GREQIA DHE IZRAELI BIEN DAKORD PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MBROJTJES


Greqia dhe Izraeli bien dakord për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministrat e Mbrojtjes së Greqisë dhe Izraelit, përkatësisht Dimitris Avramopulos dhe Ehud Barak, ranë dakord të martën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh për stabilitetin në rajon dhe për një shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore.

“Bashkëpunimi nuk ka qenë asnjëherë kaq i ngushtë mes dy vendeve”, deklaroi Barak, i cili filloi një vizitë zyrtare dyditore në Greqi, në kuadrin e afrimit të përshpejtuar të dy vendeve vitet e fundit.

“U angazhuam të thellojmë marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, duhet të përgatitemi për një gamë të gjerë situatash, të shohim drejt së ardhmes dhe të punojmë së bashku”, shtoi ministri izraelit i cili pritet të takohet më tej me kryetarin e shtetit Karolos Papulias dhe me kryeministrin Lukas Papadhimos.

“Ndërkohë që Greqia, tradicionalisht pro-arabe, e ka njohur Izraelin de jure vetëm në vitin 1991, të dy vendet po përpiqen të fitojnë kohën e humbur”, theksoi Avramopulos, duke shprehur “zgjedhjen dhe angazhimin e Greqisë për thellimin e aleancës me Izraelin në emër të miqësisë, paqes dhe stabilitetit për të gjithë popujt e rajonit”.

Ai theksoi se ky bashkëpunim “i ndershëm dhe i sinqertë nuk drejtohet kundër askujt”, duke aluduar për Turqinë, ish-aleate e shtetit hebre në rajon përpara një keqësimi të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

“Përkundrazi, ky bashkëpunim mund të krijojë burime të tjera pasurie për të gjithë rajonin”, këmbënguli Avramopulos ndërkohë që Greqia e përfshirë në krizën e borxhit pret arritje ekonomike nga afrimi me Izraelin dhe po përgatitet të hyjë në garën për shfrytëzimin e naftës dhe gazit e filluar së fundmi në Mesdheun Lindor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Një koment

  1. Pervec ngjyrave te perbashketa te flamurit, kjo aleance nuk ka asnje harmonizim tjeter!!! Me duket budallallek!

Komentet janë të mbyllura.