80% e fëmijëve në Shqipëri janë të regjistruar në Facebook


Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nëpërmjet një hulumtimi të bërë nëpër shkolla të ndryshme 9-vjeçare në kryeqytet dhe në rrethe ka konstatuar se mbi 80% e fëmijëve janë të regjistruar në ‘Facebook’.

Gjithashtu ata kanë konstatuar se këta fëmijë janë kryesisht nxënës të klasave të pesta apo të gjashta, në një kohë kur dihet që mosha minimale për t’u regjistruar në një rrjet social siç është ‘Facebook’ apo ‘Messenger’ është mbi 13 vjeç.

Një tjetër konstatim ka të bëjë me faktin se këta të mitur disponojnë një numër të konsiderueshëm miqsh, të cilët sigurisht pjesën më të madhe të tyre nuk e njohin fare. Por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin se midis të vegjëlve dhe prindërve të tyre ekziston një hendek teknologjik, si nga ana teknike dhe nga ajo kulturore, çka vështirëson komunikimin midis tyre.

Advertisements

5 komente

Komentet janë të mbyllura.