VEPRAT TURKE JASHTË TURQISË


Veprat turke jashtë Turqisë

Ballkani përbën një gjeografi tepër të rëndësishme ku gjate tërë historisë është bërë ambient për qytetërime të ndryshme. Në Ballkan gjenden në mënyre të dendur vepra të turqve që kanë mbetur jashtë kufijve të Republikës Turke.

Ballkani përbën një gjeografi tepër të rëndësishme ku gjate tërë historisë është bërë ambient për qytetërime të ndryshme. Në Ballkan gjenden në mënyre të dendur vepra të turqve që kanë mbetur jashtë kufijve të Republikës Turke. Ai është një gadishull që gjendet në juglindje të Kontinentit Evropian. Në perëndim kufizohet me detin Adriatik në jugë nga deti Mesdhe në lindje deti Egje dhe detet Marmara e Deti i Zi.

Si kufij te veriut të Ballkanit pranohen lumenjtë e Danubit dhe të Dravës. Ardhja e turqve në Ballkan është realizuar prej Detit te Zi më anë të fiseve të hunëve, avarëve, bullgarëve, peçenekëve dhe kumanëve. Kurse themelet mbetëse të turqve në Ballkan u hodhën prej turqve Osmane në shekullin e XIII. Kjo periudhë fillon në vitin 1354 me daljen në Gelibolu të Sulejman Pashait, djalit të Sulltanit Osman, Orhan Gazit i cili për këtë arsye e pati marre titullin:” Fatihu i Rumelisë “Me pas Sulltani Osman Murati i I-rë e vazhdon avancimin pas vitit 1362 kur merr Edrenenë dhe me mundjen që ai i bëri 3 ushtrive ballkanike në vitet 1364,1371dhe 1389 i vuri vulën turke Ballkanit.

Murati i I-rë i cili në vitin 1389 në Kosovë i mundi ushtritë e ballkanike, bie edhe vetë dëshmor në këtë Luftë. Dhe me këtë luftë të fundit të Sultan Muratit të I-rë Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria si dhe një pjese e madhe e Greqisë u futen nën sovranitetin turk. Në kohën e djalit të tij Sulltan Bejazitit të Rrufeshëm (Yıldırım Bayazit) turqit e kalojnë lumin e Danubit dhe në vitin 1391 Principata e Rumanisë së Jugut që njihej me emrin Eflak futet nën sovranitetin osman. Pas një viti u mor edhe Selaniku.

Në vitin 1396 ushtritë që përbëheshin nga një pjesë e ushtrive evropiane pësojnë një disfatë të madhe në Nikropol (Niğbolu). Përsëri në vitin 1444 Sulltani Osman Murati i II-të i mund ushtritë e bashkuara të Evropës. Dhe beteja e II-të e Kosovës e fituar në vitin 1448 bëri që turqit të mbesin në mënyrë të përhershme në këtë rajon. Në vitin 1453 Sulltan Mehmet Fatihu e merr Stambollin dhe kur ai vdes në vitin 1481, Krimea, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnje –Hercegovina, Shqipëria dhe Greqia ishin futur në tokat e Shtetit Osman. Dhe kur në vitin 1526 Sulltan Sulejman Kanuniu fiton betejën e Mohaçit edhe Hungaria futet nën sovranitetin Osman. Kështu në Ballkan do të fillojë një periudhe paqeje e cila do të vazhdojë për 300 vjet me radhe. Dhe si rezultat i kësaj paqeje që do të quhet “Pax Otomania“ veprat e turqve në këtë rajon do të ndërtohen në mënyrë të dendur. Faktori kryesor që përcaktonte kufijtë e Rumelisë në Veri ishte lumi i Danubit. Edhe pse në veri të Danubit turqit kishin shtënë në dore rajone të rëndësishme ato në fakt ishin bërë rajone tampon për të mbajtur në dorë rajonet kryesore. Dhe ndërsa sot nuk ekziston ndonjë vepër e turqve në veri të lumit të Danubit, në jug ekzistojnë me mijëra.

Kështu në Ballkan u ndërtuan hane, hamame, medrese, xhami, ura si dhe godina për funksione të ndryshme duke përbëre shembuj të kulturës së turqve. Shteti Osman i cili kishte vendosur sovranitetin e tij në tre kontinente qysh nga shekulli i 14-të e deri në shekullin e 20-të, pra për 5 shekuj me radhë ka treguar ekzistencën e tij në Ballkan dhe kjo tregon qartë se çfarë trashëgimie ka lenë ai prapa. Këto vepra janë nga një trashëgimi e pashoqë që shpjegojnë botëkuptimin e një kulture, një qytetërimi, një arti dhe historie. Është e natyrshme që kjo trashëgimi e përbashkët kulturore përben edhe një identitet të shoqërive që jetojnë në atë rajon siç ishin ato shqiptare, boshnjake, pomake dhe te tjera. Pa dyshim që në aventurën mijëra vjeçare të turqve në Ballkan ata krijuan një mentalitet historik dhe qytetërim të përbashkët midis shoqërive myslimane dhe ato përbejnë në të njëjtën kohë edhe dëshmi arkitektonike të shembujve të kulturës të të jetuarit që turqit i patën ofruar njerëzimit.

Atmosfera e paqes dhe e qetësisë në Ballkan fillon të prishet pas vitit 1683. Traktati i Paqes së Karlovacit, përben fazën e parë të humbjes se këtyre tokave prej turqve. Dhe me pas me marrëveshjen e Berlinit dhe të Luftërave te II-ta Ballkanike një pjese e madhe e tokave të Rumelisë dolën nga duart e turqve.

Si pasojë e luftërave në Ballkan si dhe të luftërave të tjera deri sot, nga 15787 vepra turke arkitektonike të regjistruara, sot kanë mbetur në këmbë vetëm 10.5 % e tyre. Në rast se i hedhim një vështrim veprave turke në Ballkan, do verejmë se veprat në Maqedoni, Bosnje–Hercegovine dhe në Kosove, janë ruajtur më mirë së nëpër vendet e tjera. Shkatërrimi i veprave turke nëpër vende ku jetojnë pakica turke apo myslimane ose si në Serbi, Hungari, Bullgari, Mal i Zi dhe Kroaci ku ata i kane braktisur fare, është shumë i madh.

Advertisements

Një koment

Komentet janë të mbyllura.