5 keshilla për të gjetur rrenjët tuaja familjare


Bledar Komini

Nuk jam i sigurt që ju keni ethe gjenealogjike?

A keni ndopak pak interes për atë se si ishte jeta kur gjyshërit tuaj ishin të rinj?

A e keni pyetur veten se nga e keni prejardhjen dhe se nga erdhën stërgjyshërit tuaj këtu?

A keni gjetur ndonjëherë fotografi të vjetër bardhë e zi të paraardhësve tuaj e të jeni kurioz se si ato lidhen me ju?

A keni shëtitur ndonjëherë në internet për të gjetur se çfarë informacionesh ka rreth gjenealogjisë tuaj?

Simptomat e etheve gjenealogjike na prekin të tërëve dhe na japin një ndjesi lidhjeje ndërmjet brezave. Kjo bëhet edhe më tërheqëse teksa zbuloni disa të dhëna të pakta mbi të kaluarën e familjes tuaj, e ndërsa kuadri nuk është ende i plotë, adrenalina ju rrëmben duke luajtur rolin e një detektivi dhe zbulimin e disa çelësave misteriozë që ju japin informacion në lidhje me pemën tuaj gjenealogjike.

Pra, tani që ju jeni të sigurt se keni gjetur dicka serioze dhe me vlerë, ju e keni këtë dhembje të pashërueshme për të mësuar rreth gjenealogjisë tuaj. Ka pesë hapa për të filluar, dhe duke filluar punën, niseni atë pikërisht me veten tuaj.

1. Shkruani atë që ju tashmë e dini: Për të shkruar emrin tuaj të plotë, datën dhe vendin e lindjes dhe të gjitha statistikat përkatëse në jetën tuaj. Ju do të gjeni atë që quhet një tabelë race ku ju filloni me veten për të gjetur prejardhjen tuaj ose pemën tuaj familjare.

2. Pyetni të afërmit që jetojnë, mbi atë që ata që dinë: Ju mund të plotësoni pemë tuaj duke biseduar me prindërit, gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët. Dikush shumë më i vjetër se ju, me 20 ose më shumë vjet mund të ofrojnë informata të vlefshme.

3. Shiko për ndonjë dokument letër apo fotografi: Kërko të dhëna të thjeshta, dokumenta të familjes tuaj dhe të paraardhësve të tu. Kërko emra në këto dokumenta, lidhje ndërmjet prindërve tuaj dhe baballarëve të tyre. Mbaj mend mbiemrat e tyre, lidhjet fisnore dhe ato ekonomike. Kërko foto familjare që janë ruajtur si kujtim, apo dorëshkrime që të lidhin me të kaluarën e largët të trungut tuaj familjar.

Dokumentat kryesore për njerëzit do të jenë të tilla si certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes (të dhënat jetike), si dhe regjistrimet e votuesve, të dhënat e regjistrimit dhe ato që kanë të bëjnë me botime të ndryshme vjetore.

Kërkoni rrënjët gjuhësore të mbiemrit tuaj dhe të të afërmve tuaj, shfletoni enciklopeditë e mundshme, apo historitë e qyteteve tuaja, ku përmenden figurat apo familjet kryesore.

4. Mbani shënime të sakta: E tërë puna duhet evidentuar saktë dhe mirë, cdo detaj është i rëndësishëm. Mundohuni të mblidhni të dhëna dhe të mos dilni në rezultate pa i hetuar mirë të gjitha dokumentat dhe faktet. Takoni miqtë tuaj apo të pridërve tuaj dhe bisedoni me ta, mbi atë se cfarë ata mund të mbajnë mend rreth familjes tuaj. Shënimet duhet të jene korrekte dhe pa gabime, në mënyrë që të mos ti rriktheheni sërisht. Filloni dhe pikturoni gradualisht pemën e familjes tuaj dhe më pas të gjyshërve tuaj e stërgjyshërve më pas, duke parë se deri në cfarë pike do të arrini.

5. Koha ditore apo javore: Mundohuni ta ndani kohën mes punës, familjes tuaj dhe dëshirës për të luajtur rolin e dedektivit. Jepi kohë vetes tuaj dhe përpunimit të materialit, ndonjëherë, mjafton një informacion i vogël për t’ju dhënë rrugëzgjidhje të mëdha.

Vetëm kështu ju do të arrini të mblidhni një informacion të vlefshëm dhe nëpërmjet të cilit të ndërtoni gjeneanologjinë e trungut tuaj familjar dhe prejardhësve tuaj.

Advertisements