Arkivi Rosenholz


Arkivi Rosenholz (njihet edhe me emrin Dosjet Rosenholz) përbëhet nga 381 CD-ROM që përmbajnë të dhëna me mbi 280 000 dosje me informacion mbi bashkëpunëtorët e Hauptverwaltung Aufklärung (HVA), një nga agjensitë e zbulimit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Ministerium für Staatssicherheit MfS) të ish Republikës Demokratike Gjermane. Pjesa më e madhe e informacionit ka të bëjë me emrat e vërtetë të agjentëve që punonin për HVA në ish-Gjermaninë Perëndimore. Këta agjentë njiheshin nën emrin bashkëpunëtorë jozyrtarë (IM).

CIA arriti, pas një operacioni sekret, të marrë nën kontroll Arkivin Rosenholz dhe ta transportojë atë fshehurazi në SHBA. Arkivi u analizua nga CIA dhe vetëm në vitin 2003 u kthye në Gjermani pas bisedimesh të gjata mes SHBA dhe Gjermanisë. Edhe sot është e paqartë se pse këto bisedime vazhduan për kaq vite. Arkivi ishte pronë e shtetit të bashkuar gjerman dhe CIA njihte në detaje informacionin e ruajtur në Arkiv.

Pas kthimit në Gjermani, Arkivi u rikontrollua për gabime përkthimi ose gabime të tjera nga Birthler-Behörde (BStU). Që nga marsi 2004, Arkivi konsiderohet i hapur për publikun dhe secili mund të kontrollojë të dhënat që ai përmban për veten e tij mbas plotësimit të formularit përkatës (Antrag auf persönliche Akteneinsicht).

Sipas deklaratave të rezidentit të CIA-s në Moskë, Milton Bearden, Arkivi Rosenholz nuk u vu nën kontrollin e CIA-s në 15 janar 1990, por vetëm mbasi Presidenti i SHBA, George H. W. Bush, personalisht urdhëroi rezidentin e CIA-s në Berlin për të vepruar. Bearden më vonë punoi si rezident i CIA-s në Berlin dhe mbështeti kërkesën gjermane për rikthimin e Arkivit në Gjermani. Për këtë ndihmë atij iu akordua Bundesverdienstkreuz.

Deri më sot mendohet se janë rreth 1000 bashkëpunëtorë (IM) emrat e të cilëve nuk janë bërë të njohur për publikun. Agjenti më i njohur është Günter Guillaume, i cili në fund të karrierës së tij punonte si ndihmës personal i kancelarit Willy Brandt. Zbulimi i aktivitetit të tij agjenturor solli si pasojë edhe dorëheqjen e Brandt në vitin 1974.

Mbas rënjes së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanive, në pjesën lindore u krye “pastrimi” i nëpunësave shtetërorë për të larguar ish-agjentët. Mbas dorëzimit të Arkivit, u përsërit i njëjti proces. Vetëm në Landin Sachsen u kontrolluan 50 000 mësues, policë dhe punonjës të organeve të drejtësisë. U zbulua se 65 prej tyre kishin qënë “IM”.

Në pjesën perëndimore nuk është kryer akoma i njëjti proces. Birthler-Behörde hartoi në prill 2005 një raport prej 238 faqesh mbi agjentët në Gjermaninë perëndimore. Raporti është akoma sekret. Birthler-Behörde deklaroi se publiku nuk duhet të presë “lajme spektakolare” mbas publikimit të raportit dhe të emrave të agjentëve. Ka shumë mundësi që të ngjasë e kundërta. Një nga informacionet që ka rrjedhur në shtyp është se për periudhën 1969-1972, në parlamentin gjerman kishte 43 deputetë të lidhur me Stasin. Stasi kishte praktikisht grupin e tij parlamentar me 30 socialdemokratë SDP, 10 kristiandemokratë dhe 3 fridemokratë FDP.

Etiketa: , ,

About njihvetveten

Simple me!

2 responses to “Arkivi Rosenholz”

  1. DIDI says :

    Ky eshte shembull i aplikimit te ligjit per lustracionin. Duhet te marrim shembull. Nese nje shtet do te duhet te pergjigjet mbi themelet demokratike te qeverisjes se tij, duhet te filloje nga lustracioni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: