Echelon conspiracy


Echelon është nje fjale kod qe për shume vite me rradhe është perdorur nga sherbimet informative amérikane për te perkufizuar bazat qe kane për qellim kapjen e sateliteve komerciale. Për sa i perket shtrirjes, Rrjeti Echelon i realizuar nga Sh.B.A, perben nje sistèm boteror ne gjendje te kape çdo sinjal ne komunikimet private dhe publike. Vendet themelues janë Amerika dhe Mbreteria e Bashkuar te cilave i janë bashkuar Kanadaja, Australia dhe Zelanda te Re.

Ne 1943, gjate Luftes se Dyte BoteroreShBA dhe Britania e Madhe nenshkruan marrveshjen Brusa, nje kontrate bashkepunimi për pergjimin e mjeteve te komunikimit. Makina Enigma, deshifrues i kryptografise naziste, nuk arriti ti rezitoje kesaj marrveshje . Për te vazhduar bashkepunimin edhe pas luftes te dy palet nenshkrua ne 1947 traktatin UKUSA (United-Kingdom – United States of America). Vetem pak kohe pas nenshkimit, ne traktat nenshkruan Kanadaja, Australia dhe Zelanda Re. Kryesisht vendet anetare merreshin vetem me kapjen e mesazheve hyrese dhe dales nga shtetet e tyre por me fillimin e Luftes se Ftohte u detyruan te zhvillonin me tej kete projekt. Ne mesin e viteve 70 u ngrit baza e pare Echelone qe ne ate kohe njihej me emrin P415.

Ne fillim te viteve 80’, ne kete marrveshje u bashkuan vende te tjera si Gjermania, Noervegjia dhe Koreja e Jugut, por rendesia e tyre ishte e dores se dyte pasi vetem 5 themeluesit e Echelon kane te drejte te shkembejn informacione midis njeri tjetrit. Për rreth 2 dekada, Echeloni ishte krejtesisht i panjohur. Ne 1988 gazetari skocez, Duncan Campbell, zbuloi ekzistencen e ketij sistemi. Por cuditerisht ne ate kohe interesi i njerezve ishte mjaft i ulet. Ne 1996, gazetari zelandez Nicky Hager zbuloi fakte interesante mbi Echelonin. Gjithcka pasqyrohej deri ne detaj ne lirbrin e tij Secret Power ku permendet për here te para fjala Echelon. Situata u komplikua akoma me shume kur u zbulua se ky sistem ishte perdorur për qellime private ne menyre qe shoqeri nga vendet anetare te Echelon, te kishin ndaj kundershtareve te tyre ne biznes, nje epersi e cila vinte nga pergjimi i bisedave telefonike ECHELON

Duke qene se është nje vepër «made by USA» perdoruesi me i madh i ketij sistemi ne menyre te paevitueshme është NSA (Agjensia e Sigurise Kombetare). Ndersa ne shtete kontribuse, Echelon perdoret nga:

  • GCHQ (Qendra e Komunikimit Qeveritar) Britani e Madhe.
  • CSE (Qendra e Sigurise ne Komunikacion) Kanada.
  • DSD (Drejtoria e Sigurise dhe Mbrojtjes) Australi.
  • GCSB (Zyra Qeveritare e Sigurise Komunikative) për Zélanden e Re.
  • Qendrat me te medha te sitetimit Echelon jane:
    • – Fort Meade, Maryland, Sh.B.A (qendra operative e NSA)
    • – Geraldton, Australia Perendimore,
    • – Menwith Hill, Yorkshire, Britani e Madhe
    • – Baza ajrore e Misaua-s, ne Japoni

Echelon është nje rrjet global, funksioni i te cili bazihet ne nje mori satelitesh artificiale, nga disa baza pergjimi ne Sh.B.A ndersa ne shtetet e tjera ka nga nje qender Leitrim (Canada), Morwenstow (Britani e Madhe), Pine Gap (Australi) dhe Waihopai (Zélande e Re), pa harruar dhe stacionet e levizshme nje nga te cilat është nendetsja amerikane Jimmy Carter, qe kryesisht është e ngrakuar te kape sinjalet komunikuese nga kabllot e shtrire nen det.

Detyra e Echelon është te telekopioje, bisedat telefonike, posten e elektronike, sms dhe çdo lloj forme tjeter komunikimi. Aftesite e ketij sistemi arrijne deri aty sa regjistrojne çdo komunikim ne te cilin perdoren fjale kyce apo duke u nisur nga theksi qe bashkfolesit perdorin nepër biseda telefonike. Teorikisht Echelon nuk njeh kufij territoriale. Shume shtete kane krijuar sisteme analoge, ku si me i fuqishmi vazhdon te konsiderohet Frenchelon, qe sic mund ta keni kuptuar ndodhet ne France. Nje tjeter baze e njojur është ajo e Yorkshire ne Britanine e Madhe, me e madhja jashte Amerikes, punojne rreth 2 000 persona por 75% e tyre janë amérikane.

Echelon perdoret për qellime ushtarake, politike dhe tregtare. Disa here është perdorur për nenshkrimin e disa kontratave ne menyre qe shoqerite amerikane te dilnin te fituara. Nje rast i njohur është «Boeing kunder Airbus». Nje nga kundershtaret me te njohur te Echelon është Women Peace Camp. Militante te kesaj shoqate, kane hyre disa here me force ne bazen e Yorkshire, për te vjedhur dokument mbi Echelon, te cilat me pas u janë shperndare njerezve.

21 tetori i 1999 u shpall «Jam Echelon Day», dita nderkombetare kunder ECHELON. Ate dite, nje grup aktivistesh nisi nje fushate mobilizimi kunder sistèmit ne fjale duke marre shkas nga lista e gjate e fjaleve te cilet aktivizojne sistemin analizues te Echelon. Aktivistet ftuan te gjithe njerezit qe mesazheve te tyre, te çdo natyre, ti shtonin fjale te cilat aktivizojne Echelon-in. Kjo perpjekje u be për te bllokuar sisitemin. William Knowlse, qe ishte njeriu qe ndertoi nje liste me fjale kyce, disa dite me pas deklaroi se nuk mendonte qe fjalet e gjetura prej tij mund ti shkaktonin ndonje mbingareksese Echelonit. NSA ka gjeni ne gjirin e saj, te cilet me siguri kishin marre masat e duhura për nje rast te tille – pohoi ai. Nje dite me pas Duncan Campbell, specialist i rrjetit ECHELON, tha se: Mjafton qe ne te tilla raste, NSA te programoje sistemin ne menyre te tille qe te injorje mesazhet qe kane me shume se 5 fjale kyce.

Etiketa: ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: