SHBA – KINE…te ngjashme dhe shume te ndryshme


Megjithëse Shtetet e Bashkuara mbesin ekonomia industriale më e madhe e planetit, Kina projektohet që t’ia zërë vendin rreth vitit 2015. Kina sigurisht që është prodhuesi më i madh dhe shpesh më konkurruesi në sektorë të tillë thelbësorë si çeliku, kantieristika detare dhe mallrat e konsumit të gjerë. Njëlloj, Kina po përhapet dhe po përmirësohet me shpejtësi në fushën automobilistike dhe në atë kimike. Këto kanë qenë sektorët thelbësorë të çdo ekonomie industriale të qëndrueshme dhe, si rregull, kanë qenë promotorët e fitimeve masive për eksportet. (Sëbashku me prodhimin e avionëve, këta sektorë u kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara që të fitojnë Luftën e Dytë Botërore dhe kanë shërbyer për një kohë të gjatë si themel i “American way of war”).

Superioriteti industrial i Kinës dhe fitimet nga eksportet që kjo sjell është përkthyer natyrisht në forcë financiare. Të arritura në 2 triliard, rezervat kineze në valutë të huaj – në pjesën më të madhe dollarë amerikanë – aktualisht i kalojnë ato të çdo vendi tjetër. Vitin e kaluar, qeveria kineze ka përdorur levën e dhënë nga 800 miliard dollarët e investuar në obligacione të Thesarit amerikan për të ushtruar presion ndaj këtij të fundit dhe ndaj Federal Reserve lidhur me masat e tyre ndikuese mbi vlerën e dollarit. Akoma më domethënës është fakti që, Kina e ka përdorur forcën financiare të saj për të implementuar programin stimulues ndaj ekonomisë me sukses më të madh midis atyre të miratuara deri më tani për të përballuar recensionin global. Në vitin 2009, mbështetësit më efikas të politikës fiskale të markës keynesiane kanë qenë kinezët.

Përgjigja e qeverisë kineze ndaj krizës aktuale ekonomike botërore është shumë e ngjashme me përgjigjen e dhënë nga Presidenti Franklin Roosevelt ndaj Depresionit të Madh. Ashtu si New Deal i Roosevelt, versioni kinez përqendrohet mbi një shpenzim publik të destinuar në shkallë të gjerë në projekte infrastrukturore kolosale si autostrada, hekurudha, ura, diga, elektrifikim rural, ndërtesa publike. Këto projekte infrastrukturore jo vetëm që garantojnë tregje të qëndrueshëm dhe punësim të vazhdueshëm për industritë bazë si çeliku, çimentoja, makinat e rënda dhe ndërtimi, por sjellin edhe një rritje të produktivitetit afatgjatë për ekonominë kombëtare.

Në kontrast si me Administratën Roosevelt të viteve Tridhjetë, ashtu dhe me qeverinë e sotme kineze, Administrata Obama po shpenzon pak në infrastruktura të reja. Pjesa më e madhe e programit stimulues të saj drejtohet kryesisht për të siguruar asetet ekzistues dhe përqindjen e papunësisë në sektorë të përzgjedhur të shërbimeve (dhe në kolegjet elektoralë të Partisë Demokratike), në veçanti në qeveritë shtetërore e lokale dhe në arsimin publik.

Ngjashmëritë midis përgjigjes amerikane ndaj Depresionit të Madh dhe masave të marra nga qeveria kineze kundrejt krizës aktuale recensive globale nuk janë të rastësishme. Si Shtetet e Bashkuara të asaj kohe, ashtu dhe Kina sot, posedojnë një strukturë industriale të gjerë që ka vuajtur papritmas për faj të nënpërdorimit dhe të teprisë së aftësisë prodhuese. Me një pjesë kaq të madhe të ekonomisë të destinuar për industrinë dhe me industrinë që merr një shtysë kaq të madhe nga politika, për qeveritë bëhet e natyrshme të theksohet rilançimi i industrisë dhe i manifakturës. Një program rilançimi i një ekonomie të kapur pas industrisë (pse jo dhe e influencuar nga industria) normalisht do ta vendosë theksin mbi shpenzimin qeveritar dhe mbi ndonjë formë politike fiskale keynesiane.

Etiketa: ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: