Fotografi i “padukshem” Bence Mate


Fotografi hungarez Bence Mate, sjell këto pamje fantastike, të hardhucës që duket sikur ecën mbi ujë. Bence Mate është quajtur jo më kot fotografi i padukshëm i jetës së egër, vetё fotografitë e tij e tregojnë arsyen pse! Albumi i Z. Mate përfshin të paktën dy foto të një hardhuce basilisk me dy kreshta duke vrapuar në ujë, pelikanë dalmatë më sqepat e mëdhenj të hapur në harmoni duke të dhënë përshtypjen e një kori duke kënduar, zogj të tjerë të mëdhenj në vaktin e tyre me peshk dhe të tjera situata si këto. Bence Mate është 27 vjeç dhe shpenzon muaj të tërë duke pritur rastin perfekt, i fshehur në vende që ai vetë i ka ndërtuar dhe mbuluar në mënyrë të atillë që të përshtaten me ambjentin. Në vendet e fshehta është përdorur xham i njëfishtë, në mënyrë që vetëm fotografi të shohë nga brenda. Ky është sekreti që i mundëson të afrohet kaq pranë gjallesave pa i trembur. Fotografi, i cili është i specializuar në shkrepje të zogjve në veprim, thotë se suksesi i punëve të tij i kushtohet planifikimit të mirë të punës dhe durimit të tepërt.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: