Gazetaria divulgative dhe spekulative


B.K.

Diskutohet shpesh mbi ate se cfare te mirash sjell liria e shtypit per nje shoqeri, se cilat jane perparesite e saj dhe cfare ndikimi ka ajo ne perparimin dhe emancipimin e mendimit te lire.

Por, mendoni se sa pak shkruhet per gazetarine divulgative dhe spekulative, sigurisht edhe per ate “injorante”, e cila nga papjekuria ben gabime dhe nuk dallon dot lajmin nga thashethemet.

Ne jemi te prirur qe te mbeshtesin ato institucione qe i quajme “te shenjta”, por, po sikur shenjteria e ketyre institucioneve te na cenoj ne?

Kur je pjese e ngjarjes e kupton se sa te genjeshtra jane ato qe thuhen dhe ne te njejtin moment ndjen ndjesine e reagimit dhe rrefuzimit te ketij realiteti. Ne lindim dhe rritemi me idene e informacionit dhe shperndarjes se informacionit. Gjate rruges aktore te ndryshem perpiqen te na bindin se informacioni qe marrim prej tyre eshte i vertet, te gjitha mediat perpiqen qe ta theksojne kete pjese, madje jo vetem mediat por te gjitha institucionet qe merren me lajmin apo reklamen.

Megjithate, skepticizmi yne duhet te aktivizohet pikerisht ne ate moment kur na thone se cdo gje qe thuhet ne media eshte e vertete, pikerisht atehere kur na thuhet se “lajmi i pare” eshte tek filan media apo gazete. Ne kete moment duhet te ruhemi edhe me tej, sepse eshte pikerisht lajmi i pare ose media e pare qe e jep lajmin, ajo e cila luan me rriskun e keqperdorimit te lajmit apo informacionit.

“Te besosh lajmin e pare do te thote te besosh, vetem njeren pale”, keshtu dikur e niste leksionin e tij ne auditor nje gazetar i njohur i medias italiane.

Ne duhet te analizojme e te besojne vetem ate te vertet, per te cilen bindemi se mund te jete e tille…dhe kjo vetem nepermjet fakteve te qarta.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: