Money never sleeps


Wall Street: Money Never Sleeps

Bledar Komini

Ne boten e sotme te biznesit mireqenia, e mira e perbashket si dhe zhvillimi i shoqerise jane prioritete filozofike te ekonomise moderne. Por rruga drejt tyre nuk eshte aq e kollajte, ajo kalon ne shume degezime dhe veshtiresite sa vine e behen edhe me te medha. Kriza e nisur ne vitin 2008 dhe qe ende nuk po e leshon hemisferen perendimore te globit, tregoi se ekonomia, dhe kryesisht bota financiare nuk mund te funksionoje pa rregulla strikte dhe pa autoritete kontrolluese.

Adam Smithi mendonte ndryshe, por ne ditet e sotme mund te themi se Smithit mund ti huazojme vetem filozofine e mendimit, nderkohe qe ekonomia ka ndryshuar dhe bota e qarkullimit te parase, aksioneve, bonove, arit dhe cfare do gjeje qe ka nje vlere relativisht te kerkueshme, tregon se duhet me shume se nje filozofi per te mundur krizen.

Nisur nga te gjitha keto do ti referohem nje fragmenti te nje filmi shume te njohur, per te perkufizuar mireqenien dhe pasurine. Behet fjale per filmin Wall Street, ku Gordon Gekko i peshperit te riut Carl Fox ne vesh: “Te pasurit e ketij vendi (SHBA) qe jane nje perqind, zoterojne gjysmen e pasurise se shtetit…Nje e treta e se ciles vjen nga puna e mundimshme e njerezve te thjeshte, ndersa dy te tretat vijne nga trashegimia, interesat, interesat e akumuluara te vejushave dhe djemve idiote; dhe cfare bej une? Blej dhe shes spekullime. Une nuk krijoje. Une zoteroje, fitoje”.

Rrjedhimisht na del se pasuria paska dy menyra per t’u vene. Se pari nepermjet punes se lodhshme dhe krijimtarise. Se dyti nepermjet spekullimit dhe akumulimit. Te krijosh pasuri apo ta fitosh ate me djerse, kerkon shume mund, durim, ka sfida dhe sigurisht ka dhe humbje. Do te thote te punosh shume dhe ne menyre intensive. Ndersa ta akumulosh pasurine me spekulim do te thote ta transferosh ate nga njeri tek tjetri, gje e cila eshte me e thjeshte, pa mund, por me shume rrezik. Kjo gje ne ekonomine moderne quhet e ligjshme, por vlera e saj mbetet thjesht sa vlera e nje loje ku femijen nuk e kuptojne se ku humbasin dhe ku fitojne.

Per Smithin pasuria dhe mireqenia, ishin nje e mire qe buronte nga puna, nga prodhimtaria, krijimtaria ne ekonomi. Sot disa fitojne dhe vene pasuri me djerse, ndersa disa te tjere ja marrin ketyre te fundit me “spekullime ligjore – te ligjshme”, e keshtu puna e prodhuar kthehet ne pasuri dhe ne vlere; por qe nese nuk mbahet   mire mund te humbas shume kollaj ne duart e mjeshtrave te burses apo mashtrimit.

Dikush mund te pyes se ku qendron morali! Morali qendron se nuk ka fabul. Ka vetem vlere dhe biznes; kush punon fiton aq sa ka punuar; kush luan me pasurin merr persiper rriskun e humbjes dhe fitores ne nje cast. Casti eshte momenti fatal, sekonda apo minuti, nderkohe qe puna ka ore dhe vite.

Mund te zgjedhesh ke mase te duash, castin apo vitin.

Advertisements

Etiketa:

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: