Frank Abagnale, falsifikatori i filmit “Më kap nëse mundesh”


Frank+Abagnale+Jr+Catch+Can+Broadway+Rehearsal+r52Wsa EJHul 217x300 Mashtruesit më të mëdhenj të historisë

Frank William Abagnale e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Ai lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Më pas ai printoi vetë, pothuajse kopje perfekte të çeqeve. Ai mblodhi mbi 40 mijë dollarë, duke printuar numrin e llogarisë në një lastër boshe të depozitës bankare, dhe iu shtoi atyre tufën me lastra reale në bankë. Për një periudhë dyvjeçare, Abagnale u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë ai u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”.

Ai gjithashtu falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Sthetit të Lousianës.

Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe, ai kaloi mbi 2.5 milionë dollarë çeqe të falsifikuara në 26 vende. Paratë i shpenzonte për t’u shoqëruar me stjuardesa, për të darkuar në restorante të shtrenjta, për t’u veshur me rroba firmato dhe për t’u përgatitur për mashtrimin e radhës.

Filmi “Catch me if you can” “Më kap nëse mundesh” është bazuar në eksperiencën e tij. Abagnale, aktualisht drejton “Shoqërinë Abagnale”, një kompani këshillimore financiare ndaj mashtrimeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: