RRUGA PËR NË RIO +20


B.K.

Në më pak se një vit, liderët botërorë do të “pushtojnë” Rio de Janeiron, Brazil, për konferencën e OKB-së mbi zhvillimin e qëndrueshëm, 20 vjet pas “Samiti të parë të tokës” në vitin 1992. A do të jetë dhe ky një tjetër “moment dështimi si në Kopenhagen” për lëvizjen mbi mbrojtjen klimaterike?

Shumica e njerëzve besojnë se Rio 20 do të paraqesë nevojën për veprim deciziv.
Sipas vlerësimeve të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, emetimet e gazit të efekti serë, janë rritur në mënyrë të frikshme. Fatih Birol, kryeekonomist i IEA, vuri në dukje se mundësitë janë duke u bërë gjithnjë e më të zymta për mbajtjen e ngrohjes globale poshtë nivelit 2 ° C (për të mos përmendur kufirin 1.5 ° C të cilën më shumë se 100 vende e kanë quajtur kufi të mbijetesës), ai shtoi, “Nëse ne ndërmarrim veprime të guximshme, vendimtare dhe urgjente, ende mund të kemi një shans për sukses”.

Nuk ka qenë gjithmonë si në këtë moment. Në vitin 1988 ndryshimi i klimës ishte një çështje të cilës i kishte ardhur koha. Delegatët në “Konferencën Botërore mbi atmosferën që po ndryshon” të mbajtur në Toronto, Kanada, arriten në përfundimin se “Njerëzimi po kryen një eksperiment të pakontrolluar, global … Atmosfera e Tokës është duke ndryshuar në një shkallë të paparë nga ndotjet që rezultojnë nga aktivitetet e njeriut … Është e domosdoshme për të vepruar tani. ”
Në atë kohë Margaret Thatcher, u shpreh se; “Ne kemi filluar padashur një eksperiment masiv me sistemin e planetit tonë”, dhe kapardisjet boshe të presidentin amerikan George Bush qe premtoi veprime vendimtare: “Ata që mendojnë se ne jemi të pafuqishëm për të bërë dicka në lidhje me efektin serë harrojnë “efektin e Shtëpisë së Bardhë”. Si President kam ndërmend të bëjë diçka për këtë.”

Katër vjet më vonë, Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike u nënshkrua në Rio, së bashku me Konventën për Diversitetin Biologjik, një marrëveshje kjo për të negociuar një Traktat Shkretëtirizimi, një plan veprimit i OKB-së për mbështetjen e zhvillim të qëndrueshëm. Tek shohim pas në kohë, vërejm që qeveritë ishin në gjendje të arrinin aq shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohe, në krahasim me atmosferën e polarizuar që përshkon negociatat ndërkombëtare sot.

Gjithsesi, Konventa e 1992 nuk përfshinte objektiva ligjërisht të detyrueshëm dhe afate për angazhimet e reduktimit të emetimeve të CO2 ndaj dhe pjesa tjetër e këtij Samiti, siç thonë përmendet shpesh, është histori. 20 vjet më pas, ne jemi ende në kërkim të angazhimeve të detyrueshme, që janë mjaft ambicioze me synimin për të nxitur investime masive në energjinë e rinovueshme me qëllimin për të luftuar krizën klimatike.
Që nga ky moment e deri ne fillimin e Konferencës së ardhshme të Rios në qershor 2012, tri gjëra duhet të ndodhin:

1) Publiku – elektorati globale – duhet të angazhohet në mënyrë aktive, jo vetëm për klimën, por në poe ne përputhje me të gjitha çështjet që do të jetë nën diskutim. Ne duhet të kërkojmë udhëheqje nga përfaqësuesit tanë të zgjedhur, dhe duhet të dëgjojmë në mënyrë të veçantë zërat e të rinjve – atyre që do tu lihet barra për t’u marrë me pasojat e rrëmujës që kemi bërë ne. Momenti më i paharrueshëm i Rio 92 ishte adresa 12-vjeçar Severn Suzuki për kuvendin:

2) Bizneset duhet vazhdimisht të praktikojnë peodhimin e energjisë jeshile, duke i lene pas dinosaurët fosile. Industritë e karburantit fosil DUHET të marrin rëndësi esenciale duke mbuluar nevojat energjetike në cdo sektor. Kjo do të kërkojë si nga qeveritë ashtu dhe nga bizneset, investim në teknologjitë e reja. Do të jetë më e lehtë dhe më me pak kosto nëse bizneset bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, dhe nëse qeveritë bashkëpunojnë me biznesin.

3) Qeveritë duhet të rrisin sfidat. Ata duhet të vijnë në Rio të përgatitur për të ndërmarrë jo vetëm angazhime në plotësimin e objektivave afatgjata, të cilat do ti lënë në dorë të një qeverie të ardhshme për të zbatuar (ose jo sipas rastit), por të ndërmarrin veprime të menjëhershme që na vënë në rrugën e duhur drejt plotësimit të këtyre objektivave. Nëse ata vijnë në Rio me duart bosh, historia nuk do ti falë.

Meqë u përmend historia, le të krijojmë një “Wiki”që të shërbejë si “Libri i Historisë Klimaterike”, ku gjithsecili të regjistrohej si një hero apo kriminel klimaterik” dhe në Ditën e Gjykimit, ditën kur fëmijët dhe nipërit tanë do na pyesin se çfarë kemi bërë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, kur ishim ende në kohën për parandalimin e ndryshimit katastrofik klimaterik, të dhënat do të flasë për vete.

Etiketa: , , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: