The thinker… – Facebook thinker


 B.Komini

Wonder

Skulptura e mesiperme perfaqeson ate qe ne artet e bukura njihet si “Mendimtari (Mendimtari i Rodosit)”, ose sic njihet ndryshe ne gjuhen angleze si “The thinker”, ose “The poet”. Kjo veper eshte punuar nga August Rodin, i cili nje model te pare te skultpures e punoi ne 1881, ndersa ajo qe shikohet ne fotografi i perket punimit te 1902.

“Mendimtari” presupozohet te ishte Dante Aligeri i ulur prane portes se Ferrit duke shkruar vepren e tij hyjnore, mirepo skulptura nuk ngjan dhe aq me Danten, pasi mendimtari eshte shume muskuloz dhe i zhveshur…kjo gje i ka bere artistet qe te mendojne se skulptura eshte me shume nje veper heroike e marre nga subjektet e Mikelanxhelos.

Nese do te benim nje krahasim me kohen e sotme sigurisht qe kete mendimtar nuk do ta gjenim tek portat e Ferrit, por tek portat e kompanive iPhone ose iPad, si dhe Facebook dhe Twitter.

Ne te njejten kohe ky mendimtar perfaqeson njeherazi edhe filozofin e kohes se tij, e ndersa ne ditet e sotme ky mendimtar do te pershtatej shume me ate qe une mund ta quaj “Mendimtari i facebook”, per faktin se cfare do te postoje ne wallin e facebook.

Per kete arsye une do propozoja qe ta quanim “Facebook thinker”.

 

 

Advertisements