Gazeta gjermane Bild, turperon greket


B.K.

Prej kohesh perflitet se Gjermania dhe Franca, dy shtetet “drejtuese” te BE, e kane pare situaten ekonomike evropiane jo si nje stanjacion apo recension, i cili mund te prek ekonomite e ketyre vendeve, por si nje mundesi per te shendoshur buxhetet shteterore. Keshtu teksa Evropa vuan nga recensioni, Gjermania deklaroi se viti 2011 ishte mbyllur me suficit shteteror, gje e cila e ben ate te quhet edhe motorri i ekonomise evropiane.

Ndersa Greqia eshte drejt shpalljes se falimentit shteteror, Gjermania nuk ngurron te perdori ndaj ketij shteti ballkanin politiken qe shqiptaret e kane perkufizuar thjesht dhe lakonisht: me nje dore te hedh e me tjetren te pret. Keshtu, ndersa i ka rene dakord ti jape Greqi hua, ne te njejten kohe ne nje marreveshje te “fshehte”, i ka kerkuar asaj qe me leket e huase te blej prej Gjermanise 60 avione ushtarak per 4 miliard euro.

Per te qeshur apo jo, kesaj i thone oportunitet ekonomik, te nxjerresh dhjam nga pleshti, apo shfrytezim ne kohe krize.

Listes greke, te zbuluar nga gazeta gjermane “Bild”, i jane shtuar edhe nendetese dhe armatime te tjera. Fakti tregon qe huate qe do te marre Greqia nuk do te shkojne te tera per te shendoshur situaten ekonomike, por do te perdoren edhe per te ngushelluar orekset e industrialisteve gjermane.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

2 responses to “Gazeta gjermane Bild, turperon greket”

  1. DIDI says :

    Kjo eshte vertete per te qeshur! Jane bere gazi i Botes!!! Aman, ku do ti perdorin keto avione luftarake, se na bene kureshtare!!!

  2. njihvetveten says :

    Si duket per skrap dhe hekurishte pas ca vitesh amortizim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: