Darvini – A ishte ai shkaktari i vuajtjeve të shekullit XX?!


Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko… Disa prej këtyre diktatorëve i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje. Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën,
ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën vëllavrasjen, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit, gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit… Ishin aq mizorë sa ia vinin armën në kokë dikujt dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër.
Ky ishte shekulli XX që sapo e kemi lënë pas: njerëz që mbështetnin ide të papajtueshme e që e mbytën njerëzimin në dhembje e gjak për të mbështetur këto ideologji. Fashizmi dhe komunizmi zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i
bënë njerëzit të vuajnë ato ditë të zeza. Këto ideologji konsiderohen armike të përbetuara të njëra-tjetrës, por e vërteta është se ato ushqeheshin nga një burim i vetëm.
Falë tij, ato ishin në gjendje të bënin për vete një pjesë të madhe të shoqërive ku u shfaqën. Ky burim s’e ka tërhequr kurrë vëmendjen e opininit publik, por ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe u ka treguar përherë njerëzve
fytyrën e tij, në dukje, të pafajshme. Ky burim është filozofia materialiste dhe “përshtatja në natyrë e saj”, e cila njihet me emrin DARVINIZEM.

Darvinizmi u shfaq në shekullin XIX si përforcim i një miti, që i kishte rrënjët nga samerianët dhe grekët e lashtë, prej biologut amator Çarls Darvin. Që prej asaj kohe, Darvinizmi ka përbërë idenë themelore të gjitha ideologjive që i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi njerëzimit. Nën një maskë të ashtuquajtur shkencore, ai bëri të mundur që këto ideologji dhe masat praktike të marra nga mbështetësit e tyre të fitojnë një ligjshmëri të rreme. Me anë të kësaj ligjshmërie të rreme, teoria e evolucionit shumë shpejt u nda nga shkencat e biologjisë apo paleontologjisë dhe filloi të futej në fusha të tjera, si historia, politika, jeta shoqërore etj. Meqë disa prej pretendimeve të Darvinizmit mbështesnin një sërë
rrymash, që filluan të formohen në shekullin XIX, ai fitoi mbështetjen e gjerë të ndjekësve të këtyre rrymave. Në mënyrë të veçantë, njerëzit filluan të formonin idenë se ekziston “një luftë për mbijetesë” mes qenieve të gjalla në natyrë dhe, si rrjedhim, ideja se “i forti mbijeton dhe të tjerët humbin e shkojnë drejt zhdukjes” filloi të përdorej edhe për mendimin dhe sjelljen njerëzore. Kur pretendimi
i Darvinizmit, se natyra është një vend përleshjesh e konfliktesh, nisi të vlejë edhe për qeniet njerëzore, trilli i Hitlerit për të krijuar një racë superiore, pretendimi i
Marksit se “historia e njerëzimit është historia e luftës së klasave”, ideja kapitaliste që “i forti bëhet më i fortë në kurriz të më të dobtit”, kolonizimi i vendeve të botës së tretë nga vendet imperialiste dhe trajtimi i tyre në mënyrë çnjerëzore, bashkë me faktin që njerëzit me ngjyrë ende përballen me sulme e diskriminime racore, që të gjitha këto gjetën njëfarë justifikimi.
Pavarësisht se edhe vetë është evolucionist, Robert Rait (Robert Wright), autor i librit “The Moral Animal”, i përmbledh katastrofat që i ka sjellë historisë së njerëzimit teoria e evolucionit në këtë mënyrë:

Teoria evolucioniste, në fund të fundit, ka një histori të gjatë e mjaft të ndyrë në zbatimin praktik të saj në çështjet njerëzore. Pasi u përzie me filozofinë politike
në mbarim të shekullit XIX, për të formuar ideologjinë e njohur si “Darvinizmi Social”, ajo u shndërrua në lodër në duart e racistëve, fashistëve dhe kapitalistëve më të pashpirt.

Shumë njerëz besojnë se teoria e evolucionit, e paraqitur për herë të parë nga Çarls Darvini, është teori e mbështetur në prova të forta shkencore, vëzhgime e eksperimente. Por, meqë themeluesi i vërtetë i teorisë së evolucionit nuk është
Darvini, burimi i teorisë nuk përbën provë shkencore. Dikur në Mesopotami, kur sundonin fetë pagane, bestytnitë dhe mitet rreth zanafillës së jetës dhe universit
ishin të shumta: njëra prej tyre ishte besimi “evolucion”. Sipas eposit Enuma-Elish, që i përket periudhës së samerianëve, kishte ndodhur një përmbytje e furishme
dhe nga kjo lindën, papritur, perënditë e quajtura Lahmu dhe Lahamu. Sipas bestytnive, këto perëndi në fillim krijuan vetveten e më vonë, pasi u bënë universale, krijuan substanca dhe krijesa të tjera të gjalla. Me fjalë të tjera, sipas mitit samerian, jeta evoluoi dhe u zhvillua nga kaosi ujor i pajetë. Siç shihet, ky besim tregon një përputhje të madhe me pretendimin e teorisë së evolucionit se “gjallesat u krijuan dhe evoluan nga jo-gjallesat”. Nga kjo kuptojmë se ideja e evolucionit nuk e ka origjinën nga Darvini, por nga paganët samerianë. Më vonë, miti i evolucionit, gjeti më shumë hapësirë për t’u shtrirë në një qytetërim tjetër pagan, Greqinë e Lashtë. Filozofët e lashtë materialistë grekë e konsideronin materien si të vetmen gjë që ekzistonte. Ata iu kthyen mitit të evolucionit,
trashëgim i samerianëve, për të shpjeguar se si lindën gjallesat. Në këtë mënyrë, filozofia materialiste dhe miti i evolucionit u bashkuan në Greqinë e Lashtë. Që andej këto iu përcollën kulturës së Romës.

Këto dy koncepte, që e kanë prejardhjen nga kulturat pagane, u shfaqën në botën moderne në shekullin XIX. Disa mendimtarëve evropianë që studionin burimet greke të lashta u hyri në qejf materializmi. Ajo çka i bashkonte këta mendimtarë ishte se ata ishin kundërshtarë të fesë. Në këto rrethana, i pari që trajtoi teorinë e evolucionit në mënyrë të detajuar ishte biologu francez Lamark. Në teorinë e tij, që më vonë do të dilte e gabuar, Lamarku hodhi idenë që të gjitha gjallesat evoluan nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla gjatë gjithë jetës së tyre. Një nga ata që përsëritën pretendimet e Lamarkut, me shumë pak ndryshime, ishte Çarls Darvini.
Darvini e paraqiti këtë teori në librin e tij “Origjina e llojeve”, të cilin e botoi në Angli, më 1859. Në këtë libër, miti i evolucionit, që e kishte origjinën në Samerinë e
lashtë, u paraqit i detajuar. Ai pretendonte se të gjitha llojet e gjallesave rrjedhin nga një paraardhës, i lindur në ujë rastësisht dhe se ato kanë evoluar nga njëra-tjetra me ndryshime të vogla e të rastësishme. Pretendimi i Darvinit nuk u pranua nga të gjithë shkencëtarët e asaj kohe. Ekspertët e fosileve në veçanti ishin të vetëdijshën se pretendimi i Darvinit s’ishte gjë tjetër veçse pjellë e fantazisë, por pavarësisht nga kjo, teoria e Darvinit filloi të fitonte më shumë mbështetje nga qarqe të ndryshme me kalimin e kohës, sepse Darvini dhe teoria e tij siguruan bazën shkencore që u mungonte forcave që sunduan në shekullin XX.

Darvinizmi Social: përshtatja e ligjit të xhunglës në sjelljen njerëzore Një nga pretendimet kryesore të teorisë së evolucionit është bazimi i zhvillimit të gjallesave në “luftën për mbijetesë” në natyrë. Sipas Darvinit, në natyrë bëhet një luftë e pamëshirshme për mbijetesë, një konflikt i pashuar në jetë të jetëve. I forti gjithmonë e mposht të dobtin dhe kjo bën të mundur zhvillimin. Nëntitulli i
librit “Origjina e llojeve” e përmblidhte këtë pikëpamje:
“Origjina e qenieve të gjalla nëpërmjet seleksionimit natyror ose ruajtjes së racave të favorizuara në luftën për mbijetesë”.
Burimi i frymëzimit të Darvinit në lidhje me këtë çështje ishte libri i ekonomistit anglez Tomas Malthus, “Esé mbi parimin e popullsisë”. Ky libër tregonte se një e ardhme e zymtë e priste njerëzimin. Malthusi kishte llogaritur se po të mos ndërhyhej, popullsia njerëzore do të shtohej me një shpejtësi të llahtarshme. Shifrat do të dyfishoheshin çdo 25 vjet, por burimet ushqimore nuk do shtoheshin kurrësesi në të njëjtën masë. Po të ndodhte kjo, njerëzimi do të gjendej përpara rrezikut të përhershëm të urisë. Forcat që do ta mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësitë si luftrat, zia e bukës, sëmundjet etj. Shkurt, që të jetonin disa njerëz duhej të vdisnin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte “luftë e përhershme”. Darvini pohon se ishte pikërisht libri i Malthusit që e bëri të mendonte për luftën për ekzistencë:
Në tetor, 1838, d.m.th. 15 muaj pasi kisha filluar kërkimet e mia sistematike, rastisi të lexoja për zbavitje librin e Malthusit mbi popullsinë dhe meqë isha përgatitur mirë për të vlerësuar luftën për ekzistencë që vazhdon kudo në saje të vëzhgimeve të gjata e të vazhdueshme të zakoneve të kafshëve dhe bimëve, menjëherë më shkoi në mendje që në këto rrethana, prirja është që llojet e favorizuara do të ruheshin, kurse ato të pafavorizuara do të zhdukeshin. Rezultati i kësaj do të ishte formimi i qenieve të reja. Më në fund kisha një teori me të cilën të punoja.

Në shekullin XIX, idetë e Malthusit ishin përqafuar nga një publik i gjerë. Intelektualët evropianë të shtresave të larta i përkrahnin idetë e Malthusit.
Rëndësia që Evropa e shekullit XIX i dha ideve të Malthusit mbi popullsinë duket qartë në artikullin “Baza shkencore e programit nazist:Pastrimi i Racës”:
Në fillim të gjysmës së parë të shekullit XIX, kudo në Evropë, pjesëtarë të klasave sunduese mblidheshin për të diskutuar tok “problemin e popullsisë” të sapozbuluar e për të gjetur mënyra për zbatimin e urdhrit malthusian, për të rritur vdekshmërinë e të varfërve: “Në vend që t’u rekomandojmë pastërtinë të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytetet tona ne duhet t’i bëjmë rrugët më të ngushta, t’i mbushim shtëpitë me më shumë njerëz e të ndjellim kthimin e murtajës. Duhet t’i ndërtojmë fshatrat tona pranë pellgjeve me ujë të ndenjur e veçanërisht të nxisim popullimin e vendeve moçalore e të dëmshme për shëndetin”… E kështu me radhë… Si rezultat i kësaj politike mizore, i forti do të mundte të dobtin në luftën për mbijetesë dhe, në këtë mënyrë, popullsia që shtohej me ritme të shpejta do të arrinte një ekuilibër të pranueshëm. Në Anglinë e shekullit XIX, programi “Shtypni të varfrit” u vu në zbatim me të vërtetë. U krijua një sistem industrial, ku fëmijët tetënëntë vjeçarë detyroheshin të punonin 16 orë në ditë në minierat e qymyrit e ku mijëra vdisnin nga kushtet e këqija. “Lufta teorike për mbijetesë” që për teorinë e Malthusit ishte e domosdoshme, detyroi miliona të varfër në Angli t’i nënshtroheshin një jete të mbushur me vuajtje.

Darvini, nën ndikimin e Malthusit, e vuri në zbatim këtë pikëpamje në të gjithë natyrën dhe propozoi që kjo luftë, e cila në fakt ekzistonte, do të fitohej nga më i forti e më i zoti (d.m.th. ai që përshtatej më mirë).

Advertisements

Etiketa: , , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: