MITT ROMNEY – PROFILI I NJE KANDIDATI PËR PRESIDENT


Tirana Observer

Bledar Komini

Zgjedhjet për President në Shtëpinë e Bardhë pothuajse janë afruar. Qartësisht janë përvijuar edhe linjat e dy kandidatëve që do të jenë përballë njëri-tjetrit. Njëri është Mitt Romney, republikan, dhe tjetri vijon të mbetet presidenti demokrat në detyrë Barak Obama. Kandidatët nga radhët e republikanëve ishin të shumë, ndër ta mund të përmend emrat e Herman Cain, Michelle Bachman, Rick Santorum, Rick Perry, Newt Gingrich, Ron Paul si dhe Sarah Palin, por vetëm Mitt Romeny arriti që tja dalë e të fitojë zemra e elektoratit të djathtë amerikan.
Jeta
Mitt Romeny ka lindur në 12 mars të vitit 1947. Ai njihet ndryshe edhe si Million-Dollar Mitt, për shkak të suksesit që ka patur në biznes dhe tregti (fillimisht si një CEO i suksesshëm). Djali i një ish-guvernatori të Michiganit, Mitt ndoqi studimet dhe u diplomua në Brigham Young në 1971 dhe më pas ndoqi studimet pasuniversitare në Harvard (MBA). Në 1984 ai krijoi firmën Bain Capital e cila sot menaxhon asete me vlerë prej 65 miliard dollarësh. Po ashtu ai ka shërbyer edhe si prift në komunitetin e kishës në vendlindjen e tij, rol të cilin e ka mbajtur gjer vonë. Ai kandidoi në 1994 në Massachusetts për një vend në senat dhe përballë kishte demokratin Ted Kennedy, por nuk ja arriti të fitonte. Më pas shërbeu si President i Komitetit Organizator të lojërave dimërore olimpike në Salt Lake në vitin 2002. Në vitin 2000 u zgjodh guvernator i shtetit Massachusetts, por nuk rikandidoi më në 2006-ën. Politikat e tij ndaj uljes së taksave dhe heqjes së atyre që frenojnë zhvillimin e tregtisë, bënë që të ardhurat gjatë mandatit të tij të rriteshin dhe deficiti të zvogëlohej me 1.5 miliard dollar. Edhe pse ai është shquar si një kundërshtar i reformës federale mbi shëndetësinë, gjatë mandatit të tij si guvernator ai pranoi ta firmoste ligjin mbi këtë reformë (për shtetin e Massachusetts), duke argumentuar se kjo reformë mund të jetë efikase vetëm në nivel shtetesh dhe jo federal.
Gara presidenciale
Romney u fut në garën për president brenda Partisë Republikane edhe në vitin 2008, por ai humbi përballë kandidatit John McCain. Vitet që pasuan ai u mundua të krijojë një elektorat të qëndrueshëm brenda partisë, duke mbajtur fjalime e duke shëtitur shtet më shtet, në mënyrë që në zgjedhjet e tanishme për president ai të kishte një avantazh cilësor dhe sasior mbi kandidatët e tjerë, gjë e cila u vu re në besimin që i fali atij elektorati i djathtët; si kandidat i vetëm përballë Obamës.
Premtimet
Mitt Romney ka premtuar reforma të thella si në shpenzimet qeveritare ashtu dhe në madhësinë që duhet të ketë qeveria përballë një krize ekonomike globale. Ka mbetur e njohur batuta e tij se nëse do të vinte në pushtet nuk do të shtronte pyetjen se çfarë do të shkurtonte, por pyetja do të ishte: Çfarë do të mbajmë?! Reformat që ai synon të kryej prekin të gjithë sektorët e jetës si, ekonomia, sigurimet, politika e jashtme dhe luftërat e mbetura hapur, angazhimi i SHBA në procesin e paqes, energjia, lufta ndaj drogës, emigracioni, liritë dhe të drejtat, edukimi, besimi etj. Si një republikan jo dhe aq liberal, Romney synon uljen e taksave për fuqizimin e ekonomisë. Ai i shikon disa taksa si një pengesë për zhvillimin e vendit në rang federal. Problemi më i madh sipas tij është arritja e një balancimi dhe ekulibri ekonomik brenda vendit, zvogëlimi i diferencave ekonomike ndërmjet shteteve si dhe zgjerimi i sektorit të investimeve private. Në vitin 2008 ai pat deklaruar se “Ulja e taksave është e vetmja mënyrë për zhvillimin e vendit”.
Politika e jashtme
Në politikën e jashtme Romney mendon se katër janë drejtimet e rëndësishme të këtij shekulli. Së pari është Rusia dhe impakti që ajo ka mbi energjinë; së dyti Kina me ekonominë e saj në rritje; së treti nihilizmi i Al-Kaedës dhe grupet e tjera terroriste dhe së fundi kapitalizmi perëndimor i cili po vuan pasoja e krizës aktuale ekonomike. Strategjia e SHBA-së sipas tij duhet të jetë ajo e afrimit të miqve, fuqizimit të marrëdhënieve me ata, minimizimit të ndikimit antiamerikan në rajone problematike si Lindja e Mesme apo ajo e Largët dhe lufta ndaj terrorizmit. Në të njëjtën kohë një vend të rëndësishëm në politikën e jashtme zë edhe vijueshmëria e modernizimit në rajonet e pazhvilluara. Në vitin 2007 në lidhje me terrorizmin ai deklaroi se: “Janë vetë myslimanët ata që duhet të luftojnë kundër terrorizmit dhe grupeve radikale brenda tyre”. Ndërsa përsa i përket rajonit të Amerikës Latine, ai mendon se izolimi ndaj Kubës duhet të vazhdojë dhe të mbështetet nga të gjithë aleatët e SHBA.
Lufta ndaj drogës
Në programin e tij një rol të madh zë edhe lufta ndaj drogës. Sipas tij SHBA po luajnë një rol të rëndësishëm në ndalimin e prodhimit dhe eksportimit të drogës në rang botëror, por rëndësi i duhet dhënë edhe programeve edukuese ndaj të rinjve, në tregimin e pasojave që ata mund të kenë ndaj përdorimit të saj. Një vend me rëndësi zë edhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm si dhe përmirësimit dhe reformës ligjore. Ai e shikon reformën ligjore si një reformë burokratike e cila nuk duhet parë nga numri i faqeve që ka ligji, por duhet parë në efektet që ajo ka dhe në prodhimin e rezultateve. E reja që ai ofron në reformën arsimore, si një reformë shumë e rëndësishme përkrah asaj mbi emigracionin, është se i duhet dhënë përparësi zhvillimit të arsimit dhe sidomos cyber-shkollave (ndjekjen e programeve dhe kurrikulave arsimore nëpërmjet internetit). Arsimimi i popullsisë amerikanë është një prioritet, përkundër shëndoshjes së kësaj popullsie në kilogramët e tepërt, ai e shikon shëndoshjen e mendjes mbi atë fizike.
Energjia
Kur vjen puna tek energjia dhe burimet energjetike, ai shfaqet si një përkrahës i të gjitha alternativave që do zgjidhin ngërçin e energjisë në vitet që do vijnë. Kështu ai është pro alternativës së energjisë së rinovueshme përkundrejt asaj të biokarbureve që vazhdon të përdoret në ditët e sotme. Vartësinë ndaj naftës ai e shikon si një problem, dhe zgjidhjen e këtij problemi si prioritet në mandatin e tij. Gjetja e alternativave të reja në lidhje me energjinë do të jetë një ndër prioritetet më thelbësore të mandatit, siç ka deklaruar ai nëse do të zgjidhet president. Gjetja e zgjidhjeve dhe alternativave të besueshme e afatgjata është një mënyrë e suksesshme për të zhdukur ndikimin e asaj që ai e ka quajtur “autoritarizmi i energjisë” dhe “ndërvartësia nga biokarburet”. Sipas tij lidhja ndërmjet SHBA dhe vendeve furnizuese si Iraku, Irani, Rusia e Venezuela duhet të shkëputet sa më parë, në mënyrë që SHBA të luajnë një rol më aktiv në përhapjen e demokracisë dhe lirive në të gjithë botën.
Një aspekt i rëndësishëm kur flitet për të si kandidat për president, është fakti se ai është një besimtar i thekur mormon. Në 1968 ai vizitoi Francën si misionar i kësaj kishe, ku gjatë ngarjes së makinës ai u përfshi në një aksident të rëndë. Sipas tij “Liria ka nevojë për besimin ashtu si dhe besimi ka nevojë për lirinë”.

Etiketa: , , , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: