“Stigma e Kainit”


Siç është e qartë progresi i shkencës i cili ndoqi rrugën e vet nuk ka lënë anash as Mjekësinë Forenzike. Në pjesën e dytë të Shek. XIX. Cezario Lombrozo,1835-1909, profesor i njohur i Mjekësisë Forenzike dhe i Kriminologjisë në Torino në veprën e tij të johur „Huomo Deliquenta“, i bëri të njohur opinionit shkencor Teorinë mbi „Kriminelin e lindur”, të mbështetur në hulumtime të shumta (mbikëqyrjen e rreth 5500. kriminelëve të sëmurë psikik) në Institutin për Krime Shpirtërore, me theks të veçantë në karakteristikat antropologjike dhe simptomat shpirtërore. Me teorinë e “Kriminelit të Lindur” Lombrozo, mbështetë ”stigmat” degjeneruese, (të cilat shihen dhe vërehen në vijat e ballit dhe fytyrës, rrashtën abnormale, të madhe ose të vogël, veshllapushë, nofulla të dalura, ballë ashpër etj.) si dhe karakteristikat psikologjike; ndjeshmëria e zvogëluar ndaj dhembjes, indiferenca, dhe një varg i tërë karakteristikash.

Edhe pse Teoria e Llombrozos, e “kriminelit të lindur”, në opinionin shkencor, në fillim e pati një jehonë magjepsëse, megjithatë interesimi dhe ngazëllimi për të shumë shpejtë u shua dhe Teoria si e tillë iu nënshtrua kritikës së ashpër për t’u flakur më vonë në tërësi, si shkencërisht e pabazë. Shumë më vonë, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, me këtë teori u bënë spekulime komprometuese dhe keqpërdorime të tmerrshme. Deshëm apo jo duhet t’i kthehemi sërish studimit të Llombrozos dhe teorisë së tij, në aspektin gjenealogjik dhe “qasjes së ndryshme “, studimit neollombrozian”.

Në të vërtetë në vitet e 60-ta të shekullit të XX. me zhvillimin madh të gjenetikës, dhe me zbulimet e saj epokale u bë kthesë edhe në kriminologji. Në dritën e kohës u shpalosen të panjohurat e plota të deriatëhershme. Kështu së pari në Paris, më 1966, te Daniel Igoni, një kriminel i papërmirësueshëm dhe recidiv, u zbulua konstelacioni i kromozomit 47 XYY (në gjenetikën klinike i njohur si sindromë ”double-y”), prandaj pikërisht Zhan Graven thekson se kromozomi “Y” konsiderohet si “kromozom i krimit” apo “ Stigma e Kainit”. Ky zbulim e tronditi legjislacionin penal francez dhe u bë objekt i diskutimeve të shumta shkencore. Më vonë në Skoci, në një kriminel të madh u konstatua kariogrami identik.

Në SH.B.A. u diagnostifikuan me këtë sindrom shumë raste të rrezikshme të mbikëqyrura në burgje, sidomos në Sing-Sing. Rasti impresiv gjenetik dhe befasues e i habitshëm kriminologjik na
paraqitet me Riçard Spekun, një model monstrumi nga Çikago, i cili në mënyrën më mizore i mbyti tetë infermiere të mjekësisë. Kariotipi i tij ishte i ngjashëm me sindromin e përshkruar më lartë “double-y” (formula 47 XYY). Personat me këtë sindrom janë të gjatësisë mbi 180 cm, me koeficient të vogël të inteligjencës, janë shumë agresiv, me sjellje devijante antisociale, kurse pjesëmarrja e tyre në popullatë është 2 promilë. Së këndejmi shkenca kriminologjike duhet ta pranojë dhe njoh definimin gjenetik, krahas fakteve tjera si dhe tipologjinë trashëguese determinuese të kriminelit. Hovi i zbulimeve teknike dhe biologjike në fundit të shek. XIX. dhe gjatë shek. XX. pati një reflektim të fuqishëm në aplikimin e inovacioneve në fushën e kriminalistikës, e me këtë edhe të Mjekësisë Forenzike (kriminalistike). Kjo lëvizje vërehet në rend të parë përmes zbulimeve të shkencave natyrore (Fizikës, Kimisë, Biologjisë), e cila përcjell fushën teknike dhe teknologjike kurse sot sidomos fushën e informatikës.

Hans Gross, pionier i Kriminalistikës moderne, ndër të parët i aplikoi të arriturat shkencore në kriminalistik. Zbulimi i mikroskopit nga Leven Huku, hulumtimi i grupeve të gjakut dhe futja e metodave sereologjike nga ana e Land Shtainerit, si dhe metodat e shumta shkencore nga plejada e shkencëtarëve në gjithë botën dhanë një kontribut të bujshëm shkencor, kurse Mjekësisë Forenzike një shtytje të posaçme.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: