Despotizmi i demokracisë?!


Bledar KOMINI

Periudha pas viteve ’90-të, veçanërisht për Evropën, përbën një periudhë cilësisht të re. Qysh nga viti 1917, kur në Rusi triumfoi revolucioni bolshevik e deri në vitin 1989, kur socializmi u shpërbë dhe u përmbys, Evropa ka qenë arenë e luftës midis dy sistemeve të kundërta. Veçanërisht pas krijimit të kampit socialist pas Luftës së Dytë Botërore, kjo ndeshje mori përmasa të gjera dhe të shumanshme. Për rrjedhim, edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të kësaj periudhe në mënyrë të natyrshme do të pasqyronin këtë ndeshje gjigantësh, siç ishin dy kampet. Rrjedhojë e kontradiktave të ashpra midis dy sistemeve ka qenë dhe lindja e zgjidhja e konflikteve të ndryshme në gjirin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Për 50 vjet bota jetoi me frikën e luftës bërthamore. Morali i luftës u përligj me me terma të tillë si: liria, demokracia, socializmi, revolucioni permanent, utopizëm, etj.

Kriza kubane e çoi botën buzë greminës së kasaphanes përgjithshme. Në krye të dy kampeve qëndronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik. Veçori e periudhës së kontradikatave midis tyre është fakti se ata për 50 vjet nuk u ndeshën asnjëherë ballë për ballë, por gjithmonë në periferi. Ishin vendet e vogla ato që u bënë fusha eksperimentimi dhe ndeshjesh midis tyre. Vietnami, Afganistani, Angola, Kili, Iraku, Palestina etj., janë disa nga fushëbetejat ku të mëdhenjtë provuan për 50 vjet forcën dhe armët e tyre. Përmbysja e socializmit dhe përpjekjet për krijimin e një tipi të ri marrëdhëniesh ngjallën dhe vazhdojnë akoma të ngjallin tek miliona njerëz dhe popuj shpresa të mëdha për krijimin e një bote të re pa konflikte, mosmarrëveshje, ku të sundojë harmonia dhe konsensusi i përgjithshëm. Këto shpresa kanë qënë dhe janë të mëdha veçanërisht tek popujt dhe shtetet e vegjël dhe të pazhvilluar.

Krahas kësaj, periudha e viteve 1990-2001 është ndeshur dhe me ngjarje e dukuri në marrëdhëniet ndërkombëtare, që janë shoqëruar me zhgënjime tek miliona njerëz. Ka qenë dhe është propaganda ajo që deri tani e ka minimizuar domethënien dhe thelbin e këtyre ngjarjeve. Esenca e kësaj propagande, këto ngjarje, i ka paraqitur si pasoja të luftës së ftohtë, si mbeturina të të menduarit komunist, si kalimtare etj. Po ashtu edhe ngjarjet e fillimit të shekullit të XXI, e vendosën moralin ndërkombëtar përballë luftës për “përhapjen e demokracisë dhe lirisë” fillimisht në Afganistan dhe më pas në Irak. Shumë politologë e kanë quajtur këtë kohë edhe si një despotizëm të demokracisë.

Etiketa: , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: