Sindroma e Stockholmit dhe Sindroma Lima


(Foto: Kreditbanken, Stockholm)

B. Komini

Ne psikologji, Sindroma e Stockholmit njihet si nje fenomen paradoksal psikologjik ne te cilin pengjet, fillojne dhe ushqejne simpati per pengmarresit, deri ne piken e mbrojtjes se tyre. Keto ndjenja jane irracionale ne kendveshtrimin e rrezikut qe kalon viktima. Arkivi i te dhenave kompjuterike te FBI mbi pengjet, tregon se 27 % e viktimave ne rastin e nje pengmarrje eshte e prekur nga Sindroma Stockholm.

Kjo sindrome e ka marre emrin nga pengmarrja e punonjesve te bankes Kreditbanken ne Norrmalmstrong (Stockholm). Punonjesit u mbajten penga nga data 23 gusht gjer ne daten 28 gusht te vitit 1973. Ne kete rast ata ndjene dashamiresi ndaj pengmarresve te tyre dhe i mbrojten ata gjate diteve qe po mbaheshin peng.

Termi “Sindroma e Stockholmit” e ka marre emrin nga kriminologu dhe psikiatri Nils Bejerot, i cili asistoi gjate operacionit policor te pengmarrjes. Ai e quajti kete sindrome me emrin e mesiperm gjate nje transmetimi televiziv dhe qe nga ajo kohe lidhja qe krijohet ndermjet viktimave dhe pengmarresve njihet me kete emertim. Me pas ishte psikiatri Frank Ochberg qe dha percaktimin me te sakte te kesaj sindrome dhe qe e lidhi ate me menaxhimin e situatave te pengmarrjeve.

Sindroma e Stockholmit mund te mos lidhet vetem me pengmarrjen, por ajo mund te lidhet edhe me raste kur nje person abuzon ndaj nje tjetri dhe i pari krijon afeksion dhe lidhje ndaj abuzuesit.

E kunderta e Sindromes se Stockholmit eshte Sindroma Lima, rast ne te cilin pengmarresi krijon simpati per viktimen. Kjo e ka marre emrin sipas rastit te ambasades japoneze ne Lima te Peruse ne 1996, ku pengmarresit pasi u futen ne ambasade, brenda disa oreve i liruan te gjithe pengjet, pasi kishin krijuar nje simpati per ta. Ne fund ata u dorezuan dhe vete.

Etiketa:

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: