A e njihni Ota Bengan?


Ota Benga u kap në Kongo prej një studiuesi evolucionist, të quajtur Samuel Verner, në vitin 1904. Ky vendas, emri i të cilit në gjuhën e tij do të thoshte “mik”, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por ai u lidh me zinxhirë si një kafshë, u fut në një kafaz dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, shkencëtarët evolucionistë e futën në një kafaz me lloje të ndryshme majmunësh në Panairin Botëror të Shën Luisit dhe e ekspozuan si “hallka lidhëse më e afërt me njeriun”.
Dy vjet më vonë, atë e çuan në kopshtin zoologjik të Bronksit në Nju Jork dhe e ekspozuan bashkë me disa shimpanze, një gorillë të quajtur Dinah dhe një orangutang të quajtur Dohung si “paraardhësit më të vjetër të njeriut”. Drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, Dr. William T. Horniday, mbante ligjërata të gjata për krenarinë që i falte “hallka që mungon” dhe vizitorët e trajtonin Ota Bengën në kafazin e tij si një kafshë të zakonshme. Në një numër të gazetës “New York Times”, botuar në atë kohë, qëndrimet e vizitorëve përshkruheshin kështu:

Kishte rreth 40000 vizitorë në park të dielën. Pothuajse të gjithë, burra, gra e fëmijë, u drejtuan për nga kafazi i majmunit për të parë atë që ishte në qendër të vëmendjes në park: njeriun e egër nga Afrika. Ata e ndiqnin pas nëpër park gjithë
ditën, duke angullirë, përqeshur, ulëritur. Disa prej tyre e shponin në brinjë, të tjerë
e pengonin që të rrëzohej e të gjithë talleshin me të. Numri i 17 shtatorit 1906 i
“New York Journal” shkruante se kjo bëhej për të vërtetuar evolucionin, por, njëkohësisht,  gazeta në fjalë e kritikonte ashpër si një padrejtësi dhe mizori të madhe me këto fjalë: Këta njerëz pa tru e pa e vrarë shumë mendjen, kanë ekspozuar në një kafaz majmunësh, një xhuxh të vogël nga Afrika. Qëllimi i tyre, ndoshta, ishte të ngulitnin ndonjë mësim të thellë për evolucionin.

Në fakt, i vetmi rezultat i arritur ka qenë ruajtja e përçmimit për racën afrikane, e cila meriton të paktën simpati dhe mirësi nga të bardhët e këtij vendi, pas gjithë
atij brutaliteti që ka hequr në kurriz këtu… Eshtë turp dhe e neveritshme që të metat fizike të një qenieje njerëzore, të krijuar prej së njëjtës Fuqi që na ka
sjellë të gjithëve këtu dhe na ka dhuruar të njëjtat ndjenja dhe të njëjtin shpirt, të mbyllet në një kafaz me majmunë dhe të bëhet gazi i botës. Gazeta “New York Daily Tribune”, gjithashtu, i kushtoi hapësirë çështjes së ekspozimit të Ota Bengës në një kopsht zoologjik duke pasur për qëllim demonstrimin e evolucionit. Drejtori darvinist i kopshtit zoologjik u mbrojt në mënyrë krejt të paskrupullt: Ekspozimi i një pigmeni afrikan në të njëjtin kafaz me një orangutang në Parkun Zoologjik të Nju Jorkut javën e shkuar është bërë shkas për kritika të konsiderueshme.
Disa persona deklaruan se ka qenë një përpjekje nga ana e drejtor Hornideit për të demonstruar një lidhje të ngushtë mes zezakëve dhe majmunëve. Dr. Hornidei e mohoi një gjë të tillë. “Në qoftë se ai djalosh i vockël gjendet në kafaz”, u shpreh dr. Hornidei, “kjo ndodh sepse ai ndjehet më rehat atje dhe sepse ne s’kemi as
idenë më të vogël se çfarë të bëjmë tjetër me të. Ai s’është i burgosur në asnjë kuptim të fjalës, vetëm se askush nuk do të mund të thoshte se do të ishte gjë me mend ta linim të sorollatej nëpër qytet pa dikë që ta kishte nën kujdes.”

Ekspozimi i Ota Bengës në kopshtin zoologjik bashkë me gorillat, si të ishte kafshë, krijoi shqetësim në shumë qarqe. Një numër fondacionesh iu drejtuan autoriteteve për ta ndaluar këtë gjë, duke thënë se Ota Benga ishte një qenie njerëzore dhe se të trajtohej në atë mënyrë ishte vërtet mizore. Njëra prej këtyre kërkesave doli në gazetën “New York Globe” të 12 shtatorit 1906 në këtë mënyrë:

Redaktorit të “Globe”:
Zotëri! Kam jetuar në Jug për disa vjet e si rrjedhim nuk i kam shumë për zemër zezakët, por them se ai është njeri. Mendoj se është turp i madh që autoritetet e këtij qyteti të madh ta lejojnë një pamje të tillë si ajo në Parkun e Bronksit: një djalë zezak, i ekspozuar në një kafaz majmuni…
E gjitha kjo puna e pigmenit duhet hetuar…
A.E.R.
Nju Jork, shtator, ora 12.

Etiketa: ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: