MIOPIZMI I “RENDIT” TË SHTHURUR, PËRBALLË NGJIZJES AKADEMIKE


Tirana Observer, 21 janar

Bledar Komina

Miopi më i madh që ka parë historia sigurisht në një rrafsh sendërtimi mendimesh është “narcisti”, ku përballë një pasqyre reale ndërtonte paralele optike irreale. Aty ku shteti nëpërmjet institucioneve të tij apo duke përdorur institucionet e tij për të mbrojtur interesat e qeveritarëve, përdor dhunën policore si mjet zgjidhjeje, aty vdes ligji, por i duhet vënë faji shtetit apo individëve?

Aty ku dhuna përdoret si mjet dhe si institucion, prej aty prodhohen vetëm veprime antisociale…kështu shteti falimenton së qenuri shtet dhe lind diktatura policeske.

Në krahun tjetër duhet shtruar edhe pyetja se sa të denjë jemi ne për të zbatuar rregullat dhe ligjet, sepse sot të rinjtë jetojnë me trendizmat dhe dandizmat e thyerjes së rregullave? Kështu që automatikisht na lind një pyetje: A do ndërtojmë një shtet që shkon “a posse ad esse” (lat. nga mundësia drejt nevojave aktuale) apo, drejt një shteti “ad hominem” (lat. që shkon drejt njeriut) dhe jo ndërtimit të institucioneve? Për këdo individ që zotëron sa do pak pushtet përgjigja është e njohur, ndërsa për ata që e shikojnë pushtetin si skllav dhe shërbëtor të të mirave publike, përgjigja mbetet një e panjohur e pranuar.

Universitetet private si dhe ato publike janë një e mirë sociale, që në vitet e fundit në Shqipëri i janë bashkuar një lëvizjeje akademike për të përmirësuar nivelin shkollor të popullsisë shqiptare. Ngjizja akademike e shqiptarëve sigurisht për mendimin tim është shumë larg asaj që duhet të ishte dhe kjo ka ardhur për shumë arsye, të cilat nuk pretendoj t’i trajtojë në këtë shkrim, por mund të them se “të gjitha të mira publike në një shtet demokratik gëzojnë statusin e arritjeve të vecanta” dhe duhen trajtuar si pasuri kombëtare. Edhe shikuar në këndvështrimin ekonomik benefitet që përftojmë prej kësaj të mire, janë një zhvillim paralel por në antitezë me atë që shteti nuk u ofron dot të rinjve shqiptarë, pra me alternativat e munguara.

Këto ditë dëgjova dhe lexova nga mediat dhe shtypi shqiptar se në një universitet privat kishte ndodhur “gjëma”, se ishte rrahur një student, sigurisht nuk marr rolin e hetuesit apo gjyqtarit, por në këndvështrimin tim këto fenomene janë shumë të vështira e të rënda, por nuk janë sporadike për shtetin në të cilin jetojmë, ashtu sic edhe në universitetet publike shpeshherë flitet për pedagogë të papërgjegjshëm, që marrin rryshfete e që ngacmojnë studente, apo këto të fundit që ngacmojnë pedagogët, e jo më të flasim për arsimin parauniversitar ku nxënësit dhunojnë me mjete nga më të ndryshme bashkëmoshatarët e tyre brenda institucioneve. Parë në këtë këndvështrim situata është e qartë dhe nuk favorizon askënd, por parë në këndvështrimin se universitetet shqiptare nuk dalin dot nga guacka e një akademizmi të “falsifikuar”, sigurisht që më bën pesimist. A duhet ta përgjithësojmë këtë situatë apo ta kampionizojmë? Si studiues dhe gazetar i vjetër them se tendeca jonë është kampionizimi dhe jo standardizimi pasi kjo e fundit sjell panik dhe frikë, që janë edhe më të këqija se sa vetë ngjarja.

Diskutohet shpesh mbi atë se cfarë të mirash sjell liria e shtypit për një shoqëri, se cilat janë përparësitë e saj dhe cfare ndikimi ka ajo në përparimin dhe emancipimin e mendimit të lirë. Por, mendoni se sa pak shkruhet për gazetarinë divulgative dhe spekulative, e cila nga papjekuria bën gabime dhe nuk dallon dot lajmin nga thashethemet. Ne jemi të prirur që të mbeshtesim ato institucione që i quajmë “të shenjta” por, po sikur shenjtëria e këtyre institucioneve të na cenoj ne? Kur je pjesë e ngjarjes apo ndodhisë e kupton se sa të gënjeshtra janë ato që thuhen në krahasim me realitetin tënd si dëshmitarë, dhe në të njëjtin moment ndjen ndjesinë e reagimit dhe rrefuzimit të këtij realiteti. Ne lindim dhe rritemi me idenë e informacionit dhe shpërndarjes së informacionit. Gjatë rrugës aktorë të ndryshëm përpiqen të na bindin se informacioni që marrim prej tyre është i vërtetë, të gjitha mediat përpiqen që ta theksojnë këtë pjesë, madje jo vetëm mediat por të gjitha institucionet që merren me lajmin apo reklamen.

Megjithatë, skepticizmi ynë duhet të aktivizohet pikërisht në atë moment kur na thonë se cdo gjë që thuhet në media është e vërtetë, pikërisht atëherë kur na thuhet se “lajmi i parë” është tek filan media. Në këtë moment duhet të ruhemi edhe më tej, sepse është pikërisht lajmi i parë ose media e parë që e jep lajmin, ajo e cila luan me rriskun e keqpërdorimit të lajmit apo informacionit. Fatkeqësi edhe më e madhe se kjo është të mbështetesh vetëm në lajmin e parë dhe të mos e ndjekësh më në thellësi problemin. Në këtë rast kemi keqpërdorim, divulgim dhe spekullim.

“Të besosh lajmin e parë do të thotë të besosh, vetëm njërën palë”, kështu dikur e niste leksionin e tij në auditor një gazetar i njohur i medias italiane.

Ne duhet të analizojmë e të besojmë vetëm atë të vërtetë, për të cilën bindemi se mund të jetë e tillë…dhe kjo vetëm nëpërmjet fakteve të qarta.

Etiketa:

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: