjerësisht edhe në shoqërinë dhe median ndërkombëtare.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), anëtare të së cilës janë edhe Franca me Turqinë ka shprehur shqetësimet në lidhje me projektligjit armen që u pranua në parlamentin francez.

OSBE bëri të ditur se “Të quash krim diskutimet në lidhje me zhvillimet historike do të përbëjnë pengesë për një koncept, mirëkuptim edhe me të mirë ndërmjet popujve dhe komuniteteve”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se ndjehen të shqetësuara për shkak të tensionit ndërmjet dy vendeve aleate në NATO.

Kurse Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi që gjendet nën fokusin e kritikave është shprehur me fjalët: “Franca nuk i jep dhe nuk do të marrë mësim nga askush. Unë kam respekt për besimet e miqve turq, ata janë një vend i madh, një civilizim i madh dhe duhet të tregojnë respekt ndaj besimeve tona”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu i është përgjigjur Sarkozit nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Presidenti francez bëri një deklaratë ku thotë “Turqia të tregojë respekt ndaj besimeve të Francës”. Çështja fillon pikërisht këtu. Ne kemi respekt për besimet. Por të marrësh diskutimet intelektuale ndaj historisë si besim, është jashtëkohore”.

Ndërsa në shtypin botëror bëhen komente të tilla si: “Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Francës ishin të tensionuara për shkak se Parisi del kundër Anëtarësimit të Turqisë në BE, kurse këtë radhë marrëdhëniet janë shkëputur fare”.

Media angleze BBC, tërhoqi vëmendjen në shqetësimet e historianëve francezë të cilët janë të shqetësuar nga votimi duke u shprehur se “në një vend të lirë, parlamenti ose gjykatat nuk mund të vendosin për të drejtat historike”.

Kurse televizioni Al Xhazire njoftoi se Shtet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në veprim për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy aleateve të NATO-s.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: