Gjuhët më të folura në botë!


Në rast se do isha në një orë mësimi e ju parashtroja pyetjen se cilat gjuhë janë më të folura në botë (?), jam i sigurtë se të gjithë do më përgjigjeshit njëlloj, me Anglishten e cila do figuronte e para në listë. Për fat të mirë apo të keq, ju do ta gjykoni këtë, gjërat kanë ndryshuar dhe Anglishtja është spostuar goxha… poshtë.

Gjermanisht (118. 000 000): Gjermanishtja flitet në Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Luksemburg, por edhe në shumë minoritete të tjera Gjermane në vendet fqinje.

Japonisht (123. 000 000): Shumica e folësve janë banorë të Japonisë. Megjithatë ka shumë Japonezë në Korenë e Jugut, SHBA dhe në Australi. Është gjithashtu gjuhë zyrtare në ishujt PALAU.

Portugalisht (220. 000 000): Edhe pse vend i vogël, Portugalia ka një gjuhë shumë të përhapur për shkak të së kaluarës koloniale. Bengali (250. 000 000): Përdoret kryesisht në Baglandesh por edhe në disa zona të caktuara të Indisë.

Rusisht (250. 000 000): Rusishtja është gjuhë zyrtare jo vetëm në Rusi por edhe në shumë republika të ish Bashkimit Sovjetik. Një numër i madh Rusësh jeton në Ukrainë, Kazakistan dhe Bjellorusi.

Arabisht (440. 000 000): Me variacione të ndryshme përdoret në të gjitha vendet e Gadishullit Arabik, dhe në shumë vende të Maghreb (Afrikën e Veriut). Është gjuhë zyrtare në 26 vende, përfshirë dhe Izraelin.

Anglisht (450. 000 000): Ajo është gjuhë zyrtare në të gjitha vendet e Komonuelthit Britanik dhe më e folura në planet, nëse llogarisim edhe ata që e përdorin si gjuhë të dytë.

Hinti-Urdu (490. 000 000): Edhe pse India ka një popullsi prej mbi një milard, prania e shumë dialekteve, e ka çuar gjysmën e popullsisë në mospërdorimin e gjuhës zyrtare. Po ashtu ndodh edhe në Pakistan. Hinti është gjuhë zyrtare në Indi, ndërsa Urdu gjuhë zyrtare në Pakistan. Janë shumë të ngjashme midis tyre, aq sa kategorizohen në një të tillë.

Spanjisht (500. 000 000): Në shumë vende të Amerikës Jugore dhe Qendrore ajo është gjuhë zyrtare. Akoma dhe në Amerikë, pjesa dërrmuese e popullsisë flet spanjisht.

Kinezçe (1. 025. 000 000): Më konkretisht, dialekti mandarin (referohet si kinezçe e përdorur nga jo kinezë-folësit), ndërkohë që në Kinë ka shumë dialekte si për shembull ai Kantonez.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: