Cverne Beretke (Beretat e kuqe)


Beretat e kuqe, emri i plotë i njësitit ishte “Jedinica za Specijalne Operacije” (JSO, Njësia për Operacione Speciale) ose “Crvene Beretke” (Beretat e Kuqe), ishte një njësit elite paraushtarak i “Resor Državne Bezbednosti” (RDB, Shërbimi i Sigurimit Serb). Në nentor 2001, anëtarët e njësitit organizuan një protestë publike kundër RDB dhe u njohën si repart i pavarur nga RDB.

Njësia për Operacione Speciale u formua në vitin 2001, si njësi speciale paraushtarake sekrete. Për shkak të ruajtjes së sekretit, emri i njësisë, efektivi etj mbetën për një kohë gjatë të panjohur. Njësia u njoh me emrin “Beretat e kuqe” për shkak të beretave karakteristike të kuqe. Shumë nga ish-anëtarët e njësisë mbajnë një tatuazh të një trëndafili të kuq në anën e djathtë të qafës. Gjatë procesit gjyqësor kundër Milorad Ulemek ish-anëtarët e njësisë i ndoqën seancat e gjyqit të veshur me bluza me një trëndafil të kuq në pjesën e gjoksit.

Njësia kishte në përdorim Humvees të blinduar dhe armë dhe pajisje të prodhuara jashtë ish-Jugosllavise. Standardi i stërvitjes ishte tepër i lartë dhe u përgjigjej standardeve perëndimore. Stërvitja ishte krejt e ndryshme nga ajo tradicionale, edhe duke e krahasuar me njësitë e tjera speciale serbe. Stërvitja përfshinte ritualin e pranimit në njësi, dënime kolektive dhe stërvitje me ngarkesë të plotë. Njësiti konsiderohej si elita e forcave luftarake serbe dhe përdorej si grup sulmi për të shpërthyer pikat ku qëndresa kundër forcave serbe ishte më e fortë.

Njësia u shpërnda në mars 2003 pasi pjesëtarë të njësisë organizuan dhe realizuan vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhic (Zoran Dindic).

Operacionet e Beretave të kuqe

Njësia mori pjesë aktive në luftën në Bosnje. Mori pjesë në pak veprime të vërteta luftarake dhe u përdor më shumë për të kryer pastrimin etnik. Njësia mori pjesë në Masakren e Sebrenices. Njësia mori pjesë aktive edhe në Luften e Kosoves.

Atentate

Vuk Drashkovic- Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia tentoi të vriste në një aksident me makinë Vuk Drashkovic, një nga udhëheqësit e opozitës serbe, me datë 15 qershor 2000. Atentati dështoi.

Ivan Stambolic – Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia kreu grabitjen dhe vrasjen e Ivan Stambolic, me datë 25 gusht. Stambolic u gjend i varrosur shumë vite më vonë në Frushka Gora.

Zoran Xhinxhic- U vra nga pjesëtarë të JSO në mars 2003. Vrasja u krye nga Zvezdan Jovanovic, snajper i JSO me urdhër të Milorad Ulemek.

Pjesëtarët e njësisë nuk janë dënuar për krimet e luftës dhe gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.

Me 28 qershor 2006, Gjykata e Larte e Serbise dënoi me 40 vjet heqje lirie, Milorad Ulemek, për vrasjen e Stambolic dhe tentativë vrasje të Drashkovic. Bashkë me të u dënuan edhe 7 anëtarë të tjerë të JSO, me dënime nga 2 deri në 40 vjet heqje lirie.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: