Në kujtim të librit “Muri” të Sartrit (botuar në 1939)


Muri – Historia e tri të arrestuarve dhe të dënuarve me vdekje, një natë përpara dënimit të tyre, lufta psikologjike dhe dëshira për të jetuar, i shtyn ata në limitet e mendimit. Ngjarjet zhvillohen në Spanjën e diktatorit Franko, kur ai tashmë pothuajse e kishte marrë pushtetin. Vepra u botua në vitin 1939, si një “mur” ndërmjet botës që po lihej pas dhe asaj që do fillonte e do të njihej si Lufta e Dytë Botërore.

Franko organizoi lëvizjen “Falange” në Spanjë me përkrahjen e fashistëve, Hitlerit e Musolinit, dhe i shkaktoi vuajtje të mëdha e shtypje popullit të Spanjës. Frankoja e futi popullin e tij në luftë civile, duke nxitur vëllain kundër vëllait, babain kundër të birit. Gjatë luftës civile në Spanjë, mesatarisht 250 njerëz në ditë vriteshin në Madrid, 150 në Barcelonë dhe 80 në Sevilje. U kryen edhe shumë ekzekutime që u ngulitën fort në kujtesën e njerëzve. Masakra të pamëshirshme kryheshin në të
gjithë vendin. Në një fshat të vogël malor në veri të Madridit, 31 fshatarë u arrestuan, sepse nuk kishin votuar për Frankon dhe, nga këta, 13 u nxorën jashtë fshatit me kamion dhe u vranë në anë të rrugës. Fashistët hynë në një qytet pranë Seviljes, me një popullsi prej 11.000 banorësh dhe vranë më shumë se 300 njerëz. Si pasojë e ngjarjeve të dhunshme që vazhduan në këtë mënyrë, rreth 800.000 njerëz u vranë në luftën civile dhe 200.000 të tjerë u ekzekutuan me urdhër të Frankos.

Miliona u plagosën apo u gjymtuan. Frankoja i dhuroi Hitlerit popullsinë e një
fshati të tërë për të provuar armët e tij! Përkrahësit më të flaktë të Frankos në luftën civile ishin Hitleri dhe Musolini. Franko nuk e la përkrahjen e aleatëve të tij pa e shpërblyer: ai bëri një nga marrëveshjet më mizore e më të pamëshirshme në të
gjithë historinë, duke u dhënë nazistëve për dhuratë qytete të vogla si Guernika, për të provuar armët e tyre të reja.
Në mëngjesin e 5 majit 1937 banorët e qytetit të vogël të Guernikës u zgjuan për të parë vdekjen që e sollën aeroplanët bombardues gjigandë dhe tonelatat me
bomba, mrekullitë e reja të teknologjisë naziste. Qyteti i vogël ishte lënë nga Frankoja që të bënin prova aeroplanët e nazistëve. Kjo ngjarje ishte vetëm një nga frytet e asaj filozofie të çmendur që i konsideronte qeniet njerëzore si kavie laboratori. Kjo filozofi, që la mijëra njerëz të vdesin vetëm e vetëm që të provohej fuqia e armëve të saj dhe që gjymtoi, dëmtoi e torturoi mijëra të tjerë, është e gjallë ende sot, e fshehur pas maskave të ndryshme.

 

Advertisements