Sarkozi nuk ndalet kundër Turqisë


Turqia reagon ndaj nismave të Sarkozisë

 

Sarkozi nuk njeh kufi në qëndrimin e tij kundër Turqisë.

Presidenti francez shtypi butonin për zbatimin në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian të projektligjit lidhur me pretendimet armene të miratuar në parlamentin e tij dhe që tani i ka kaluar për shqyrtim e miratim senatit.

Kurse reagimi i Ankarasë ishte i menjëhershëm.

Ministri i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh tha: “Gjepurat e tij po i ndjek nga afër e gjithë bota”.

Ministri turk i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh (Egemen Bağış), priti në një takim të veçantë Kryetarin e Këshillit Konsultativ, Rene van der Linden, i cili ndodhet në Ankara me rastin e 400-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Holandë.

Gjatë audiencës Baësh iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin dhe foli me një gjuhë të ashpër për përpjekjet e Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, për të përhapur në të gjithë Evropën projektligjin francez që përmban pretendimet armene.

“Gjepurat që po bëjnë momentalisht politikanët francezë për shkak të riskut të humbjes së zgjedhjeve që po afrojnë dhe të tablosë pesimiste ku gjenden, po ndiqen nga afër nga e gjithë bota. Nuk mendoj që kjo përpjekje e Francës do të vlerësohet seriozisht nga vendet e Bashkimit Evropian”, tha Egemen Baësh.

Kryenegociatori Baësh vlerësoi edhe fjalët kryeministrit të Algjerisë, i cili kishte kërkuar “mos-bërje të politikës me gjakun e algjerianëve”.

“Nga deklarata e fundit që kryeministri algjerian, të cilën ai e bëri i ndodhur nën një presion të madh, kuptojmë përpjekjet për t’u përjetuar algjerianëve sindromën e Stokholmit. Por falë Zotit politikanët e mençur të Algjerisë bënë deklarata në cilësinë që korrigjojnë kryeministrin e tyre në lidhje me këtë çështje”, sqaroi Baësh.

Baësh iu drejtua edhe Armenisë duke thënë: “Ja sheshi, ja mejdani”, dhe përsëriti thirrjen në adresë të këtij vendi për të hapur arkivat.

__________________________________________

Nisma e Francës për të bërë pjesë të axhendës së Bashkimit Evropian projektligjin, që parashikon dënim për mohimin e pretendimeve të pabaza armene rreth ngjarjeve të vitit 1915, u prit me reagime të nivelit të lartë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, pasi theksoi se kjo çështje mes Turqisë dhe Francës është zgjatur shumë dhe se duhet zgjidhur në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, paralajmëroi Parisin që çështja në fjalë të mos ngrihet në nivelin e BE-së.

“Tani këtë çështje duhet t’ia lëmë mirëkuptimit reciprok të të dyja vendeve”, tha Buzek.

Kreu i PE-së u shfaq përpara kamerave të mediave ndërkombëtare në Bruksel dhe foli për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ai vuri në dukje se procesi i negociatave të Turqisë nuk është bërë pre e standardit të dyfishtë dhe se kriteret e Kopenhagës janë të vlefshme për të gjitha vendet kandidate.

Edhe pse tërhoqi vëmendjen mbi divergjencat, që ekzistojnë brenda Unionit në çështje si Qiproja dhe përpjekjet për demokratizim në Turqi, Buzek nënvizoi se këto gjëra janë të zakonshme në shoqëritë demokratike.

Advertisements

2 komente

  1. Tani qe po rrezikon zgjedhjet, mua me duket sikur Sarkozi eshte bere histerik, saqe nuk po arsyeton drejte ne lidhje me marredheniet e diplomatike France-Turqi! Akoma se ka kuptuar Presidenti qe nuk eshte ky momenti per tu marre me Turqine?!

  2. Eshte nje model politik qe pergjithesisht shtetet “demokratike” e perdorin shpesh, terheqin vemendjen e emigranteve per te fituar vota dhe me pas ndjekin politika anti-emigracion.

Komentet janë të mbyllura.