Mashtruesit më të mëdhenj të historisë


005204 05 023647 300x225 Mashtruesit më të mëdhenj të historisë

Adolf Burge

Njeriu, i cili falsifikoi ekuivalentin e tre miliardë sterlinash në një komplot nazist për të përmbysur ekonominë britanike gjatë Luftës II Botërore, ka qenë i ftuar nga Banka e Anglisë, për të inspektuar një prej kartëmonedhave që ka falsifikuar.

Adolf Burger, 91 vjeç, një hebre sllovak, i cili u detyrua të kryente falsifikime thuajse perfekte në një kamp përqendrimi, pasi e inspektoi nga afër bankënotën e pranoi se e kishte falsifikuar ai.

Adolf Burger, falsifikatori i parë i ftuar në një bankë, tha për gazetën britanike “The Times” se ai dhe të burgosurit e tjerë i kishin shënjuar bankënotat e falsifikuara në një mënyrë që shpresonin se do ishte e dallueshme për Bankën e Anglisë, por s’do vihej re nga nazistet

Burger ndihmoi për krijimin e 135 milionë stërlinash false, sot ekuivalente me tre miliardë sterlina. Agjentët gjermanë i futën në gjithë Evropën dhe kishte plane për të destabilizuar paundin.

Tipografi, gruaja e të cilit, Gisela u ekzekutua në dhomat e gazit në Birkenau, i mbijetoi Auzhvicit dhe Birkenaut përpara se të dërgohej në Sashenshausen për të falsifikuar. Aty bashkë me një grup të dënuarësh të tjerë ishin të detyruar të falsifikonin bankënotat.

Historia u adoptua për krijimin e filmit “The counterfeiters” dhe fitoi çmim “Oscar” si filmi më i mirë i huaj vitin e kaluar. Falsifikatorët dhe mashtruesit janë kthyer shpesh herë subjekt filmash, duke paraqitur skenare interesante.

 

 

 

 

 

 

 

 

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: