Politikat e dinjitetit


ThmoasFrid

Thomas Friedman

Poshtërimi është forca më e nënvlerësuar në politikë. Njerëzit mësohen me urinë, vështirësitë dhe dhimbjet….

Të nderuar zotërinj: Ju mund të mendoni se situatat në Egjipt dhe Rusi nuk kanë asgjë të përbashkët. Thellohuni pak më shumë. Këto dy vende kanë histori plotësisht të ndryshme. Por pasi vizitova këto dy vende javët e fundit, unë mund t’ju them se ato kanë një gjë shumë të madhe të përbashkët: shpërthimet politike në të dyja vendet nuk janë drejtuar nga një ideologji e veçantë, por nga emocionet më njerëzore: kërkesat për dinjitet dhe drejtësi. Poshtërimi është forca më e nënvlerësuar në politikë. Njerëzit mësohen me urinë, vështirësitë dhe dhimbjet. Ata janë mirënjohës për punë, makina dhe përfitime. Por nëse njerëzit detyrohen të jetojnë për një kohë të pacaktuar brenda një loje të manipuluar që valëvitet përpara fytyrës së tyre duke i bërë ata të ndihen si kafshët, që mund të kalohen nga një lider tek i biri, apo nga një politikan në një tjetër, në fund ata do të shpërthejnë. Këto janë emocionet që ndezën kryengritjet në Kajro dhe në Moskë. Ato nuk kalohen dot lehtë dhe kjo është arsyeja pse ju jeni shumë më në vështirësi nga sa mendoni.??A keni parë ju zotërinj videot amatoriale që qarkullojnë në Rusi këto ditë? Një nga të preferuarat e mia është bërë nga dy rusë ish-parashutistë, tashmë të kthyer në këngëtarë, dhe është postuar në “YouTube” me titullin “Veteranët rusë të aviacionit kundër Vladimir Putin”. Teksti i tyre lidhej direkt me ju, zoti Putin, në prag të njoftimit të datës 24 shtator se Presidenti Medvedev do të jepte dorëheqjen dhe do të hapte rrugën për ju dhe partinë tuaj (tani e njohur gjerësisht si “parti e hajdutëve”) për të kandiduar për president për dy mandate gjashtëvjeçare – pra 12 vjet të tjera! Rusët menjëherë filluan të llogarisnin se sa do të ishin ata kur do të mund të shihnin vendin e tyre të udhëhequr nga dikush tjetër, zoti Putin. Ishte dëshpëruese, aq më shumë nga fakti se, sikurse zoti Medvedev pohoi, “tregtia” juaj ishte planifikuar kohë më parë. Megjithatë, askush tjetër nuk ishte pyetur, dhe ju të dy nuk morët mundimin për të dhënë një arsyetim se përse Putin duhet të ishte dhe 12 vite të tjera në krye të vendit… Nuk është çudi që kënga e ish-parashutistëve drejtuar Putinit ishte e gjitha për dinjitetin: “Ju jeni ndryshe nga unë, / një njeri dhe jo Zot / Unë nuk jam ndryshe nga ju, / një njeri. Ne nuk do ju lejojmë më të gënjeni. / Ne nuk do ju lejojmë të vazhdoni vjedhjen. / Ne jemi trupa të lirë që mbrojnë atdheun.”??Aleksei Navalny, aktivisti i cili ndihmoi vazhdimin e mitingjeve kundër jush, më tha se asgjë nuk i nxiti protestat më shumë se përvoja e përditshme e moskovitëve që duhet të qëndrojnë të ngujuar në trafik, ndërsa një makinë me një dritë blu që mbante disa miq të Putinit kalonte me shpejtësi. “Kjo është e gjitha për dinjitetin”, tha Navalny. “Cilët janë këta njerëz? Pse nuk kujdesen për të drejtat tona? Kjo nuk ka rëndësi fare se çfarë karriere keni ndërtuar. Ju duhet të qëndroni në trafik, teksa këta njerëz dhe bijtë e tyre kalojnë me dritat e tyre blu.”??Z. Putin, ju keni arritje të konsiderueshme. Gjatë tetë viteve tuaja të para si President, duke filluar në vitin 2000, ju stabilizuat një Rusi në kolaps dhe mbikëqyrët daljen e një klase të madhe të mesme urbane. Pa dyshim, ju nuk e keni arritur këtë me transparencë, pasi ajo u arrit me anë të korrupsionit, tejet i përhapur, dhe eksportimit të naftës. Por si rrjedhim u shfaq një klasë e mesme reale, me profesionistë dhe sipërmarrës. Ata janë pasardhësit e rastësishëm të politikës suaj, ndoshta “e para klasë e pavarur politike në historinë moderne ruse”, thotë Max Trudolyubov, redaktori i gazetës “Vedomosti”, dhe tani ata duan një zë në të ardhmen e tyre.
A keni folur kohët e fundit me Mikhail Dmitriev, presidentin e Qendrës së Studimeve Strategjike? Ai ka qenë duke bërë grupet e fokusit që nga viti 2009. Dmitriev ka zbuluar se protestat anti-Putin nuk mbahen nga të papunët, por nga “një pjesë shumë e aftë e popullsisë ruse”, që ndihet sikur “shoqëria ruse është një autostradë me dy korsi, me një korsi për individë të privilegjuar të afërt me pushtetin shtetëror, me ligjet e tij ose mungesën e tyre, dhe një korsi për pjesën tjetër të popullsisë. “??Duke filluar në vitin 2009, thotë Dmitriev, grupet e tij të fokusit filluan të tregojnë se “anëtarët e klasës së re të mesme, të pasur dhe vetërespektues”, ndihen sikur “ata nuk janë të njohur si individë që meritojnë të drejtën të trajtohen të barabartë me gjithë të tjerët.” Një frazë, thotë ai, “papritmas u shfaq në të gjithë vendin”: “Ne nuk jemi kafshë”. Kjo, thotë ai, është kur kuptohet se është “një çështje dinjiteti dhe respekti për veten.”??Kjo luftë midis jush dhe rezultateve aksidentale do të luhet për një kohë të gjatë. Por, zotërinj të mirë, unë nuk kam asnjë dyshim në lidhje me faktin se politika është rikthyer në Rusi. Kini kujdes. Ju, zoti Putin, me siguri do të fitoni zgjedhjet presidenciale të marsit, parashikon Dmitriev, “por në një mënyrë të dobët.” Marka Putin është në rënie, thotë ai. “Tendenca ka marrë të tatëpjetën. Kjo do të bëjë që Putin të jetë një president i dobët me mbështetje në rënie e sipër”. ??Prandaj, argumenton Dmitriev, shpresa juaj e vetme për të mbetur të rëndësishëm është të “ngrini një qeveri të koalicionit, duke përfshirë edhe opozitën, mbi bazën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të shkoni drejt një sistemi më të balancuar dhe konkurrues politik.” Kësaj radhe, unë do ta dëgjoja këshillën e tij.

Etiketa: , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: