Hesbollahu nga politika vdekjeprurese drejt politikes vetvrasese


B.Komini

Ne nje fjalim te diteve te fundit, Sekretari i pergjithsem i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ripohoi edhe nje here mbeshtetjen e tij ndaj regjimit sirian. Ne te njejten kohe gjate fjalimit ai refuzoi te njihte situaten dhe ate cfare po ndodhte ne Homs, duke e pershkruar situaten (masakrat) ne qytet si te ekzagjeruara prej mediave.

E nderkohe qe populli i Homsit eshte perfshire ne nje situate shkaterruese dhe te pashprese, Hezbollah eshte large synimeve per te ndryshuar kursin e vet politik. Politikat e suksesshme bazohen gjithnje ne ndryshimin e faktoreve dhe lojtareve politike ne vartesi te kohes dhe rrethanave, gje e cila nuk ndodh brenda kampit te Hezbollahut. Ndersa situata ne vendet arabe ka ndryshuar duke shfaqur tendenca te reja politike me udheheqes te rinj e ide te reja; duke pare njekohesisht edhe rrezimin e diktaturave te vjetra, politika e Hezbollahut duket se nuk do te ndryshoje karshi regjimit te vjeter sirian.

Konteksti i nje ndryshimi dhe prespektive rajonale edhe me te mire ne kete hapesire gjeografike duket se do te jete akoma larg. Edhe pse u be nje vit nga fillimi i revolucionit sirian, serisht partia Bathiste vazhdon me fushaten e saj te vrasjeve dhe torturave, duke ndeshkuar popullin sirian ne kerkim te lirise se tij. Shume lider brenda vendit kishin parashikuar nje thyerje te shpejte te levizjes opozitare, mirepo populli sirian ende vazhdon ta mbaj ndezur revolten, duke mos u dorezuar ne cdo dite qe kalon.

Prej fuqive qe parashikuan se pozita asadiste do te humbiste shume shpejt, ishin disa nga vendet fqinje arabe, te cilat nuk u shqetesuan aspak te ndermerrnin ndonje aksion politik ne mbeshtetje te opozites siriane. Ne anen tjeter as Shtete e Bashkuara te Amerikes nuk ndermoren ndonje veprim konkret per te mbeshtetur rrezimin e regjimit, kjo erdhi edhe si rrjedhoje e faktit se Izraeli ndjehet i shqetesuar prej ndonje lideri te ri sirian i cili nuk do te kerkoje fqinjesi te mire me kete te fundit. Kjo politike ka kushtezuar se tepermi SHBA qe te dalin me nje qendrim te hapur dhe kunder regjimit. Ato se bashku me vendet evropiane jane mjaftuar vetem me denimin e akteve te dhunes dhe vrasjeve qe tashme mund te thuhet se kane kaluar ne gjenocid, pas nje lufte te gjate civile.

Qe prej grushtit te shtetit te Hafiz Asadit ne 1970, regjimi sirian ka qene nje mbrojtes i kufijeve me Izraelin, duke ndaluar kedo fqinjve qe te thyente marreveshjet e gjeratehershme.

Hezbollah duke synuar te shperfaqet me nje propagande ilustruese te veprimeve te veta politike, do te synoje gjithnje mbeshtetjen e regjimit sirian, por pasojat e kesaj politike mund te jene:

– Humbja e potencialit te vet politik ne boten arabe. Imazhi i ndertuar prej Hezbollahut si nje parti anti-izraelite, krijuar gjate shume viteve, pothuajse ra kur ata mbeshteten regjimin e Asadit kunder protestuesve.

– Duke mbeshtetur revolucionin ne Bahrejn (te grupit shiit) dhe duke mos mbeshtetur ate sirian anti-asadist, Hezbollah tregoi ndasite poltike dhe interesat e veta ne planin rajonal, duke humbur keshtu besueshmerine e nje logjike te sakte politike ne favor te te shtypurve.

– Me keto vendime politike Hezbollah po terheq me vete drejt nje abisi politik, ate pjese te politikes shiite qe ishte me intrasigjente ndaj ndjeshmerive tradicionale.

– Deri dje Hezbollah therriste per nje mbeshtetje te politikave te jashtme e te brendshme te Iranit nga Siria, por sot situata eshte kthyer permbys, Siria gjendet ne kolaps, ndersa Irani ne dukje vazhdon te qendroje ne pozitat e meparshme.

Pare ne kete kendveshtrim “perandoria” politike e ndertuar prej Hezbollahut ne vitet 2000, tashme duket se po shkon drejt nje vetvrasje te paramenduar.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: