Armet berthamore dhe kontrabanda e tyre


Kontrabanda me material bërthamor, ende problem

Rrjetin më të madh për zgjerimin e armëve atomike e zhvilloi i ashtuquajturi babai i bombës atomike pakistaneze, Abdul Q. Khan. Rrjeti furnizoi në vitet 90-të Iranin, Libinë dhe Korenë e Veriut dhe ndoshta edhe aktorë joshtetërorë me njohuri dhe material për pasurimin e uraniumit. “Në qarqet e ekspertëve deri sot nuk janë krejtësisht të sigurtë, nëse ky rrjet i gjerë i ka ndërprerë me të vërtetë të gjitha aktivitetet e tij”, thotë Oliver Thränert. Kësaj i shtohet edhe që Pakistani prodhon material të zbërthyeshëm për programin e tij të armëve bërthamore dhe ka porositur në Kinë të tjerë reaktorë, që janë të përshtatshëm edhe për prodhimin e plutoniumit për prodhimin e armëve. “Pakistani bashkëpunon me IAEA në sigurinë bërthamore në impiantet e sigurisë nukleare për përdorimin civil”, shpegon Thränert.

Rusia dhe SHBA paraprijnë

Rusia e ka mbyllur në prill 2010 reaktorin e saj të fundit, që prodhonte pluton. Por edhe në rastin e Rusisë ka ende dyshime, nëse gjatë trazirave të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik është vjedhur lëndë bërthamore. Ndoshta edhe shkencëtarë bërthamorë nga kohët e BE-së ia kanë shitur njohuritë e tyre aktorëve të tjerë shtetërorë, apo jo shtetërorë. Me SHBA është arritur ndërkohë një marrëveshje për shkatërrimin e 34 tonë plutoniumi, të përdorshëm për armatim. Ajo duhet të fillojë në vitin 2018. Marrëveshje të këtij lloji janë deri tani të pakta në botë. “Konferenca mund të miratojë vetëm plane veprimi, zbatimi është një akt sovran i secilit vend”, shpjegon eksperti i armatimit Thränert. Qeverinë gjermane do ta përfaqësojë në Seul ministri i Jashtëm Guido Westerwelle. Gjermania angazhohet për një politikë gjithëpërfshirëse parandaluese, për luftimin e vendosur të kërcënimeve nga terrorizmi bërthamor dhe parandalimin e kontrabandës bërthamore…Seuli ka gjasa të mos jetë konferenca e fundit për sigurinë bërthamore. Sepse megjithë konventat e shumta për mbrojtjen nga materiali bërthamor, deri tani nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare të vlefshme, që të aplikohet në mënyrë globale.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: