Ted (Theodor) Sorensen – shkruesi i fjalimeve te Xhon Kendit


Ted Sorensen qe nderroi jete dy vite me pare ne moshen 82-vjecare ishte strategu dhe fjalimshkruesi politik i Presidentit Kenedi. Ishte nje nga njerezit qe i mundesuan atij suksesin ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1960. Ishte ky nje triumf qe e beri Sorensenin shume te famshem dhe mbi te gjitha ai konsiderohet si njeriu qe ka vendosur standardet e oratorise moderne

Ishte Sorensen njeriu qe i pergatiti Presidentit te ri Kenedi fjalimin e tij 14-minutesh te cilin e mbajti me rastin e inaugurimit te tij si i pari i vendit. Ishte nje fjalim qe u drejtohej amerikaneve me thirrjen per vetesakrifikim dhe perfshirje me te madhe civile ne jeten e vendit. Ishte fjalimi qe do te mbahet mend perjetesisht per fjaline e famshme qe u shnderrua ne nje lapidar per te gjithe ata njerez qe iu futen politikes me ndershmeri dhe idealizem. “Mos pyet se cfare do te beje vendi yt per ty por cfare do te besh ti per vendin tend”. Ishte fjalimi qe shpalli se Amerika nuk do te kursente asgje per te mbrojtur interesat e saj ne cdo cep te botes.

Sipas nje analisti Sorensen kishte lavdine e fjales por ai ishte shume me teper se nje pene-gdhendes i fjales. Ai ishte edhe nje mjeshter i filozofise politike dhe i strategjise politike.

Edhe pse Sorensen ishte me i riu ne moshe nder personat qe konsideroheshin si rrethi i brendshem i Kenedit kur ai erdhi ne Shtepine e Bardhe ate e konsideronin per nga fuqia dhe pushteti qe kishte ne administrate menjehere pas vellait te Presidentit Bob Kenedi. Bashkepunimi i Sorensenit dhe Kenedit ishte jashtezakonisht i madh vecanerisht kur behej fjale per pergatitjen e fjalimeve te rendesishme. Madje askush nuk arrinte qe te kuptonte se cilat ishin fjalet dhe idete e Presidentit dhe cilat ishin ato te fjalimshkruesit te tij. Ne momentet kur punonin bashke ata te dy beheshin unike dhe shkriheshin ne nje njeri te vetem.

Dhe vertet Kenedi politikani i famshem dhe i pasur nga Masacusetsi dhe ndihmesi i tij besnik nga mesi i Shteteve te Bashkuara formonin nje cift te cuditshem por shume plotesues dhe te efektshem. Ne vitin 1960 revista Time e pershkruante Sorensenin si nje njeri me nje mendje te ndritur shume i kthjellet dhe me nje talent te jashtezakonshem per te shkruar. Vete Sorenseni e dinte qe me Kenedin e lidhnin shume gjera. Te dy kishin nje sens shume te holle humori dhe shihnin gjithmone anen komike te gjerave te dy e urrenin hipokrizine i donin pa mase librat dhe artin dhe kishin nje mendje mjaft te hapur ne lidhje me jeten publike.

Ne tetor te vitit 1962 Sorensen ishte duke e ndjekur nga shume afer krizen e madhe mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes e cila mund te kishte perfunduar me nje lufte berthamore.

Kenedi ne ate moment e urdheroi Sorensenin dhe vellain e tij Bob qe ishte prokurori i administrates te hartonin nje leter drejtuar Presidentit rus Nikita Hrushov i cili nga ana e tij u kishte derguar amerikaneve disa mesazhe shume konfliktuale. Kenedi synonte qe ata permes gjuhes se diplomacise dhe argumenteve te arrinin ta zbusnin Hrushovin dhe ta ulnin tensionin shume te madh te krijuar mes dy superfuqive te botes ne ato vite te Luftes se Ftohte. Pikerisht letra e hartuar nga Kenedi dhe Sorensen qe e injoronte gjuhen e ashper dhe konfliktuale te perdorur nga Hrushovi ne mesazhet e tij bene qe lideri rus te rishikonte qendrimet dhe si pasoje edhe e veprimeve te tjera diplomatike ruset te hiqnin raketat e tyre berthamore nga Kuba dhe ti jepnin fund nje kercenimi te madh jo vetem per te dyja vendet por me pasoja ne te gjithe boten. Ne kete menyre u shmang nje lufte thuajse e sigurt. Vete Sorensen e konsideroi kete nje ngjarje shume te madhe dhe nje arritje te penes e gjuhes se tij. Por ai qe mbetet monumental nder fjalimet e shkruara prej tij eshte fjalimi i pare i mbajtur nga Kenedi si Presidenti i vendit. Ai eshte i mbushur me sentenca te mencura te tilla si “Le ta marre vesh cdo vend i botes nga ata qe na duan te miren por edhe nga ata qe nuk na e duan se ne do te paguajme cdo cmim do te mbajme cdo barre do te perballojme cdo veshtiresi do ti kundervihemi cdo armiku per te siguruar mbijetesen dhe suksesin e lirise”.

Disa e quanin edhe poeti i Camelot. Camelot ishte emri qe i kishin vene administrates se Kenedit por vete Sorensen nuk e ka pretenduar kurre autoresine ekskluzive te fjalimeve te Kenedit edhe pasi Presidenti nderroi jete ne menyre tragjike. Perkundrazi procesin e te shkruarit te fjalimeve ai e ka pershkruar si nje proces shume bashkepunues dhe nje proces ku vete Presidenti kishte vulen e mendimeve ideve dhe fjaleve te tij. Ne prill te vitit 1961 disa jave pasi Kenedi kishte marre presidencen Bashkimi Sovjetik dergoi njeriun e pare ne hapesire duke lancuar keshtu nje sfide te hapur per administraten amerikane. Por me pak se nje muaj me pas amerikani Alan Shepard beri gjithashtu nje fluturim orbitor. Ne kete periudhe Sorensen ishte i magjepsur edhe nga nje ide tjeter shume e guximshme ajo e pushtimit te Henes pra e dergimit te nje anijeje kozmike me njerez ne satelitin e Tokes. Pikerisht ne ate kohe Kenedi, Presidenti qe donte qiellin dhe ishte i etur per te eksploruar hapesiren deklaroi: “Une besoj se ky komb duhet te zotohet qe do ta arrije kete objektiv para fundit te ketij dhjetevjecari. Njerezit duhet qe te shkojne ne Hene dhe te ulen ne siperfaqen e saj dhe mbi te gjitha te kthehen te sigurt ne Toke.” Me te drejte astronautet amerikane e realizuan kete premtim te Kenedit duke e bere endrren e tij realitet ne korrik te vitit 1969.

Theodor Chaikin Sorensen lindi ne ate qe ai e quante si nje familje danezo-ruso-hebreje me 8 maj te vitit 1928 ne Linkoln Nebraska. I ati i tij ishte Prokuror i Pergjithshem i shtetit dhe republikan. Pasi u diplomua ne shkollen e larte te Linkolnit ne vitin 1945 ai studioi ligje ne Universitetin e Nebraskes. Ne vitin 1952 kur ishte 24 vjec ai iu bashkengjit stafit te Kenedit. Senatori i sapozgjedhur i Masacusetsit i dha Sorensenit dy intervista te shkurtra nje dite para se ti propozonte qe te punonte perkrah tij. Qe ne takimin e pare Kenedi dhe Sorensen u ndien shume mire me njeri-tjetrin duke e plotesuar dhe duke i shtuar vlera bashkepunimit te tyre shume te frytshem. Per kater vjet qe nga viti 1956 kur Kenedi deshtoi ne nominimin e tij per postin e zevendespresidentit ai dhe Sorensen udhetuan se bashku ne te gjitha shtetet e vendit duke u perqendruar ne nje qellim dhe objektiv te vetem zgjedhjen e Kenedit si Presidenti i ri i vendit. Ne janar te vitit 1960 Kenedi njoftoi kandidimin e tij per zgjedhjet presidenciale dhe se bashku me stafin e tij dhe vecanerisht me Sorensenin kryen nje nga fushatat presidenciale me te paharruara dhe me te suksesshme ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Sorensen punonte shume dhe nen nje presion te madh. Ishte mjaft rezultativ dhe ndersa Kenedi ishte duke lexuar njerin fjalim ai nderkohe i pergatiste fjalimin tjeter. Per Kenedin ai ishte nje burim i pashtershem idesh. Nuk ishte pra rastesi qe ai u shnderrua ne nje nga figurat me te famshme dhe me te fuqishme te stafit te afert te Presidentit amerikan deri ne diten e tij te fundit te punes dhe te jetes. Gjate gjithe presidences ka qene nje nga personat me profil me te vecante dhe me nje reputacion te padiskutueshem.

Pas vrasjes se Kenedit ne vitin 1963 Sorensen punoi si avokat i ceshtjeve nderkombetare dhe nder klientet e tij ishin shume njerez te shquar e shtetare nder te cilet edhe ish-presidenti egjiptian Sadat. Ai vazhdoi te ishte i perfshire ne politike duke iu bashkengjitur fushates zgjedhore te Bob Kenedit ne vitin 1968 dhe 4 vjet me pas pati edhe vete nje perpjekje te deshtuar per tu bere senator i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne vitin 1977 Presidenti i asaj kohe Jimmy Carter e emeroi Sorensenin drejtor te CIA-s por kritiket konservatore e hodhen poshte me shume zell kete emerim duke mos i dhene mbeshtetjen e tyre.

Sorensen ishte nje njeri shume i perkore nuk pinte as duhan dhe as alkool. Ishte pergjithesisht i shendetshem. Vetem ne vitin 2001 nje goditje ne zemer e la Sorensenin me sy te dobet dhe per kete arsye atij iu desh qe tia diktonte kujtimet e veta qe kishte nisur ti shkruante sekretares se tij. Libri i tij me kujtime Keshilltari u botua ne vitin 2008. Po ate vit Sorensen i doli per krah kandidatit demokrat per President Barak Obama duke bere paralele mes tij dhe Kenedit per sa u takon gjykimeve dhe vendimeve qe kishte marre si senator nder te cilat edhe kundershtia e hapur ndaj luftes ne Irak. Por nderkohe ne lidhje me fjalimet e Obames shprehu zhgenjim duke deklaruar se ato ishin shume te komplikuara per njerezit e thjeshte. Ted Sorensen ishte i martuar tri here dhe kishte kater femije.

Etiketa:

About njihvetveten

Simple me!

One response to “Ted (Theodor) Sorensen – shkruesi i fjalimeve te Xhon Kendit”

  1. DIDI says :

    Nje personalitet vertete i shkelqyer. Nuk esHte per tu habitur qe shkelqimi i njerezve te medhenj i atribuohet gjenive te profilit te ulet, te cilet e kane aq modesti sa ta quajne veten tekniciene.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: