Sfidat e Europes ne 2012-n


SolanaPer2012

Javier Solana

Çdo hap, nga Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut deri te Bashkimi i sotëm Europian, është hedhur me qëllimin e mirë, dhe i bazuar në vlera të përbashkëta (demokraci, të drejtat të njeriut dhe drejtësia sociale), dhe qëllime kolektive (rritje ekonomike, prosperitet, dhe konsolidim të prestigjit ndërkombëtar të Europës). Në vitet në vazhdim – rregullat dhe institucionet e përbashkëta që i kishim krijuar me dhimbje të mëdha ne europianët – do të testohen si asnjëherë më parë.
Në vitin 2011, në momentin kur kriza e borxheve e vendeve të eurozonës, e cila ishte tronditur fort nga kriza botërore financiare që shpërtheu në vitin 2008, u zhvendos prej vendeve periferike të eurozonës në drejtim të bërthamës së saj, themelet e Europës nisën të lëkundeshin. Qëndresa e BE-së – në fakt mbijetesa e saj – po vihet në dyshim në një kohë shndërrimesh të mëdha gjeopolitike, kohë në të cilën një Europë e fuqishme është thelbësore. Pushteti global po zhvendoset drejt Azisë dhe Paqësorit. Aktorë jo-shtetërorë të rinj janë shfaqur në disa raste, siç janë organizatat terroriste, duke kërcënuar kapacitetet e shteteve për të garantuar sigurinë kombëtare.  Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, siç dëshmon edhe raporti mbi Iranin i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore. Dëshpërues ka qenë edhe progresi i mangët në disa çështje të tjera globale – si në rastin e ndryshimit klimatik dhe të sigurisë së energjisë. Dhe shpërthimi i varfërisë dhe i urisë – me theks të veçantë në Somali – vazhdon të fyejë vetë idenë e civilizimit.
E gjithë kjo është në kontrast të fortë me parashikimet e një bote paqësore, të parashikueshme  dhe të sigurt “posthistorike” që ishin në modë në fund të Luftës së Ftohtë. Revoltat arabe, të paimagjinueshme para një viti, tani sfidojnë një rend rajonal që ka ekzistuar për më shumë se gjysmë shekulli. Cunami japonez ka vënë në dyshim të ardhmen e sigurisë së energjisë bërthamore në mbarë botën. Dhe më e rëndësishmja për t’u shënuar ishte rënia relative e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, porti më i sigurt ekonomik dhe simboli i sigurisë që nga viti 1945, u bë e pashmangshme në vitin 2011, gjë që u reflektua në polarizimin dhe paralizën politike në vend dhe rënie në agjencitë ndërkombëtare të ratingut të kreditit.
Pra, sfidat strategjike me të cilat po përballet Bashkimi Europian janë të mëdha. Për t’i tejkaluar ato, së pari duhet ta meremetojë besueshmërinë ndërkombëtare. Që nga adoptimi i Traktatit të Lisbonës të vitit 2009, janë shënuar përparime të theksuara – dhe duhet të vazhdohet të arrihen – drejt reformimit dhe rregullimit të sistemit financiar. Por shumë prej vendimeve u morën shumë vonë për të pasur efektin e duhur, me pasoja serioze në të ardhmen, sepse masat e fundit nuk ishin të mjaftueshme për tejkalimin e krizës njëherë e mirë. Sikurse e ka dëshmuar edhe kriza e borxheve sovrane, euro ka nevojë për mekanizma që u bëjnë ballë tronditjeve asimetrike, gjë që shtron nevojën për një thesar të përbashkët. Një hap i parë i rëndësishëm në përballimin e sulmeve spekulative me të cilat përballen ekonomitë europiane sot është një përkushtim për një ndarje të risqeve dhe autoritet më të madh të Bankës Qendrore Europiane. Konfirmimi i një Pakti Stabiliteti më strikt do të shtronte rrugën për integrim më të madh.
Kështu, Samiti i Bashkimit Europian i mbajtur në dhjetor, ishte një hap i madh përpara drejt thellimit të bashkimit politik dhe fuqizimit të qeverisjes në mesin e shteteve anëtare. Megjithatë, duhet shumë më shumë për rikthimin e stabilitetit financiar. Për më shumë, nëse duam që BE-ja të dalë më e fortë nga kriza, duhet të gjendet një balancë mes nevojave për shkurtime të ashpra buxhetore dhe hartimit të politikave të rritjes ekonomike, sepse pa rritje dhe punësim më të madh, nuk mund të zgjidhen problemet e eurozonës. Më e rëndësishmja është që BE-ja t’i hartojë politikat e saj në atë mënyrë që në planin afatgjatë nxisin konkurrencë, e cila përcaktohet nga vlera e shtuar e të mirave dhe shërbimeve. Kina dhe India e kanë mësuar shumë mirë këtë. Në më pak se pesëmbëdhjetë vjet, ato do të përbëjnë 20 për qind të shpenzimeve botërore për hulumtime dhe zhvillime, apo dy herë më shumë sesa aktualisht. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian do të përballet me barrën e demografisë: në vitin 2025, Europa do të përbëjë vetëm 6.5 për qind të popullsisë së botës, krahasuar me 61 për qind të Azisë, dhe mosha mesatare europiane do të jetë 45 vjeç, krahasuar me të Indisë, 28 dhe Kinës, 37. Shtetet e Bashkuara do të kenë moshë mesatare prej 38 vjetësh. Në mungesë të strategjive të duhura për imigrim, integrim, mirëqenie sociale, edukim dhe gjëra të tjera, rritja ekonomike dhe konkurrenca e Europës do të shënojnë rënie, dhe tensionet sociale vetëm se do të rriten dhe përkeqësohen. Europa gjithashtu duhet të kontribuojë në reformimin e sistemit tradicional të marrëdhënieve ndërkombëtare. Institucionet ekzistuese multikulturore ishin ndërtuar për një botë që rrotullohet rreth Perëndimit, e cila po zhduket. Në të njëjtën kohë, shpërndarja e fuqisë, shkalla e ndërvarshmërisë dhe përmasat e sfidave të tanishme me të cilat po përballet bota, kërkojnë një qeverisje globale, legjitime, llogaridhënëse dhe efektive. Paaftësia për të arritur një konsensus për çështje akute, si represioni i brendshëm në Siri, ose ndaj problemeve kronike, si ndryshimi klimatik, vënë në pah kompleksitetin në rritje të qeverisjes dhe përgjegjësisë botërore.
Akomodimi i institucioneve të së sotmes ndaj fuqive të reja botërore është një sfidë themelore që nuk mund të shtyhet në vitin 2012. Një shembull është rishikimi i kuotave të shteteve anëtare të FMN-së, që pritet të bëhet në vitin 2014. Askush tjetër më mirë sesa Europa nuk mund të jetë avokate e multilateralizmit efektiv dhe mundësimit të marrëveshjeve dhe përshtatjeve duke adoptuar një qëndrim të përbashkët me qëllim ndreqjen e pabarazisë në përfaqësim. Diskutimi pa doreza do të na mundësojë të promovojmë interesat tona duke zhvilluar partneritete jo vetëm me aleatët tanë tradicionalë, si SHBA-ja, por edhe me liderë të rinj, si Kina dhe Brazili, dhe lojtarë të tjerë strategjikë, si Turqia dhe Rusia – apo me blloqet e rëndësishme në rritje rajonale përreth tyre. Në Lindjen e Mesme mbështetja jonë është thelbësore për ndërtimin e një kornize të re rajonale. Askush nuk pretendon se përballimi i këtyre sfidave do të jetë i lehtë. Të gjitha rrugët kanë vështirësitë e veta, ashtu si çdo krizë ofron një mësim të ri.

Etiketa: ,

About njihvetveten

Simple me!

One response to “Sfidat e Europes ne 2012-n”

  1. DIDI says :

    Mendoj se panorama eshet mese reale, por ajo qe terheq me shume vemendje ne menyre absolute eshte binomi i frikshem dhe paradoksal France-Gjermani. E te mendosh se keto dy shtete historikisht kane dashur te dominojne Evropen. Ja ku jemi sot, pa lufte, pa dhune por nepermjet taksave dhe planifikimeve buxhetore, i kane vene shtete e kontinentit te vjeter ne rrjesht!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: