Politika e jashtme e Republikaneve dhe ndryshimet ne Lindjen e Mesme


B.Komini

Partia Republikane ne SHBA prej shume dekadash njihet ne politiken amerikane si nje parti aktive ne politiken e jashtme. Pergjithesisht republikanet jane kunder shpenzimeve te medha ne politiken e brendshme, por ata asnjehere nuk kane hequr dore prej shpenzimeve ne politikat ushtarake. Keshtu pothuajse e tere fushata elektorale e Xhorxh W. Bushit per t’u rizgjedhur ne Shtepine e Bardhe u mbeshtet ne politiken e jashtme, si rrjedhoje e pergjigjes ndaj sumleve te 11 shtatorit 2001 (te njohura ndryshe edhe si 9/11). Nisur nga kjo politike SHBA nderhyne ushtarakisht fillimisht ne Afganistan dhe me pas ne Irak. Gjithashtu gjate fushates Xhorxh W. Bush e sulmoi kandidatin demokrat per president John Kerry, si i paafte per te udhehequr Shtepine e Bardhe, dhe se ai ndiqte politika shume te buta ne nje kohe kur vendi i tij ishte goditur dhe mund te goditej serisht prej terrorizmit.

Nese politika e jashtme qe ndoqen republikanet ishte e drejte ose jo, eshte nje fushe tjeter e debatit, por qe ata ishin te vetmit nga dy partite qe kishin nje politike aktive te jashtme kjo ishte mese e qarte. Ne zgjedhjet e vitit 2008 kandidati demokrat per president Barak Obama fitoi ndjeshem ndaj kandidatit te moderuar republikan John McCain. Republikanet ndjen pasiguri per partine e tyre, kur pane se edhe kandidati i tyre me i moderuar nuk arriti te fitonte ndaj partise demokrate. Ne kete situate u shfaqen disa rruge te reja per te zgjidhur krizen brenda partise. Nje prej te cilave ishte edhe ajo qe pretendonte se republikanet i ishin larguar shume vijes konservatore te partise dhe per kete arsye lindte nevoja per nje rinovim dhe gjallerim, i cili duhet te kryehej me domosdoshmeri brenda dhe jashte partise.

Pikerisht ketu shfaqet Tea Party, grupi me konservator brenda republikaneve, te cilet pretendonin se Shtetet e Bashkuara ishin ne rruge te gabuar dhe se po qeveriseshin shume keq prej demokrateve. Ata besonin se qeveria kishte shkuar shume larg, duke u perfshire ne ate (programin) qe njihej si “dite per dite me qytetaret”, nisur prej reformes shendetesore qe synonte Obama te kalonte ne parlament. Tea Party synoi te udhehiqte nje grup prej votuesve republikane, te cilet mendonin se e ardhmja e amerikaneve ishte shume e pasigurte ne dy drejtime: a. se pari ne ate ekonomik me krizen qe sa kishte filluar; b. se dyti ne politiken e jashtme, ku amerikanet ndjeheshin ende te kercenuar prej terrorizmit. Per kete arsye ata synonin qe ne zgjedhjet e mesit te mandatit ne 2010 t’i merrnin demokrateve Dhomen e perfaqesive dhe ne te njejten kohe te kufizonin ndikimin e tyre ne Senat.

Me kete gjenerate te re republikanesh, dukej sikur demokratet dhe Obama nuk do te arrinin te merrnin nje mandat te dyte (one-term president). E vecanta qendronte se se kjo gjenerate e re nuk perfaqesonte ashtu si dikur politiken tradicionale republikane, e cila mbeshtetej fuqimisht tek politika e jashtme. Madje nje pjese e ketyre politikaneve te rinj, mundohen t’i shmangen sa me shume nje programi te qarte politik mbi shume ceshtje te politikes se jashtme, te cilat kane mbetur pezull ose keta te fundit nuk kane shfaqur asnje alternative perballe asaj te demokrateve. Keshtu sa per ta ilustruar mund te them se ish-kandidati republikan Herman Cain kur u pyet mbi politiken e SHBA ndaj Libise, u mundua te rreshqas dhe te mos jap nje alternative politike, por thjesht anatemoi politiken e Obames ndaj Libise gjer me ate kohe. Pervec kesaj ai u shqua per gafat e tij politike sic ishte dhe deklarata se SHBA duhet te ndalonin Kinen nga programi i saj berthamor, duke ngaterruar keshtu Kinen me Korene. Pikerisht, per keto arsye ai asnjehere nuk u quajt nje kandidat i mirefillte dhe nuk arriti ta conte fushaten e tij gjer ne fund.

Mbijetesa dhe perzgjedhja e ketyre kandidateve republikane ne forumet e partise per te udhehequr Shtepine e Bardhe, apo dhe vet partine, tregon dekadencen e republikaneve ndaj nje politike te jashtme aktive dhe te forte. Rick Perry nje tjeter kandidat republikan i cili u fut ne gare, por shume shpejt e la ate, duke folur per ushtaret amerikane qe kishin urinuar mbi trupat e vdekur te talebaneve, tha se ata nuk duhet te denoheshin maksimalisht. Por, kjo gje u kritikua shume nga te gjitha palet ne SHBA, pasi mund te nxiste sulme te tjera terroriste ndaj ushtareve ameriakane ne Irak dhe Afganistan. Ndersa N. Gingrich, nje tjeter republikan pas fitores ne Karolinen e Jugut, deklaroi se ai nuk do te nderhynte ne Libi dhe se palestinezet ishin nje “popull i shpikur”; akti i tij i pare ne Zyren Ovale do te ishte ai i zhvendosjes se ambasades amerikane nga Tel Avivi ne Jeruzalem. Po ashtu edhe Ron Paul nje figure e rendesishme brenda rrymave republikane, bente thirrje per nje neoizolim politik, ashtu sic ndodhi me SHBA pas Luftes se Pare Boterore, deri ne Luften e Dyte Boterore, ku u desh nderhyrja e tyre per te shmangur nje katastrofe njerezore si dhe nazifikimin e Evropes Perendimore.

Te gjithe keta kandidate apo figura te rendesishme brenda Partise Republikane, tregojne per gabime trashanike ne politiken tradicionale te partise se tyre dhe per me teper per mosnjohje te politikave te jashme. Thirrjet e tyre dhe ne rastin me te mire jane thjeshte per te marre votat e amerikaneve pa pasur dhe pa ndjekur nje vije te qarte ideologjike, bazuar ne traditen me te mire te partise.

E njejta gje ka ndodhur edhe me kandidatin Mitt Romney, i cili eshte kritikuar si brenda partise se tij ashtu dhe jashte saj, per kapercime dhe pasaktesira ne trajtimin e shume ceshtjeve te rendesishme. E ndersa ai eshte shprehur se Bashar al Asadi duhet te ndale dhunen ne Siri, faqja e tij e internetit paralajmeron per nje renie te influences iraniane dhe rritje te ndikimit sunnit ne vende si Libia, Egjipti dhe Tunizia. Kjo deklarate e paqarte dhe e pakuptimte, vjen nderkohe qe SHBA kane vite qe kritikojne Iranin per programin e tij berthamor. Gabimi behet edhe me i madh kur permendet gjithashtu se Irani mund te rris influencen e tij ne shtete si Bahrejni dhe Arabia Saudite, te cilat kane nje popullsi te konsiderueshme shiite (gje e cila nuk eshte aspak e vertet per kete te fundit).

Romney ashtu si dhe Gingrich, eshte shfaqur mbeshtetes i Izraelit dhe ka kritikuar Obamen per opoziten qe ai i ka bere qeverise izraelite per ndertimin e vendbanimeve te reja ne zonat e pushtuara. Dhe se dyti ka kritikuar deklaraten e Obames se kufijte e vitit 1967 duhen rishikuar.

Partia Republikane ka qene e mirenjohur per politiken e saj te jashtme aktive. Por, vitet e fundit verehet nje shkeputje nga kjo politike tradicionale republikane, e cila shfaqet me e dobet dhe me e pasigurte ne kete aspekt.

Advertisements

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: