Burgosja e internetit?


Në vitin 1995, pak kohë pasi ishte privatizuar, vetëm 16 milionë njerëz e përdornin Internetin në mbarë botën. Në vitin 2011, më tepër se 2 miliardë njerëz janë on line, dhe ky numër po rritet për më tepër se gjysmë milioni çdo ditë. Kjo rritje eksplozive është rezultat direkt i asaj se qeveritë, në përgjithësi, nuk e kishin nën kontroll sferën e Internetit. Qasja në Internet, veçanërisht nëpërmjet pajisjeve mobile, po i përmirëson kushtet njerëzore më shpejtë, dhe më fondamentalisht se secila teknologji në histori.

Më 27 të këtij muaji në Gjenevë, fillon procesi diplomatik, që mund të rezultojë me një marrëveshje të re, e cila u jep Kombeve të Bashkuara fuqi të paprecedente ndaj Internetit. Disa vende, përfshirë Rusinë dhe Kinën, po angazhohen fuqishëm për ta arritur këtë qëllim deri në fund të këtij viti. Siç tha kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, qershorin e kaluar, qëllimi i tij dhe i aleatëve të tij është krijimi i “kontrollit ndërkombëtar ndaj Internetit”, nëpërmjet Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit, i njohur me shkurtesën ITU, që mbështetet nga OKB-ja.

Ithtarët e rregullatorëve vetëm duhet te sigurojnë shumicën e thjeshtë të 193 shteteve anëtare, për ta krijuar kodin e tyre radikal dhe axhendën kundërproduktive. Për dallim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, asnjë vend nuk mund të vëre veto në procedurat e ITU-së.

 

 

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: